
Dr. Armida Hida
Dr. Armida është diplomuar në “Mjekësi dhe Kirurgji” pranë Universitetit “Tor Vergata” në Romë, ku ka mbrojtur dhe licensën për ushtrimin e profesionit. Më pas është specializuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, në Reumatologji dhe Imunologji. Me një eksperiencë disa vjecare në fushën e mësimdhënies iu është bashkuar stafit pedagogjik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit Europian të Tiranës në Mars të 2023.
Aktualisht ushtron profesionin e mjekes dhe konsulentes për trajtimin e semundjeve reumatizmale. Dr Hida ka ndjekur disa trajnime brënda e jashte vendit mbi reumatologjine dhe imunologjine, si dhe trajtimet inovatore të këtyre patologjive.
Dr. Hida është anëtare e bordit drejtues të Federatës së Mjekëve në Europë dhe ka marrë pjesë në disa konferenca mjekesore brënda dhe jashtë vendit.