Haradinaj i jep presidentit të UET, Adrian Civici medaljen e Skënderbeut: Për kontribut të çmuar në të mirën e kombit
Haradinaj i jep presidentit të UET, Adrian Civici medaljen e Skënderbeut: Për kontribut të çmuar në të mirën e kombit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ftuar nderi në Forumet UET. Para pak ditësh ai priti në zyrën e tij rektorin e larguar tashmë të UET, Tonin Gjuraj, të cilit i konfirmoi se do vinte në Tiranë për të marrë pjesë në forumet e Universitetit Europian të Tiranës.
Teksa në Prishtinë diskutuan për çështjen e një tregu të përbashkët dhe konkurrues të arsimit të lartë, në Tiranë Haradinaj tha se do e shihte me përparësi problemin e të diplomuarve me doktoratura të UET në Kosovë.
Ai tha se i dukej e pakuptimtë që të diplomuarit nga Kosova kanë probleme në vendin e tyre, ndërkohë që UET është akredituar dhe ka marrë njohje ndërkombëtare.
Haradinaj tha se i shpreh mirënjohje Universitetit Europian të Tiranës pasi e ka mbështetur në kohë të vështirë.
Këtu ai përmendi edhe botimin e librit të Michael O‘Reilly “Haga e Ramush Haradinajt’ nga UET-Press.
Në fund, Haradinaj dekoroi presidentin e UET, Adrian Civici me medaljen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”.
Medalja iu dha Civicit me motivacionin: “Duke qenë i afërt me angazhimin tuaj të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit, si kontribut i çmuar në të mirën e përgjithshme të kombit tonë, kam nderin që si kryeministër i Republikës së Kosovës, t’ju dhuroj: Medaljen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”.
“Ju uroj fat dhe suksese në jetën tuaj personale dhe profesionale dhe shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim në të ardhmen”.