Botimi i UET PRESS objekt i Bllokut/ Privilegjet, aleancat, martesat
[:en]Top Story në këtë dokumentar përmes rrëfimeve, pasqyron misterin që ka shoqëruar çdo pjesë të historisë së Shqipërisë gjatë viteve të diktaturës në zonën e Bllokut, aty ku jetonin figurat më të larta politike
Top Story rëndësi të madhe i kushton miqësive të rrema, intrigave të asgjesimeve, aleancave për interesa, të cilat ishin pjesë e lojës për pushtet, për më shumë se gjysëm shekulli në atë kohë
Top Story ndalet dhe tek mënyra e jetesës së diktatorit dhe familjeve të tjera të pushtetshme, se si kjo zonë elitare në Tiranë, vëzhgohej nga të gjitha anët me roje, ushtarë me automatik në krah, ku hynin e dilnin mercedes të zinj.
Kush ishin figurat elitare që jetonin në këtë zonë, si lakmoheshin fëmijët e tyre, trendi i ri i martesave, atmosfera, vrasjet dhe vetvrasjet në bllok dhe si ky territor mitik, vijon të jetë e lakmuar nga popullata, janë disa nga çështjet që Top Story i kushton vëmendje.
https://www.youtube.com/watch?v=Fj6_WuXiTJA&feature=emb_err_watch_on_yt[:sq]Top Story në këtë dokumentar përmes rrëfimeve, pasqyron misterin që ka shoqëruar çdo pjesë të historisë së Shqipërisë gjatë viteve të diktaturës në zonën e Bllokut, aty ku jetonin figurat më të larta politike

[:]