• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Botimi i ri i UET Press/ “Kushtetua” e Arben Imamit, retrospektivë historike e analitike e një prej hartuesve të saj

  • Date 7 Tetor, 2024

“Kushtetuta- Projekte, Debate, Reforma, Perspektiva”, është botimi më i fundit i UET Press, që hedh dritë mbi kontekstin, dhe jo vetëm, të themelimit të dokumentit themeltar të shtetit shqiptar. Autori Arben Imami jep kontributin e tij, përmes eksperiencës, njohjes dhe qëndrimeve që ka mbajtur ndër vite ndaj ndryshimeve që ajo ka pësuar.

Larg filozofisë si subjekt, por jo si esencë e krijimit. Pas librit “Tri format e mendimit politik”, ish-politikani, autori dhe studiuesi Arben Imami kapërcen në fushën e jurisprudencës, analizës dhe zbërthimit të kontekstit të themelimit të Kushtetutës së shtetit shqiptar dhe ndryshimet që asaj i janë bërë ndër vite. “Kushtetuta- Projekte, Debate, Reforma, Perspektiva”, është botimi më i fundit i UET Press, i cili sjell përmbledhje artikujsh mbi Kushtetutën dhe funksionimin e saj.

Për një dekadë, 1990-2001, Arben Imami ka pasur si objekt të angazhimit të tij politik ligjet dhe kushtetutën. Madje në periudhën ’97-’98 ishte bashkëkryetar i komisionit parlamentar (bashkë me Sabri Godon) për hartimin e Kushtetutës. Ndonëse më vonë nuk ka marrë pjesë në procese të ndryshimeve, ai ka dhënë mendimin e tij nëpërmjet organeve të kohës të shtypit si Gazeta Mapo, apo pjesëmarrjes në konferenca shkencore.

Prandaj libri përmban edhe intervista të mëvonshme të zotit Imami rreth ndryshimeve kushtetuese dhe analizave të funksionimit të Kushtetutës së 1998-ës dhe ndryshimeve të saj deri më sot, sjell edhe një histori të shkurtër të shtetit shqiptar dhe përpjekjet e tij për kushtetutë, nga 1928 shpallja e Mbretërisë nga Mbreti Zog, te ardhja në pushtet e partisë komuniste reflektimet në kushtetutë më 1946 dhe më pas më e vitit 1976 e deri te përpjekjet prej vitit 1990 që sollën Kushtetutën e vitit 1998, miratuar me referendum popullor.

Gjatë promovimit të librit në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, Imami tha se libri i tij i ri nuk është një diskutim i teorive politike, aq më pak i teorive konstitucionale, apo krahasimeve të modeleve më të mira që mund të zbatoheshin.

“Kushtetuta e Shqipërisë së 1998 është Kushtetutë shqiptare. A është e elitave? Po sigurisht që është e elitave, në kuptimin që e kanë bërë ata që dinin dhe do duhej ta bënin. Është Kushtetua që ka reflektuar procesin më të gjerë, më të thellë dhe më dobiprurës për hir të opinionit të gjerë publik. Sigurisht, ka të mirat dhe të metat e saj”, u shpreh Imami.

Sipas tij, defekti themelor është e heqja e Senatit, të cilën e krahasoi me heqjen e një gjymtyre. Kjo është arsyeja që situata nuk ka shkuar drejt përmirësimit.

Autori do të shprehej më tej se botimi është sa histori, aq e biografi, duke qëndruar shpesh herë edhe në pozitat e një komentari.

“Jo eklektizëm, por është një përzierje e veçantë, e qasjeve të ndryshme, sepse jam edhe autor edhe kritik teorik e praktik. Libri mbetet brenda rrafshit kushtetues”, theksoi autori.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. asoc. dr. Juelda Lamçe e cilësoi një kontribut të rëndësishëm për universitetin dhe studiuesit e fushës. “Kontributi i librit është se mbulon në 360 gradë kontekstin dhe arsyet që kanë sjellë sot në debatin e gjerë. Nevoja për balancën mes pushteteve argumentohet qartë, përmes shpjegimit të rrethanave politike, sociale, e kulturore, përfshirë edhe analizën juridike”, u shpreh Lamçe.

Për pedagogun e shkencave politike, prof. asoc. dr. Ervis Iljazaj libri merr një rëndësi të veçantë pasi komentar është një nga një nga konstituentët e Kushtetutës së Shqipërisë, i cili jep gjithë kontekstin e formimit, por tregon edhe vështirësitë e hartimit, pasi vinte nga një vend që kishte mungesë të tilla.

“Libri jep pse-në e normave. Ne bëjmë analiza teksti të Kushtetutës, po nuk hyjmë në ration e normave. Libri jep të gjitha kontekstet politike e kulturore dhe jep disa zgjidhje. Përmban idenë fikse të autorit për vetë senatin, për bikameralizmin jo perfekt, për disa funksione për të balancuar”, tha Iljazaj.

Në të njëjtën rrafsh vlerësimi ishte edhe politologu dhe pedagogu i UET, Phd. Florian Çullhaj, pasi sipas tij libri i ri i Imamit ofron një analizë të qartë, nën qasjen realiste të reformave kushtetuese në periudhën postkomuniste.

Por, nga ana tjetër ai i sugjeroi autorit, se ky studim mund të pasurohej më tej edhe duke i ofruar lexuesit dy këndvështrime, atë objektiv dhe subjektiv.

“Përkatësisht, aspekti objektiv, i cili, në leximin tim është tërësisht i realizuar, pra, një dëshmi parësore me vlerë të lartë historike, dhe aspekti subjektiv, hapjen e një shtegu për një interpretim vizionar metafizik, për të ardhmen e kushtetutës së Shqipërisë”, tha Çullhaj.

Vetë autori tha se në vitet 2000, jo vetëm Shqipëria por gjithë bota ishte në një rrafsh krejt tjetër dhe shekulli i ri ka sjellë zhvillime dramatike.

“Jo vetëm Kushtetuta jonë, por Kushteturta shumë të mëdha janë vënë përballë sfidave që ne nuk e dimë a do t’i përballojmë dot apo jo. A do të funksionojë drejtësia në perëndim? A do të funksionojë habeas corpusi? Në perëndim, se këtu nuk funksionojnë. Nuk e dimë. Në qoftë se nuk funksionojnë jemi jashtë traditës qindra vjeçare që nis me Magna Carta të shkruar por që shkon shumë më thellë në historinë e popujve të Evropës perëndimore. Si mund të jetë zgjidhja? Nuk e dimë? Si mund të angazhohemi? Me mundësitë tona, unë time e bëra”, përmbylli Imami.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

16 vite Master në UET/ Diplomohen 357 profesionistë të rinj, vlerë për tregun e punës dhe shoqërinë
7 Tetor, 2024

Next post

Studentët e UET rrëmbejnë çmimin e parë dhe të tretë në konkursin Gender Datathon, organizuar nga UN Women dhe INSTAT
8 Tetor, 2024

You may also like

HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 Qershor, 2025
HHA_9105
Çmimi i Karrierës 2025 shkon për Besmir Semanajn, eksperti i IT: Fitues janë të gjithë studentët e diplomuar në UET
20 Qershor, 2025
4R1A0334
Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore
13 Qershor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET