[:en]Alda Abazaj: Në UET, pafund mundësi për të shpalosur potencialin[:]
[:en]
Alda Abazaj: Në UET, pafund mundësi për të shpalosur potencialin
Ajo çfarë e solli pranë UET ishte pikërisht politika e këtij të fundit për të mbështetur studentët ekselentë. Si një studente e tillë, kur dëgjoi se pranë këtij universiteti më të mirët shpërbleheshin me bursë Ekselence, falë edhe inkurajimit të të afërmve të saj vendosi të ndryshojë rrjedhën që jeta e saj sapo kish marrë.
“Takimi me UET ka qenë një rastësi shumë e bukur për mua. Kisha fituar të drejtën e studimit në Fakultetin Ekonomik për degën Financë dhe u informova që UET jepte bursa Ekselence për studentët e shkëlqyer. E nxitur edhe prej të afërmve dhe të njohurve të mi, vendosa të aplikoj. Shumë shpejt u njoftova se kisha përfituar një bursë Ekselence, për të studiuar në UET në degën Financë-Bankë. Prej këtij momenti nisi rrugëtimi im në UET …”, thotë Alda Abazaj, ish-studente e UET.
Tregon se ajo çfarë i tërhoqi menjëherë vëmendjen në UET, në ndryshim nga universitetet e tjera, ishte marrëdhënia me studentin.
“Çfarë më bëri më shumë përshtypje, në ndryshim nga universiteti prej nga vija, ishte marrëdhënia që universiteti krijonte me studentin. Në UET në qendër është studenti dhe çdo gjë tjetër është në funksion të tij. Kjo e bën studentin të ndihet i rëndësishëm, i kuptuar dhe i qetë për të shfaqur potencialin e tij maksimal”, tregon Alda, duke shtuar se fillimi ishte për të një moment mjaft i rëndësishëm.
Zgjodhi të studionte për Financë-Bankë, sepse ishte një degë që i pëlqente shumë. Përpara se të vendoste që do t’i ndiqte këto studime në UET kishte marrë paraprakisht çdo informacion të nevojshëm për të qenë e sigurt në zgjedhjen e saj.
“Pritshmëritë e mia për programin ishin të larta, sepse paraprakisht u njoha në mënyrë të detajuar me kurrikulën e programit. Gjithashtu isha shumë entuziaste për profesorët që do të më jepnin mësim, sepse ishin figura të respektuara në botën akademike. Të dyja këto elemente kontribuojnë që jo vetëm të kesh pritshmëri të larta, por të krijojnë siguri se ato do të përmbushen”, rrëfen ajo.
Kështu vitet e studimit ishin për Aldën të mbushura me eksperienca pozitive, të cilat përmbushën pritshmëritë e saj si një studente ekselente. Të diplomuarit për degën e saj të studimit përballen me sfida dhe konkurrencë të konsiderueshme në tregun e punës, ndaj sipas Aldës, është e rëndësishme të diferencohesh dhe të arrish t’i komunikosh punëdhënësit vlerat që të bëjnë të dallosh nga kandidati tjetër. Ajo beson se në UET ka gjetur mbështetjen e duhur për të formuar veten ashtu siç do të duhej, për një përballje të suksesshme me tregun e punës, në një kohë të shkurtër pas përfundimit të studimeve.
“Ka shumë projekte që nisin prej universitetit në bashkëpunim me kompani të mëdha, ku studentët mund të shpalosin idetë e tyre dhe aftësitë për të zgjidhur probleme të vërteta biznesi. Ky është një ekspozim shumë i mirë i studentit përpara disa kompanive dhe sipërmarrësve që eventualisht mund të jenë edhe punëdhënësit e tyre. Gjithashtu studentët trajtohen dhe asistohen edhe për detaje të tjera që lidhen me prezantimin e tyre sa më dinjitoz përpara punëdhënësve. Për shembull, shkrimin e një CV-je korrekte dhe profesionale, parapërgatitja për një intervistë pune, kodi i veshjes etj.”
Si pjesë e rrjetit Alumni tashmë, Alda është e ndërgjegjshme se tregu i punës kërkon nga aplikantët një përgatitje nga ana e tyre, për t’u përballur që në hapat e parë me vështirësitë dhe sfidat që imponon zhvillimi i shpejtë në të gjitha sferat e industrisë dhe të jetës.
“Gjatë kohës së studimit në UET ishin evidente përpjekjet e universitetit për ta afruar më shumë studentin me tregun e punës, duke përditësuar kurrikulën dhe duke përshirë module të veçanta që do t’i shërbenin konkretisht studentit në vijim. Unë do të sugjeroja që UET ta intensifikonte këtë bashkëpunim duke prodhuar programe studimi profesionale, sidomos në nivelin master, në përputhje me kërkesat për kapital human nga kompani të një profili specifik si kompani sigurimi, kompani auditimi, banka, kompani telekomunikacioni etj., si dhe do të nënvijëzoja rëndësinë që intershipet kanë në formimin e studentëve.”
Ajo është e mendimit se të gjithë maturantët, të cilët janë në kërkim të një shkollimi cilësor, zgjedhjen optimale kanë UET.
“UET është një ambient shumë mikpritës, me dyer të hapura për këdo që dëshiron të marrë një edukim cilësor. Në UET mundësitë për t’u angazhuar dhe për të shpalosur potencialin personal janë të pafundme.”
Ndërkohë që për studentët aktualë sugjeron ta shfrytëzojnë këtë eksperiencë në potencialin e plotë të saj.
“Sugjerimi i parë për studentët do të ishte ta shijonin plotësisht kohën e studimeve në universitet, si në aspektin akademik dhe në atë social. Universiteti është një periudhë që jo vetëm të përgatit për të ardhmen profesionale, por gjithashtu të ndihmon të ndërtosh netuorkun fillestar”, thotë Alda, e cila shton se studentët do të ishte e mira të angazhoheshin edhe përtej auditorit, me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme që ndikojnë në krijimin e oportuniteteve për punësim dhe diferencim në tregun e punës.
“Në UET studentëve u jepet edhe mundësia për të bërë shkëmbime studentore për një ose më shumë semestër, në një nga universitetet jashtë vendit. Si përfituese e programit Erasmus+ mendoj se kjo është një nga eksperiencat më të bukura që një student mund të ketë dhe ia këshilloj gjithsecilit prej tyre. Është një eksperiencë unike që të rrit si në nivel personal ashtu edhe në nivel akademik”, shprehet Alda.
Tashmë pas përfundimit të studimeve, Alda është pozicionuar suksesshëm në tregun e punës, në një kompani ku ndihet mirë dhe në profesionin e dëshiruar, krenare për arritjet e deritanishme dhe me një vizion të qartë për aspiratat dhe sukseset e së ardhmes.
[:]