Pse të zgjidhni një program Master Profesional?
Programet Master Profesional (MP) kanë natyrë aplikative dhe ofrojnë formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale sipas profilit të zgjedhur, me qëllim punësimin ose kualifikimin në një drejtim të ngushtë. Këto programe i përshtaten çdo moshe, çdo kandidati, pavarësisht fushës ku ka përfunduar studimet Bachelor. Një diplomë Master Profesional zhvillon tek studenti aftësi për mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale. Një tjetër avantazh i diplomës Master Profesional është mundësia për të marrë një formim të shpejtë profesional në fushën përkatëse të studimit, për t’u ripozicionuar apo përshtatur në tregun e punës. Këto programe ofrohen 60 kredite ECTS. Ato janë një nga produktet akademike më fleksibël në UET, pasi këto programe janë vazhdimisht në proces përshtatje më kërkesat e tregut vendas dhe zhvillimeve rajonale e më gjerë.
Frekuentimi
Frekuentimi i veprimtarive mësimore është i detyrueshëm në masën 80% (tetëdhjetë).
Diplomimi
Mbrojtja e diplomës mund të bëhet me Punim Diplome ose me Provim të Përgjithshëm Përfundimtar (PPP).
Punimi i diplomës Master Profesional është me karakter aplikativ, empirik. Ai duhet të jetë punim origjinal, ku studenti kryesisht aplikon një teori, skemë, parim në një objekt konkret studimi. Tema mund të jetë studim i një rasti ose studim krahasues. Ajo përmban 14-15 mijë fjalë. Tema e diplomës zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në dorëzimin e saj.
PPP zhvillohet në formën e rastit studimor, të lidhur ngushtë me lëndë të profilit përkatës të studimeve.
FAKULTETI I EKONOMISË BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
Programet e studimit
“Menaxhimi i SME-ve” ; “Menaxhim i burimeve njerëzore” ; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh” ; “Administrim Territori”
(kliko këtu për të parë programin)
(Shiko modulet e SmartAl)
“Financë” me profil:
“Banka dhe tregje financiare” ; “Kontabilitet dhe raportim financiar” ; “Auditim dhe menaxhim risku”;
(kliko këtu për të parë programin)
“Marketing” me profil:
(kliko këtu për të parë programin)
“Audit” me profil:
“Auditim dhe Menaxhim risku” ; “Kontabilitet dhe raportim financiar”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
Programet e studimit
“E drejta Administrative”
(kliko këtu për të parë programin)
“Studime të sigurisë” me profil:
“Çështje të sigurisë”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE
Programet e studimit
“Gazetari dixhitale” ; "Marketing” ; “Marredhenie publike”
(kliko këtu për të parë programin)
“Mësuesi për arsimin fillor”
(kliko këtu për të parë programin)
“Mesuesi per Edukim Fizik dhe Sporte ”
(kliko këtu për të parë programin)
“Psikologji e Aplikuar”me profil:
“Psikologji Klinike” ; “Psikologji Shkollore” ; “Psikologji Këshillimi”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS
Programet e studimit
“Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh”; “Menaxhim të dhënash”; “Siguria e sistemeve të informacionit”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”
(kliko këtu për të parë programin)
“Teknologji Informacioni e Aplikuar ne Finance (FinTech)”
(kliko këtu për të parë programin)