Forumet UET/ Besnik Mustafaj: Basha nuk e konkuron dot Berishën
[:en]Shkrimtari Besnik Mustafaj ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET ku ju përgjigj pyetjeve në cilësinë jo vetëm të shkrimtarit, por edhe njeriut që është aktiv në politikë me komeentet dhe analizat e tij, por edhe si ish diplomat dhe si gazetar, i cili ka qenë një nga profesionet e tij të hershme.
Z Mustafaj, duke qenë se jemi një ditë para Panairit të Librit, duket se në shoqërinë që jetojmë sot në Shqipërinë tonë ka një rënie të interesit për librin dhe të jep përshtypjen se ngarje mbi librin ka vetëm njëherë në vit, ndërkohë ne në UET e kemi të përjavëshëm duke promovuar apo dhe diskutuar për një libër të ri që sapo është hedhur në treg, por gjithësesi ka një ngecje të debatit për letërsinë apo të librit në përgjithësi, pasi shohim vetëm ngjarje të politikës, krimit, vrasjet etj… Për ju a është i vërtetë ky konstatim dhe pse shoqëria ku ne jemi pjesë e ka shumë të ulët interesin?
Unë nuk e besoj plotësisht këtë gjë sepse në Panairin e Librit ka mbi 110 Shtëpi Botuese. Komercialisht këto nuk do të egzistonin nëqoftëse nuk do të lexohej dhe do të kishte një rënie të interesit. Unë personalisht nuk kam pakënaqësi si shkrimtar sepse gjithmonë kam patur shitje të librave. Kam një hipotezë për këtë gjë në fakt, cdo gjë lidhet me perzonazhet që janë paraqitur në libër. Kur njerëzit kalojnë nëpër stenda dhe shikojnë që jam aty prezent, ndalojnë për të marr autograf dhe gjithmonë më bëjnë një pyetje, kur do kthehesh në politikë? Pra dua të them që njeriu tërhiqet më shumë nga personazhi dhe imazhi i librit. Gjithsesi kur një libër blehet dhe qëndron në një shtëpi, po nuk u lexua nga personi që e blen ai libër do kaloj në një dorë tjetër si prsh tek gruaja, fëmijët apo tek të afërmit. Një libër që vërtitet në shtëpi ka më shumë shance për tu lexuar se sa një libër që rri në magazinat e Shtëpive Botuese. Në këtë kuptim un nuk besoj se leximi por është në rrezik leximi teknologjik. E them këtë sepse edhe djemtë e mi lexojnë pafund por biblioteka e tyre është në telefon, gjithsesi për shkimtarin është e rëndësishme të lexohet.
Mustafaj, ju sapo keni botuar romanin tuaj të fundit Dëmtuar gjatë rrugës, ku që në kopertinë e keni cilësuar roman me fund të lumtur. A mund të na flisni disi për këtë roman sa të na shtoni kureshtjen për ta lexuar?
Ai roman ka me të vërtet një fund të lumtur. Kam filluar ta shkruaj këtë libër që në vitet ’89. Herë pas here e kam braktisur dhe i jam rikthyer përsëri duke shkruajtur, por këto dy vitet e fundit arrita ta përfundoj. Është një roman për kohën e diktaturës, por nuk është i fokusuar atje ku ishte vatra e dhunës, internimet, burgjet por ishte fkusuar në atë pjesë të skenës që quhej suksesi i regjimit. Unë doja të shikoja se si e përjetonin njerëzit frikën rrënuese duke e menduar veten pjesë të sistemit. Në këtë kuptim personazhi im qëndror është ky që unë e quaj nëna ime. Ky roman nuk është as biografik as autobiografik por kam dashur të ruaj inacionin sepse amësia në kuptimin konkret eshtë një simbol. Pra kjo nënë ka arritur lirinë, ka reflektuar gjatë rrugës dhe i biri vendos të shkruaj romanin e frikës së saj, romanin e jetës saj dhe për mua ky është fundi i lumtur sepse ajo në fund arriti të jetonte lirinë.
