• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Bashkëpunimi UET- 3DSKAI sjell në auditor teknologjitë e avancuara të IA në printimin 3D

  • Date 23 Janar, 2026

Jo më vetëm një ide abstrakte, por një model konkret. Tashmë, studentët e arkitekturës dhe inxhinierisë në Universitetin Europian të Tiranës do ta kenë më të lehtë të shprehin konceptet e tyre në projektimin e ndërtesave apo objekteve të ndryshme arkitekturore. Përmes përdorimit të programeve më të fundit të Inteligjencës Artificiale në teknologjinë e printimit 3D, dizajnet e tyre do të marrin formë dhe do të prezantohen më qartë e më kuptueshëm, duke finalizuar me sukses detyrat praktike, projektet apo punimet e diplomës.

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit të Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës me 3DSKAI, kompania e parë e printimit 3D në Shqipëri, studentët do të përfitojnë mundësi të reja për të përmirësuar dhe zhvilluar më tej njohuritë dhe aftësitë e tyre në projektim dhe arkitekturë. Në workshop-in e parë që kjo kompani zhvilloi në auditorët e UET, studentët u njohën me programet më të fundit të Inteligjencës Artificiale që përdoren për të dimensionuar projektet dhe më pas për t’i kthyer ato, përmes printimit 3D, në modele konkrete dhe të prekshme.

Përfaqësuesi i kompanisë, Flavio Çyçi, përmes një tutoriali, u shpjegoi studentëve se si të ndërtojnë modele duke përdorur IA në mjetet më të thjeshta dhe konvencionale, duke u nisur nga skica dhe imazhe të krijuara prej tyre. “Me këto programe, ju mund të ndërtoni idetë tuaja nga një foto, t’i zhvilloni më tej dhe t’i modifikoni vazhdimisht, duke qenë produktivë në një kohë të shkurtër”, nënvizoi Çyçi.

Përmes përdorimit të softuerit Tripo AI, ai ilustroi krijimin e një modeli 3D, duke nisur nga importimi i një fotoje, gjenerimi automatik i modelit, rregullimi i detajuar strukturor dhe optimizimi i teksturës, deri te eksportimi përfundimtar.

Po ashtu, përmes modeleve të sjella, pajisjeve të printimit dhe robotëve, Çyçi demonstroi realizimin e gjithë procesit përmes programit Bambu Studio, i cili ofron teknologjitë më të avancuara në fushën e printimit 3D. Kompania 3DSKAI ka krijuar “fermën e saj të printimit”, siç e cilësoi ai, e cila përmban më shumë se 20 printer të dimensioneve të ndryshme, të aftë për të prodhuar modele në forma dhe madhësi të ndryshme. Ai i ftoi studentët që t’i dërgojnë pranë kompanisë idetë, projektet apo dizajnet e tyre dhe, brenda pak ditësh, t’i marrin ato të printuara në 3D.

Xhindi: Biznesi sjell në auditor tendencat e fundit të tregut të punës

Dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit mes akademisë dhe industrisë e cilësoi këtë workshop dekania e fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi. Ajo theksoi se aktualisht janë rreth 40 marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë kryesore në Shqipëri, në të gjitha profilet që mbulon Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

“Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve, ne përpiqemi të sjellim në auditorët tanë tendencat më të fundit të tregut të punës. Pavarësisht përpjekjeve të akademisë, janë pikërisht bizneset dhe kompanitë ato që na i përcjellin më shpejt zhvillimet dhe risitë e reja të tregut të punës”, u shpreh dekania, duke shpresuar që studentët jo vetëm të mësojnë nga këto workshop-e, por edhe të frymëzohen për të krijuar ide dhe projekte të reja, ndërkohë që IA u ofron lehtësi të mëdha në vizualizimin 3D.

Përgjegjësja e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Asoc. Dr. Otjela Lubonja, tha se ky nuk do të jetë workshop-i i fundit, pasi në vijimësi do të organizohen leksione të hapura dhe aktivitete të tjera në bashkëpunim me këtë kompani, për të sjellë në auditor përditësimet më të reja të fushës.

Përveç përdorimit të shërbimeve të kompanisë, si printimet 3D dhe maketet, Lubonja theksoi se studentët kanë mundësi të ndjekin praktika profesionale, internship-e, për të mësuar programe të reja dhe zhvilluar projektet që synojnë, dhe pse jo në të ardhmen të bëhen pjesë e saj.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

E ftuar në UET, gjyqtarja e GJKKO diskuton praktikat gjyqësore me studentët e Drejtësisë
23 Janar, 2026

You may also like

HHA_0975_2_50_1_50
E ftuar në UET, gjyqtarja e GJKKO diskuton praktikat gjyqësore me studentët e Drejtësisë
22 Janar, 2026
HHA_8924_50
Prezantohet thirrja e re e READ për lektorët dhe kërkuesit shkencorë në UET
14 Janar, 2026
HHA_8304_50
Pago.al, kompania e radhës që ofron mundësi zhvillimi për studentët në UET
14 Janar, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë