Jeta dhe puna pas Covid-19: Dilema e një të ardhme të ndritshme

Arlinda Ymeraj
Përgjegjëse e Departamentit të Marketingut dhe Menaxhimit UET

Të gjithë qytetarët dhe profesionstët, pavarësisht nga tematika e bisedës ngulmojnë në mendimin që gjithshka do të jetë ndryshe pas COVID-19. Unë nuk e përjashtoj vehten, por dëshiroj të ndaloj tek ato që do ti quaja ndryshimet pozitive.

Së pari, në planin njerëzor: Kjo eksperiencë na tregoi që jeta mund të përfundojë shumë shpejt, brenda disa orësh, edhe nëse ke gëzuar gjithmonë shëndet të plotë. Sigurisht që këtë gjë të gjithë e dinim, por asnjëherë, në vrapin e përditshëm nuk e mendojmë fundin pranë. Gjatë këtyre javëve, duke dëgjuar kaq shifra dramatike dhe histori po aq dramatike, është e natyrshme pyetja: kaq afër është fundi? Me ndjenjë keqardhje njeriu mendon se shumë gjëra do të kishte dashur që ti bënte ndryshe. Në këtë kontekst, më shumë hapësirë për ndjenja njerëzore, dashuri, miqësi, butësi, ngrohtësi, gadishmëri për të ndihmuar, për të ndarë, për të dhënë dhe marrë dashuri, për të frymëzuar paqe e qetësi. Dëshiroj dhe shpresoj shumë që njerëzit të bëhen më të mirë. Por. nga ana tjetër, jam e ndërgjegjshme që njerëzit nuk mund të bëhen më të mirë nëse shoqëria nuk është më e mirë me ta, pra nëse ata nuk kanë mundësi të barabarta për të jetuar të përfshirë në ambientin social.
Aspekti i dytë, aspekti ekonomik. Shpresoj shumë që ide për sipërmarrje të reja do të lindin, seps ekjo periudhë tregoi se teknologjia tashmë ofron çdo mundësi, është një mbështetje, instrument tejet i dobishëm për të realizaur çdo ide. Në këtë linjë, do të dëshiroja që të intensifikonim bisedat, programet, diskutimet mbi sipërmarrjen dhe realizimin e saj, duke treguar edhe mundësi praktike të investimit të tyre, dhe pse jo, edhe të përdorimit të fuqisë dhe emrit tonë për të financuar idetë e sukseshme të sipërmarrjes. Së treti, gjykoj që kjo eksperiencë dhe mënyra se si u përball shoqëria shqiptare me të, tregoi se fatkeqësisht ne jemi ende larg kuptimit të përgjegjësisë individuale si komponent i përgjegjësisë shoqërore. Shoqërinë tonë ende e udhëheq “frika” dhe jo “disiplina e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme”.Për rrjedhojë, gjykoj që edhe këtu, si isntitucion akademik kemi shumë për të kontribuar drejt edukimit cilësor të të rinjve, jo vetëm në aspektin profesional por edhe social, pavarësisht nga programi. Së katërti, shpresoj shumë që qeveritë e të gjitha vendeve të botës, të kuptojnë që financimet e tyre duhet të drejtohen në mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe natyrës, shëndetit publik, arsim dhe zhvillim cilësor, inovacion dhe teknologji.
COVID-19: Roli i HR në krijimin e biznesit të së ardhmes
Gjykoj që HR do të përballet me mundësi të reja sepse profesione të reja do të lindnin, të cilat do të kërkojnë patjetër cilësi të reja, ndër të cilat inisiativa krijuese, fryma kolektive, përgjegjësia sociale dhe menaxhimi virtual i projekteve, do të ridimensionohen
COVID-19: Mundësia për të hapur dhe zhvilluar zona të reja
Duke u nisur nga pika e katërt e trajtuar tek pyetja e parë, mendoj se: Zhvillimi i bujqësisë dhe burimeve natyrore në kuadrin e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit, Menaxhimi i sipërmarrjes dhe projekteve virtualisht, Zhvillimi i integruar i turizmit si edhe Shëndeti publik, mund të jenë disa drejtime të reja ose drejtime që edhe pse mund të ekzistojnë, duhet dhe mund të ridimensionohen.