Pse të zgjidhni një program Master i Shkencave?

Programet Master i Shkencave ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të thelluar dhe zgjeruar njohuritë tuaja teorike dhe praktike në një fushë të caktuar. Të dizajnuara për të zhvilluar kompetenca të avancuara kërkimore dhe aftësi për analizë të thelluar, këto programe janë një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një karriere të suksesshme profesionale dhe akademike. Programet Master i Shkencave i përkasin Nivelit 7 të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, duke ju pajisur me njohuri, kompetenca dhe rezultate të të nxënit që njihen në të gjithë Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe ndërkombëtarisht.

Masteri i Shkencave u mundëson studentëve të fitojnë:

  • Njohuri të avancuara teorike dhe praktike të zbatueshme në tregun modern të punës.
  • Aftësi për të kryer kërkime të pavarura dhe për të kontribuar në zhvillimin shkencor të fushës së
  • Mundësi për të ndjekur një karrierë akademike përmes vazhdimit të studimeve doktorale.
  • Bashkëpunim me profesorë dhe ekspertë me përvojë, të cilët ofrojnë mbështetje dhe udhëzime gjatë gjithë procesit të
  • Përvojë të pasur ndërkombëtare përmes partneriteteve dhe projekteve të përbashkë

 

Fushat e studimit

Programet Master i Shkencave ofrohen në një gamë të gjerë fushash, duke ofruar fleksibilitet dhe zgjedhje të përshtatura për interesat dhe synimet tuaja:

  • Financë
  • Administrim Biznesi (ofrohet edhe në gjuhën angleze)
  • Informatikë Ekonomike (ofrohet edhe në gjuhën angleze)
  • Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve (diplomë e dyfishtë në partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës)
  • E Drejtë Private dhe Biznesi
  • E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare
  • Shkenca Politike
  • Shkenca Politike: Integrimi dhe Qeverisja (PoSIG – ofrohet në gjuhën angleze dhe në partneritet dhe universitete të Europës Perëndimore dhe të rajonit. Për më shumë informacion vizito https://uet.edu.al/master-posig/)
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Shkenca Komunikimi
  • Psikologji
  • Inxhinieri Informatike
  • Teknologji Informacioni
  • Inxhinieri Industriale (në proces riorganizimi “Inxhinieri Mekanike”)
  • Inxhinieri Elektrike (në process licencimi nga MAS)
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Infermieri
  • Fizioterapi
  • Imazheri dhe Radioterapi.

 

Partneritetet dhe mundësitë ndërkombëtare

Institucioni ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbime studentore dhe të stafit akademik me mbi 55 institucione të arsimit të lartë, në kuadër të programit Erasmus+, si edhe përfshin rregullisht studentë në projekte ndërkombëtare dhe lokale të financuara nga Komisioni Europian dhe organizata të tjera.

Në disa programe specifike, si p.sh. Masteri i Shkencave në “Inxhinieri Informatike” dhe Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, ofron mundësinë e marrjes së një diplome të dytë nga Universiteti Mälardalen në Suedi, përmes shkëmbimit studentor në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Një mundësi e ngjashme ofrohet për studentët e programit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi” për të ndjekur studimet e vitit të dytë në universitetin partner Ludwigshafen University of Business and Society, Gjermani dhe të pajisen me diplomë Master of International Business Management (MBA).

Programi Shkenca Politike: Integrimi dhe Qeverisja (PoSIG) ofrohet në gjuhën angleze dhe realizohet në partneritet me universitete të njohura nga Evropa Perëndimore dhe rajoni, konsorcium i zgjeruar së fundmi edhe me partnerë të rëndësishëm nga zona euroaziatike.

Karriera dhe tregu i punës

Institucioni ynë është i angazhuar të sigurojë që programet e studimit të jenë të përditësuara dhe të përshtatura me kërkesat e tregut të punës. Kjo realizohet përmes konsultimeve të rregullta me Bordet e Tregut të Punës, dhe tryezave të HR Clubs, si dhe përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me punëdhënësit kryesorë në fushat përkatëse. Studentët kanë mundësi të marrin pjesë në praktika profesionale që i ndihmojnë të fitojnë përvojë konkrete dhe që shpesh lehtësojnë edhe procesin e punësimit para dhe pas diplomimit.

Qasje me në qendër studentin

Një nga shtyllat kryesore të filozofisë sonë arsimore është qasja me në qendër studentin. Kjo do të thotë që të gjitha proceset mësimore dhe kërkimore janë të ndërtuara për të nxitur angazhimin aktiv, për të respektuar nevojat individuale të studentëve dhe për të krijuar një mjedis ku talenti dhe pasioni i secilit student mund të shprehen dhe të zhvillohen plotësisht.

Frekuentimi i rregullt i veprimtarive mësimore (leksione, seminare, laborator, praktika, etj) është thelbësor për suksesin e studentëve. Për këtë arsye, frekuentimi është i detyrueshëm në masën 75% të aktiviteteve akademike, duke siguruar përvetësimin e plotë të njohurive dhe aftësive.

Punimi i diplomës

Programi përfundon me realizimin e një punimi diplome me gjatësi 19-20 mijë fjalë, i cili është një projekt i pavarur kërkimor që domonstron:

  • Aftësinë për të mbledhur, analizuar dhe vlerësuar informacionin nga burime të ndryshme.
  • Aftësinë për të reflektuar mbi debatet teorike dhe për të ofruar përmirësime ose plotësime të kuadrit teorik.
  • Një prezantim akademik të saktë dhe të argumentuar të përfundimeve.

Punimi realizohet me mbështetjen e një profesori të fushës përkatëse që e udhëheq procesin deri në finalizim.

FAKULTETI I EKONOMISË BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT

Programet e studimit

“Administrim Biznesi” me profil:
“Menaxhim marketingu” ; “Administrim publik” ; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
(kliko këtu për të parë programin)

“Informatikë Ekonomike":
(kliko këtu për të parë programin)

“Financë” me profil:
“Banka dhe Tregje financiare” ; “Kontabilitet dhe Raportim financiar” ; “Auditim dhe Menaxhim Risku”
(kliko këtu për të parë programin)

“Sistemet e Qendrueshme te Prodhimit te Ushqimeve” me profil:
“Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore ”; “Menaxhimi i sistemeve të prodhimit të ushqimeve”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Programet e studimit

“E drejtë Private dhe Biznesi” me profil:
“E drejtë private” ; “E drejtë biznesi”
(kliko këtu për të parë programin)

“E drejtë Publike dhe Ndërkombëtare” me profil:
“E drejtë penale” ; “E drejtë publike dhe kushtetuese”
(kliko këtu për të parë programin)

“Shkenca Politike” me profil:
“Administrim Publik” ; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
(kliko këtu për të parë programin)

“Shkenca Politike - Integrimi dhe Qeverisja POSIG”
(kliko këtu për të parë programin)

“Marrëdhënie Ndërkombëtare” me profil:
“Çështje të Sigurisë” ; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE

Programet e studimit

“Shkenca komunikimi” me profil:
“Marrëdhënie Publike Politike” ; "Menaxhim marketingu”
(kliko këtu për të parë programin)

“Psikologji” me profil:
"Psikologji Klinike" ; "Psikologji Shkollore" ; "Psikologji Këshillimi"
(kliko këtu për të parë programin)

“Mësuesi për Arsimin e mesëm” me profil:
“Arte” ; “Edukim fizik, Sport dhe Shëndeti” ; “Gjuhët dhe komunikimi” ; “Matematikë” ; “Shkencat e natyrës” ; "Shoqëria dhe mjedisi” ; “Teknologjia dhe TIK”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS

Programet e studimit

“Teknologji Informacioni” me profil:
“IT e biznesit” ; “Zhvillim Software-sh” ; “Menaxhim dhe Vlerësim projektesh” ; “Inovacion”
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Informatike” me profil:
“Inxhinieri Software-sh” ; “Siguria e sistemeve të informacionit” ; “Menaxhim të dhënash” ; “Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh”
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Industriale” me profil:
“Inxhinieri Energjitike” ; “Inxhineri Mekanike” ; “Inxhineri Transporti”
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Ndërtimi” me profil:
“Infrastrukturë Transporti”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Programet e studimit

“Infermieri”
(kliko këtu për të parë programin)

“Fizioterapi” me profil:
“Teknika rehabilitimi”
(kliko këtu për të parë programin)

“Imazheri dhe Radioterapi”
(kliko këtu për të parë programin)