MSc. Sulejman Haxhi
PhD (c) Sulejman Haxhi
Pedagog me mbi 7 vite përvojë në Shkenca Mjekësore Teknike, në Departamentin e Imazherisë, ku kontribuon në edukimin dhe formimin shkencor dhe profesional të studentëve në fushat e imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë.
Aktualisht në vazhdim të doktoraturës (PhD), duke kryer kërkime të avancuara në fushën e imazherisë. Ka përfunduar Masterin Shkencor në Imazheri dhe posedon mbi 11 vite përvojë profesionale në Radiologji. Përvoja e tij mbulon një gamë të gjerë të teknikave moderne të imazherisë diagnostike.
Ka publikuar rregullisht artikuj në revista prestigjioze të fushës së imazherisë. Ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, ku ka prezantuar punime shkencore dhe ka kontribuar në panele diskutimi për avancimin e praktikave më të mira në fushën e radiologjisë.
Gjithashtu, ai është angazhuar në projekte ndërdisiplinore në bashkëpunim me kolegë dhe profesionistë të industrisë, duke synuar përmirësimin e metodave diagnostike përmes integrimit të teknologjive të avancuara në imazheri dhe radioterapi. Përkushtimi i tij ndaj avancimit të fushës reflektohet në rolin aktiv në komunitetin shkencor dhe akademik.