• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]“Dita e Mjekësisë” UET 2019[:]

  • Date 12 Qershor, 2019

[:en]

“Dita e Mjekësisë” UET 2019

Panairi i parë i Punës i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, “mjeti” më i mirë për orientimin e karrierës

“Dita e Mjekësisë” në UET u karakterizua nga një shumëllojshmëri aktivitetesh, duke filluar nga Panairi i Punës, promovimi i librit “Në labirintet e Reformës Shëndetësore”, te zhvillimi i një workshop-i mbi çfarë i bën tërheqëse shkencat mjekësore teknike, takimi me Bordin e Tregut të Punës, si dhe forumi mbi sfidat, me të cilat përballen burimet njerëzore sot në sektorin e mjekësisë.

Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar “Ditën e Mjekësisë”, e cila vjen si pjesë e “Javës së Hapur” në UET, që i dedikohej Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ky fakultet është themeluar vitin e kaluar dhe tashmë studentët mund të zgjedhin prej programeve Infermieri, Fizioterapi dhe Imazheri që ai ofron në ciklin Bachelor dhe Master. Gjatë “Ditës së Mjekësisë” janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, duke filluar që nga Panairi i Punës, promovimi i librit “Në labirintet e Reformës Shëndetësore”, te zhvillimi i një workshop-i mbi çfarë i bën tërheqëse shkencat mjekësore teknike, takimi me Bordin e Tregut të Punës, si dhe forumi mbi sfidat me të cilat përballen burimet njerëzore sot në sektorin e mjekësisë. Komunikimi dhe bashkëpunimi mes botës së biznesit dhe UET nuk qëndron vetëm në zhvillimin e këtij Panairi Pune, i cili shtrihet përtej edhe në marrëveshje me disa nga spitalet më cilësore në vend dhe institucione të tjera të shëndetësisë, ku studentët do të mund të realizojnë praktikat profesionale.

Studentët e Shkencave Mjekësore Teknike në UET krijojnë kontaktet e para me tregun e punës

Ky ishte Panairi i parë i Punës, për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në të cilin ishin të pranishme kompani të ndryshme të shërbimit shëndetësor, spitale, qendra trajnimi, klinika fizioterapie etj., të cilat kanë prezantuar ofertat e tyre për studentët, si për punësim ashtu edhe për internship. Studentët kanë mundur të njihen me kërkesat e tyre, si dhe tendencat që ekzistojnë sot për punësim, duke testuar veten paraprakisht në dhënien e intervistave të para dhe dorëzimin e CV-ve.
“Kam kënaqësinë që në emër të Universitetit Europian të Tiranës, t’ju uroj mirëseardhjen në këtë ditë të hapur kushtuar Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, e cila vjen në vijim të katër javëve të hapura të zhvilluara nga katër fakultetet e tjera të UET. Dita e fundit e ditëve të hapura, por jo më pak e rëndësishme, pasi i dedikohet një fakulteti të ri, i cili po rritet pak nga pak”, është shprehur zv. Rektorja për Çështjet Akademike në UET, Prof. Dr. Drita Kruja.

Ndërkohë që Prof. Dr. Isuf Kalo, anëtar i Bordit të Besimit në UET, ka theksuar rëndësinë që ka ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha mes universitetit dhe tregut të punës.

“Kjo iniciativë është e re, si çdo gjë që është e re në këtë Fakultet. Kur them e re, e kam fjalën për ngjarjen, jo vizionin dhe filozofinë. Zakonisht një universitet përgjegjësinë e ka brenda mureve të tij, me kurrikulën, programet, tekstet e kështu me radhë por këtë herë bëhet fjalë për të shkuar përtej mureve, jo thjesht për të dhënë një diplomë të mirë, jo thjesht një karton, por për të dhënë një “mjet” të dobishëm qoftë për ju si studentë, qoftë për shoqërinë, atje ku ju do të shkoni të punoni. Pra kontakti me tregun e punës është një risi, sepse kjo diplomë merr vlerë pikërisht kur iu vlen ju dhe gjithë shoqërisë”, ka thënë Kalo në fjalën e tij. Ndërkohë ka shtuar se sidomos në lidhje me infermierinë, fizioterapinë dhe imazherinë, sot ka një sërë hapësirash të reja, sepse në këtë Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, ka disa opsione që në një të nesërme të lejojnë të mbulosh edhe profile të tjera.

“Nuk përbën habi që një ditë të shohim një infermier në krye të një spitali, një sektori në Ministrinë e Shëndetësisë, sepse diploma që ju merrni sot, ua jep këtë mundësi. Ne synojmë të krijojmë atë që quhet infermieristikë në kuptimin e infermierisë si një profesion i lirë, i pavarur dhe jo thjesht ndihmës i mjekut. Panairi i sotshëm, do t’ju mundësojë të kontaktoni me kompanitë që ofrojnë këto mundësi, për të kuptuar çfarë ndodh me to dhe cilat janë opsionet”, ka përfunduar fjalën e tij profesor Isuf Kalo, dekan themelues i këtij Fakulteti, tashmë anëtar i Bordit të Besimit UET.

Gjithashtu për të përshëndetur këtë Panair Pune ishin të ftuar edhe znj. Rudina Nergjoni, Drejtore e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, si dhe znj. Blerina Duka, Presidente e Urdhrit të Infermierit. Znj. Nergjoni ka inkurajuar studentët e UET, në veçanti ata të programit Infermieri, që të aplikojnë në portalin e Infermierëve.

“Unë dua t’ju them të filloni të aplikoni në portalin e infermierëve, sepse në mënyrë transparente, në sistemin tonë shëndetësor, si në atë publik, por edhe në atë privat, ju do të keni një pozicion pune”, ka thënë ajo. Ndërkohë që Presidentja e Urdhrit të Infermierisë, znj. Duka, u shpreh se roli i infermierit po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe, në një karakter universal dhe udhëheqës.

“Infermieria tani do të kalojë në një rol universal, dhe kur flasim për këtë, do të kalojmë në rolin udhëheqës të infermierit. Numri i infermierëve është disi më i lartë se numri i mjekëve, i fizioterapistëve apo profesionistëve të tjerë mjekësorë, duke parë dhe që infermierët mbulojnë komponentë të ndryshëm të shëndetit, ata mund të jenë patjetër drejtues të institucioneve të ndryshme në sistemin shëndetësor”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që për të diskutuar mbi ato çfarë tregu i punës kërkon për të diplomuarit në shkencat mjekësore teknike, është zhvilluar takimi me Bordin e Tregut të Punës, i cili përbëhet nga profesionistë të fushës që kanë shkëmbyer me eksperiencat dhe mendimet me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe studentët. “Dita e Mjekësisë” u përmbyll me një forum, ku u diskutua mbi sfidat e shumta që paraqet sektori i shëndetësisë sot në vend.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Festivali letrar i Razmës, një akt rigjallërimi për krijimtarinë letrare[:]
12 Qershor, 2019

Next post

[:en]Sa empatikë janë shqiptarët, studentët e UET bëjnë eksperimentin[:]
12 Qershor, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET