• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Leksion i hapur me psikologët në UET/ Majlinda Keta: Ju nuk jeni shtojcë, jeni pjesë e udhëheqësisë së shkollave

  • Date 25 Janar, 2024

Njëzet vite më parë nisi si projekt, por si ka ndryshuar roli dhe shërbimi psikologjik në shkolla ndër vite? Prof.asoc.dr. Majlinda Keta dhe dr. Gerti Janaqi, në bashkëpunim me Presidenten e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska dhe Universitetin Europian të Tiranës zhvilluan një leksion të hapur me studentë e psikologë

“Ju nuk jeni shtojcë e drejtorëve, as mësuesi i radhës. Ju jeni për të dhënë shërbimin psikologjik në cilësinë më të mirë”. Me mesazhe të forta e të drejtpërdrejta ishte fjala e profesores Majlinda Keta në ambientet e UET, ku u zhvillua një leksion i hapur për shërbimin psiko-social në shkolla.

Me të pranishëm studentë në prag diplomimi, psikologë të shkollave të ndryshme dhe drejtues të universitetit, Keta, e cila në 2004 mbante postin e drejtueses së DAR, zbuloi fillesat e futjes së shërbimit psiko-social në shkolla, si një projekt pilot, atëherë me vetëm 28 punonjës që iu duhej të mbulonin 96 mijë nxënës. “Pilotimet janë mënyra më e mirë për t’u futur në politikat arsimore”, tha ajo, teksa vuri në pah se 20 vite më parë kishin vizionin dhe frymën, gjë që nuk e vëren aq sa duhet sot.

Teksa shpërfaqi problematikat nëpër shkolla, duke përmendur edhe rezultatet e fundit të PISA-s, iu kërkoi psikologëve që të qartësojnë dhe zbatojnë rolin e tyre, si një shërbim i konceptuar për të ndikuar drejtpërsëdrejti në mirëqenien e fëmijës, por edhe të komunitetit të mësuesëve dhe prindërve.

“Ju jeni për të dhënë shërbimin psikologjik, për cilësinë më të mirë të mundshme të masës humane”, theksoi ajo, duke iu kërkuar që të jenë të pranishëm te nxënësit, të jenë vizionarë, të institucionalizojnë dhe arshivojnë punën e tyre, si dhe të mos marrin detyra që nuk janë kuadrin e tyre profesional. “Kur skllavërohet një profesionist, nuk është faji i atyre që e skllavërojnë, është faji i atyre që e pranojnë”.

“Ju fushat e lojës i keni shumë të ndara me njëri-tjetrin. Në këto lloj zhvillimesh, do të mbani atë lloj të kushteutës së cilësisë së arsimit që iu duhet, por me ambicie tuajat: E para duhet të qartësoni se ju jeni pjesë e udhëheqësisë shkollore, e filozofisë me të cilën drejtohet shkolla. Ju nuk jeni as asistentë drjtorësh, as shtojcë drejtorësh”, shtoi më tej.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe drejtuesi i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në UET, Tomi Treska, duke u ndalur jo vetëm te prezenca e psikologëve, por edhe të punonjësve socialë, të cilët i këshilloi që të punojnë në grup dhe të bëjnë një lidhje shumë të fortë mes shërbimit që ata ofrojnë dhe misionit që ka institucioni shkollë.

“Brenda shkollës ju jeni nukël. Ka shumë mësues, por ka vetëm një punonjës social dhe një psikolog. A mund ta përdorni veten si nukël, për të krijuar atë punën në grup që është e nevojshme, në shërbim të të gjithëve?”, ishte pyetja e Treskës.

Në rolin e një didakti, ai iu kërkoi që të qëndrojnë sa më afër mësimit në bazë të kompetencave, për një vlerësim më të mirë vleror. “Ju jeni ata që mund të masni më mirë sesa mësuesit, qëndrimet dhe vlerat e nxënësve. Ju jeni ata që mund të trajnoni mësuesit sesi ta bëjnë mësimin të depërtojë në qëndrime dhe vlera”.

Këshilla e fundit e profesorit ishte që këta profesionistë të ndjekin trendet e globalizmit, që tani janë kthyer në domosdoshmëri. Sipas tij, tre janë sfidat e radhës: Neuroshkenca, neuroedukimi (ku bashkohen me mësuesit) dhe inteligjenca artificiale. “Ju keni mundësinë, aftësinë, kualifikimin, që këto tre fjalë kyçe t’i përçoni në shkollat tuaja dhe të ndihmoni edhe mësuesit edhe prindërit që të përballojnë sfidat e reja.”

Drejtori i Agjencisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Gerti Janaqi vuri në pah ndryshimet që ka pësuar shërbimi psiko-social, me shtimin e pranisë e tyre në çdo shkollë, pasurimin e kuadrit ligjor, por edhe zgjerimin me një komponent të ri, atë të oficerit të sigurisë, si një element për të lehtësuar shërbimin psiko-social. Ai theksoi se sfidat mbeten të shumta, nga ato gjeografike, te ato sociale e demografike.

“Sot shërbimi psiko-social numëron rreth 800 punonjës, në një raport 45% punonjës socialë me 50% psikologë. Në kushtet e shpërndarjes gjeografike, është një raport i drejtë dhe i mirë. Qeveria e parashikon në projetk-buxhetet afatmesme dhe afatshkurtra rritjen e numrit të tyre dhe ky është një lajm i mirë”, theksoi Janaqi.

 

Ai shtoi më tej se ka pasur një mungesë të harmonizimit të dokumentacionit të psikologut dhe shërbimit social, ndërsa periudha e tërmetit dhe më pas e pandemisë i dha një tronditje shërbimit të cilin e gjeti të papërgatitur.

Pavarësisht se kabinetetet e shërbimit psiko-social janë të shtrira në të gjitha shkollat, Janaqi tha se në 50% të tyre janë funksionale. “Kjo është një e vërtetë që duhet ta themi. Kur flas për infrastrukturë, kam parasysh jo vetëm një zyrë më pajisje e protokollin e punës, por i referohemi një standardi, që duhet të shkojë përtej, me paketa testesh, dixhitale e të uniformizuara”.

Nga ana e saj, Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, falenderoi UET për bashkëpunimin e shkëlqyer siç e cilësoi, duke lajmëruar realizimin së shpejti të një konference. “Do të ndërmarrim një sipërmarrje shumë të madhe”, u shpreh Treska, pa zbuluar më tepër detaje.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET hap thirrjen për pedagogë në Menaxhim Biznesi dhe Administrim Biznesi
25 Janar, 2024

Next post

Promovohet revista Economicus 22/ Bëhu dixhital ose vdis, një kambanë alarmi për bizneset shqiptare
3 Shkurt, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET