• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]“Dita e Biznesit” në UET[:]

  • Date 17 Maj, 2019

[:en]

“Dita e Biznesit” në UET

Sipërmarrjet gjejnë financierët dhe menaxherët e tyre në UET

Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit ka sjellë për studentët e tij “Ditën e Biznesit” në UET, me një sërë aktivitetesh të tilla si Panairi i Punës, Bordi i Tregut të Punës, “Profil Biznesi”, si dhe Forume të Burimeve Njerëzore.

Dita e Biznesit në UET, e organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, është karakterizuar nga një sërë aktivitetesh, duke krijuar një atmosferë dinamike që ka nisur me Panairin e Punës, ka vijuar me seksionin “profil biznesi”, për të shkëmbyer më tej ide dhe zhvilluar diskutime në takimin e Bordit të Tregut të Punës, dhe për të përfunduar me një komunikim dhe bashkëbisedim mes drejtuesve të burimeve njerëzore në disa prej kompanive më të mëdha në vend dhe studentëve e pedagogëve. Kjo ditë ishte e fokusuar tërësish në krijimin e urave të bashkëpunimit mes botës së biznesit, universitetit dhe studentëve, ku përfituesit më të mëdhenj ishin këta të fundit.

Dinamika e “Ditës së Biznesit” në UET

Në këtë dekadë të dytë, Universiteti Europian i Tiranës vjen i ristrukturuar në ofertën e tij akademike, e cila tashmë përfshin një shumëllojshmëri degësh nga një shumëllojshmëri fushash studimi, si pasojë e kërkesës së vetë studentëve, por edhe e kërkesës nga tregu i punës për kapital human. Ky zgjerim i institucionit në pesë fakulteteve është shoqëruar me një sërë risish, ku formati i organizimit të Panairit të Punës, është një prej tyre. Ndryshe nga dekada e parë tashmë do të zhvillohen pesë panaire të ndryshme për secilin prej Fakulteteve të Universitetit Europian të Tiranës, të shtrira përgjatë pesë javëve.

Në Panairin e Punës, studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit janë njohur me ofertat për punësim dhe internship të rreth 50 kompanive prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zv.rektorja për Zhvillim Institucional dhe Studentët, Prof. Dr. Ermira Qosja, nënvijëzoi faktin që Panairi i Punës ka qenë promotor mundësish për shumë vite në UET dhe se strukturimi i tij në format vjen për t’i zhvilluar edhe më tej këto mundësi për studentët.

“Suksesi i një universiteti matet me suksesin e studentëve të tij në treg. UET, me mbi 10 000 studentë të diplomuar, e ka arritur këtë sukses në treg dhe ne vazhdojmë të punojmë dhe t’i japim seriozitet gjithçka bëjmë në lidhje me kujdesin, karrierën dhe këshillimin e studentëve. Sot është një ditë ku takohen studentët me kompanitë. Studentët janë të interesuar për tregun ashtu si kompanitë janë të interesuara për talentet. Shumë nga stendat e këtij panairi sot, kanë përfaqësues ish-studentët tanë. Një pjesë e tyre e kanë nisur karrierën nga një panair pune ose nga mundësitë e krijuara falë një komunikimi të vazhdueshëm të pedagogëve apo drejtuesve të UET me aktorët e tregut të punës”, është shprehur Prof. Dr. Ermira Qosja, në fjalën e saj gjatë hapjes së Panairit.

Studentët kanë mundur të zhvillojnë intervistat paraprake, si dhe të bëjnë aplikimet e para për një pozicion pune në kompanitë që ata kanë konsideruar të përshtatshme për profilin dhe interesat e tyre.
Përgjatë ditës është zhvilluar edhe një takim me Bordin e Tregut të Punës. Kjo strukturë funksionon prej vitesh në UET, dhe përbëhet nga ish-studentë, të cilët tashmë janë të pozicionuar suksesshëm në tregun e punës. Ky bord shërben për krijimin e një rrjeti dhe rritjen e mundësive të punësimit të studentëve të UET. Ndërkohë që falë seksionit “profil biznesi” studentët janë njohur më në detaje me kompaninë “Agna Group”, e cila prezantoi ndër të tjera ofertat e punës për studentët. Ndërkohë është zhvilluar edhe Forumi “Sfidat sot për burimet njerëzore në korporata”, ku të ftuar për një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë, kanë qenë zn. Anjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në “Balfin Group”, znj. Blerina Krantja, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në kompaninë NOA, si dhe Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Turizmit. Si përfaqësues të organizatave respektive, ata kanë folur mbi sfidat me të cilat përballet sot sektori i burimeve njerëzore, prezantuan studentët me ofertat e punës, si dhe ndanë me ta eksperiencat dhe këshillat për një karrierë të suksesshme në tregun e punës.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Stefan Pinguli, sipërmarrësi i pasionuar pas “rrënjëve tona”[:]
17 Maj, 2019

Next post

[:en]Festival aktivitetesh në “Ditën e Biznesit” UET[:]
18 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET