• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

revista shkencore

ECONOMICUS 24-1/ Qëndrueshmëria dhe praktikat e gjelbra në biznesin shqiptar, kërkime dhe modele suksesi

  • Date 15 Shtator, 2025

Numri i ri i revistës shkencore “Economicus 24-1”, publikuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës, iu dedikua një çështjeje me ndjeshmëri dhe rëndësi sa lokale aq edhe globale: Qëndrueshmëria dhe praktikat e gjelbra në biznes.

Koncepti “zhvillim i qëndrueshëm” është definuar afro para katër dekadash në “Raportin Brundtland”. I publikuar nga Komisioni Botëror për Mjedisin dhe Zhvillimin (WCED) në 1987, aty thuhet se “qëndrueshmëria është përmbushja e nevojave të së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre”. Ky koncept është i lidhur ngushtësisht me tre elementë thelbësorë, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, prej edhe nga kanë marrë shtysë futja e praktikave të gjelbra që synojnë minimizimin e ndikimeve të dëmshme në mjedis.

Por sa i njohur është biznesi shqiptar me praktika të tilla, të cilat kontribuojnë në një zhvillim afatgjatë të vendit dhe shoqërisë? Pedagogët dhe kërkuesit shkencorë përpiqen përmes hulumtimeve të tyre, anketimeve nga terreni, konsultimit me ekspertë, botuar në “Economicus 24-1” nën tematikën “Qëndrueshmëria dhe praktikat e gjelbra në vendet në zhillim”, të hedhin dritë mbi zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, nga bujqësia, te industria, turizmi etj.

Gjatë promovimit të revistës, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. dr. Mateo Spaho theksoi se “ky botim synon të eksplorojë nxitësit, pengesat dhe rezultatet e praktikave të biznesit të gjelbër, me fokus në identifikimin e praktikave më të mira, inovacioneve të shkallëzueshme dhe instrumenteve efektive të politikave.”

Një model suksesi që tashmë operon prej vitesh në terrenin shqiptar u prezantua nga sipërmarrësi Alban Zusi, themelues i “AZ- Group. I diplomuar për Inxhinieri Elektrike, ai ka një karrierë të gjatë që prek disa sektorë, përmes punës së tij në administratën publike, më tej si ekspert i cilësisë së standardeve dhe tashmë si sipërmarrës në përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Gjatë ndarjes së eksperiencës me pedagogët dhe studentët, Zusi tregoi se fillimisht e nisi këtë sipërmarrje nënprodukte shtazore të marra nga jashtë, të cilat përpunoheshin dhe ktheheshin në ushqim për kafshët. Përmes trajnimeve, pjesëmarrjes në panaire të ndryshme botërore, u vetëdijesua më shumë për përdorimin e lëndës së parë brenda vendit, si dhe i lindi vizioni që të prekë disa faza dhe procese të reja të përpunimit të nënprodukteve shtazore.

Ato morën jetë kur i biri, Enio Zusi, u kthye në Shqipëri në 2016, pas studimeve në Gjermani. Ai ndoqi rrugëtimin e të atit dhe zgjeroi më tej aktivitetin, për të arritur sot në kryerjen e proceseve të përpunimit që bëhen nga 3 apo katër kompani në Europë.

“Nga 2017 deri në 2022 ne hapëm fabrika të reja që merren me  përpunimin e këtyre nënprodukteve shtazore, që për arsye tregtare apo estetike, nuk shkojnë për konsum human, por prodhohen proteina dhe yndyra shtazore. Ato që hidheshin në lumenj e landfille ne i sjellim si produkte sterile dhe funksionale, siç është eparina”, theksoi Enio Zusi. Gjithashtu, ai theksoi se kjo ndërmarrje nisi për të shpëtuar mjedisin nga ky burim i ndotjes, përmes grumbullimit dhe përpunimit, por tashmë ka projekte ambicioze dhe dëshiron të specializohet më tepër në prodhimin e molekulave, biostimulantët etj.

Promovimi i “Economicus 24-1” vijoi me prezantimin e dy prej punimeve të revistës. Studiuesi dokt. Roland Bejko solli gjetjet e një anketimi të kryer në bashkëpunim me dr. Zhaklina Dhamo mbi efikasitetin dhe llogaridhënien në pushtetin lokal pas reformës territoriale në Shqipëri. Punimi i radhës u prezantua nga doktorantja Mishela Rapo, realizuar në bashkëpunim me dr. Besjon Zenelaj, me fokus në ndikimin e turizmit si katalizator në zhvillimin ekonomik në Shqpëri.

Në këtë botim dr. Irisi Beleraj sjell kërkimin me temë “Vlerësimi i lidhjes midis rritjes së PBB-së bujqësore dhe punësimit në Shqipëri”. Përveç editorialit, prof. asoc. dr. Mateo Spaho trajton në një punim kontributin e sektorit industrial në rritjen ekonomike të vendit. “Vendimmarrja e financave dhe investimeve të sjelljes: Një analizë shumëplanëshe e paragjykimeve njohëse, perceptimit të rrezikut dhe dinamikës së tregut”, është një tjetër hulumtim i kryer nga Mateo Paradiso. Revista mbyllet me një raport kërkimor të realizuar nga Julian Stepa dhe që vjen nën titullin: “Tregtia e jashtme dhe integrimi në Bashkimin Evropian: Vlerësimi ex-post i efekteve të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET Talent 2025, jepen 11 bursa për maturantët dhe studentët më të talentuar në fushën e arteve
15 Shtator, 2025

You may also like

HHA_0179
UET Talent 2025, jepen 11 bursa për maturantët dhe studentët më të talentuar në fushën e arteve
10 Shtator, 2025
dssh junior 2025 poster
UET fton studentët dhe kërkuesit e rinj në konferencën shkencore DSSH Junior 2025
25 Gusht, 2025
Regjistrimet
Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të parë për programet e studimit Bachelor 2025 – 2026
21 Gusht, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë