Public Speaking Academy
Për të eleminuar frikën nga skena, për të fituar vetbesim, për ta mbajtur audiencën të fokusuar dhe për të mbajtur një fjalim impresionues, aplikoni të jeni pjesë e Public Speaking Academy.
Menduar si një workshop interaktiv midis të rinjve dhe mentorëve si Bujar Kapexhiu, Ema Andrea, Belina Budini dhe Irena Myzeqari, do të diskutojmë së bashku për:
– Mitin e Karizmës
– Gjuhën e trupit
– Bindjen dhe informimin
– Vemendjen e audiencave
– Prezantimin në publik
Kush mund të aplikojë?
Maturantët dhe maturantet, të cilët dëshirojnë të mësojnë teknikat më të mira të të folurit në publik, para së të fillojnë udhëtimin për në universitet.
Forma e aplikimit
Shkruani letrën më të mirë të motivimit për degën të cilën doni të studioni në universitet. Dhe më pas, hajde të mësojmë së bashku mënyrën më të mirë për ta prezantuar atë në publik.
Faza Finale: 15 Shtator 2021, ora 13:00.
Edhe një SURPRIZË,
Një bursë talenti për të studiuar në Komunikim-Gazetari për letrën dhe prezantimin më të mirë!
Formati i aplikimit