• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Dekania Bushati: Klinika ligjore e UET, një mundësi më shumë për studentët e drejtësisë[:]

  • Date 25 Prill, 2019

[:en]

Dekania Bushati: Klinika ligjore e UET, një mundësi më shumë për studentët e drejtësisë

Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar klinikën e tij ligjore, e cila do të mundësojë konsulencë falas për grupe të marxhinalizuara dhe në nevojë të shoqërisë, si dhe aftësimin e studentëve në aspektin praktik.

Klinikat ligjore janë një praktikë e njohur për fakultetet e Drejtësisë në mbarë botën. Në thelb të tyre këto klinika kanë ofrimin e shërbimeve ligjore falas, kryesisht për grupet në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të kenë ndihmë juridike të specializuar. Njëkohësisht ato kanë si synim aftësimin e studentëve përtej aspektit teorik.


Nga teoria në praktikë

Për studentët e drejtësisë në UET, krijimi i një strukture të tillë përkthehet në përfitimin e një eksperience tejet të vlefshme, për shkak se klinika ligjore përbën një mundësi për të vendosur dijet në praktikë, për të kuptuar më mirë se si funksionon në të vërtetë profesioni i tyre i ardhshëm, si dhe për të provuar veten në fusha të ndryshme të ligjit e për të kuptuar përshtatshmërinë me to përpara angazhimit me kohë të plotë në një punë pas diplomimit. Një strukturë e tillë është mjaft dinamike, pasi u lejon studentëve të punojnë me çështje ligjore konkrete dhe të kryejnë detyra të ndryshme, nën mentorimin e pedagogëve, njëlloj si profesionistët. Shumë shkolla të drejtësisë në mbarë botën e praktikojnë klinikën ligjore dhe bëjnë pjesë të saj edhe procese të tilla interaktive si gjyqet imituese, të cilat u mësojnë studentëve si funksionon një proces gjyqësor nga fillimi deri në fund. Qëllimi kryesor i fakulteteve të Drejtësisë është pajisja e studentëve me dije teorike mbi lëndë të ndryshme në fushën e së drejtës, p.sh. e drejtë civile, e drejtë penale, e drejtë administrative, procedurë penale, e drejtë ndërkombëtare etj., por siç thuhet shpesh në auditorë është përballja me procese reale gjyqësore dhe në përgjithësi praktika, ajo që formon realisht një jurist dhe e bën atë të aftë për të përballuar edhe sfidat e tregut e punës, pasi të diplomohet.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Endira Bushati, tregon më tepër në lidhje me këtë iniciativë të UET-it, që është një kombinim mes teorisë dhe praktikës dhe që njëkohësisht u shërben edhe shtresave në nevojë.
“Klinika e Ligjit pranë UET, ofron që gjatë kohës së studimeve, studentët jo vetëm angazhohen në pajisjen me njohuri teorike, por njëkohësisht të kenë mundësinë që të marrin pjesë edhe në studimin e një çështjeje konkrete, madje edhe në përpilimin e kërkesë-padive apo dokumenteve të ndryshme që duhen për një rast specifik konkret”, tregon ajo duke shtuar se shërbimet e kësaj klinike mund t’i përfitojnë të gjithë personat nga grupe të marxhinalizuara apo nga shtresa në nevojë.
“Klinika e ligjit pranë UET do të ofrojë shërbime falas për persona në nevojë, kryesisht ata të prekur nga dhuna me bazë gjinore, personat në vështirësi ekonomike, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë një avokat, personat që gjenden përballë shkeljes së ligjit nga administrata publike, pra qytetarë të cilët nuk arrijnë të realizojnë dot të drejtën e tyre, të miturit etj. Kjo klinikë do të angazhojë një grup pedagogësh dhe studentësh, në mënyrë që jo vetëm të ndihmohen shtresat e mësipërme, por gjithashtu edhe për t’u shërbyer studentëve si një mundësi që ata ta kenë më të lehtë kalimin nga momenti i diplomimit, në tregun e punës, nëse duan të angazhohen qoftë si juristë në administratë publike, si avokatë, apo të bëjnë praktikat përkatëse për profesionin e noterisë apo profesionin e ndërmjetësit etj.”

Studentët mund të bëhen pjesë e kësaj klinike falë një procesi aplikimi, i cili ka në bazë të tij meritokracinë. Për të mundësuar një eksperiencë parapërgatitëse të vlefshme, kjo klinikë do të ofrojë gjithashtu gjyqet imituese që trajtojnë çështje reale.

“Klinikat e ligjit kanë edhe një traditë, që organizojnë gjyqe imituese, në mënyrë që në përfundim të studimeve, të diplomuarit të jenë më të qartë në lidhje me mënyrën se si funksionon realisht një proces gjyqësor, qoftë civil, qoftë penal. Klinika e ligjit synon pikërisht që duke bërë një gjyq imitues, duke marrë në shqyrtim një çështje konkrete, studenti të kuptojë që në fazat e para se si aplikohen pikërisht ato dispozita, nene, që mëson nga pikëpamja teorike dhe si aplikohen gjatë një procesi civil apo penal”, shprehet Bushati.

Dekania tregon se në këtë aspekt, studentët ekselentë të drejtësisë në UET po përgatiten për të qenë pjesë e konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare që zhvillohen për gjyqet imituese.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]5 arsyet që ndikojnë në zgjedhjen e universitetit[:]
25 Prill, 2019

Next post

[:en]Stafi i UET fillon përgatitjet për vitin akademik 2019-2020[:]
26 Prill, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET