Foto/ Radhë në stendën e UET PRESS, Grida Duma rrethohet nga lexuesit
Një mori e madhe lexuesish ka “pushtuar” të enjten pasdite stendën e Shtëpisë Botuese UET PRESS në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 22-të të Panairit të Librit.
Një interes i madh nga lexuesit e rinj i është dhënë autores dhe politikanes Grida Duma, e cila për disa minuta ndau me ta disa përshtypje rreth librit dhe politikës.
Libri “Koha për politikë” është një thellim i dymbëdhjetë eseve që ajo ka botuar gjashtë vite më parë.
Në këtë libër, i cili është edhe një botim Shtëpisë Botuese UET PRESS, autorja paraqet sugjerimet e saj për perspektiven liberale europiaqniste të Shqipërisë dhe rendit për këtë qëllim disa nga hapat më të domosdoshme.
Shtëpia Botuese UET PRESS vjen në këtë edicion me një sërë titujsh të rinj e autorë nga më bashkëkohorët. Rreth 50 tituj librash të rinj botimet UET PRESS kanë sjellë për lexuesin këtë vit, e në panair prezantohet më 10 tituj të rinj.
Për Drejtoren e UET PRESS Alda Bardhyli, puna përgatitore për Panairin nis muaj më parë, dhe stenda e UET PRESS është më e pasura përsa i përket botimeve historike, publicistike apo letërsisë.
Kolana Leteratura një kolanë kushtuar librit dhe letërsisë shqipe, pasurohet gjatë ditëve të panairit me tre romane të rinj. ”Anjeza nuk u zgjua” nga Preç Zogaj, “Lamtumirë baba” me autor Mustafa Nanon, “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” me autor Rudolf Markun. Janë tre autorë që përfaqësojnë një frymë të re në prozën bashkëkohore shqipe, përmes rrëfimeve që prekin tema të ndjeshme të kohës.
Ndër librat e rinj në stendën e UET PRESS është “Tirana e nonës” me autor Blendi Fevziun, “Si e kam njohur” me autor Mustafa Nanon, “Kohë për politikë”, nga Grida Duma, “Për vete” me autor Iva Ticon,”Ndikuesit” me autor Belina Budinin, “Letërsia e turpit” me autor Alda Bardhylin.
Por UET PRESS ka në stendën e saj autorët më të mirë jo vetëm në letërsinë shqipe por dhe në gjininë e publicistikës, historisë, apo biografive politike. Një ndër librat më të shitur të kësaj vere dhe që u shoqërua me një debat në opinionin ishte dhe “Blloku” me autor Isuf Kalon.