Në Librin “rrëfim me Arta Markun ju nuk jeni vetëm shkrimtari, por sic e thashë edhe në prezantimin tuaj jeni gjithashtu dhe shkrimatri, Politikani, gazetari, diplomati por edhe Pedagogu, cilat nga këto profesione kanë lënë më shumë gjurmë në jetën tuaj?
Unë besoj se të gjitha kanë lenë gjurmë. Në moshën 49 – vjecare i lash të gjitha dhe iu kushtova vetëm letërsisë. Në prill kam dhënë dorheqjen nga politika dhe vendosa të bëhesha monogam dhe zgjodha letërsinë. Në këtë kuptim unë besoj se letërsia të realizon në raport me veten , është një ëndërr që konkretizohet, është diçka dryshe nga çdo përvojë tjetër. Kam patur përvoja fantastike si ambasador, deputet, ministër, gazetar dhe si pedagog por letërisia ishte dicka shumë e veçantë për mua.
Në 1991 ju ofrohet nga Ish kryeministri Nano posti i ministrit të kulturës qe ju e refuzoni. Në 1992 ju ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që gjithashtu e refuzoni, por pranoni postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë ku shërbyet prej 5 vitesh. Pse i keni refuzuar këto poste të larta qeveritare në atë kohë dhe pranuat vetëm postin e Ambasadorit në Francë.
Më përpara kam refuzuar një propozim të Fatos Nanos, para pluralizmit për tu bërë ministër kulture. Si këtë pozicion kam refuzuar dhe poste të tjera sepse nuk ka qenë ajo cfarë doja me të vërtëtë. Pranova të bëhesha ambasador në Paris në ’92 për shkak të disa rrethanave. E para është miqësia ime me Berishën dhe ai filloj të më replikoj pse unë nuk merja përgjegjësi që më takonin në ekipin e ri të ’92. Më ofruan postin e Ambasadorit në Paris dhe si fillim nuk isha i sigurtë por fillova ta mendoja disi veten në atë post.Unë kisha botur dy libra në Paris dhe nuk e kisha vend të panjohur dhe më pëlqente fakti se një shkrimtar në Paris është gjithmonë fatlum. Kështu pas shumë mendimeve të mia dhe të tjerëve që kisha përreth unë vendosa të bëhesha Ambasador në Francë.
Zoti Mustafaj, Ju jeni një nga protagonistët e e lëvizjes studentore dhjetor 1990 ku keni dhënë kontributin tuaj të cmuar. Viti që vjen është pikërisht 30 vjetori i nisjes së tranzicionit ku UET në Ditët e Studime Shqiptare e cila është një konferencë e përvitshme ndërkombëtare shkencore, ka zgjedhur pikërisht këtë çështje “Demokracia e Profesorëve”. Kontributi politik dhe vendimmarrës i profesorëve në 30 vite tranzicion është i madh. Duke filluar që nga i ndjeri Profesor Pashko, ish Kryeministri Berisha, ish Kryeministri Aleksandër Meksi, ju vet keni qenë profesor, ish presidenti Rexhep Mejdani ish kryeministri Fatos Nano, deri tek Kryeministri i sotëm Edi Rama që ka qenë profesor i akademisë së arteve në atë kohë. Si e vlersoni ju këtë kontribut të këtyre përsonazheve që kanë dhënë për 30 vite?
Bilanci është pozitiv me të gjitha problematikat që ka padiskutim. Të flasësh në mënyrë retrospektive është shumë e lehtë por duhet të llogarisim sa ishin të ardhurat në ’91 dhe si janë sot. Këta ishin profesora të gjithë por profesor i vërtet ka qenë Saliu dhe Gramozi por përtej kësaj ne të gjithë dinim gjuhë të huaja dhe ishim shumë të lexuar megjithëse asnjë nga ne skishte lexuar një program partie. Askush nga ne nuk kishte lexuar një statut partie dhe ne na u desh brenda dy ditëve të uleshim të shkruanim një program të shkurtuar të drejtësisë edhe pse kjo gjë nuk lejohej. Po ta maresh atë program i cili është shkruar nga njerëz të cilët ishin të mencurit e këtij vendi si Gramozi, Genci, Leka dhe Saliu, çdo paragraf fillon, të luftojmë për … Domethënë ne nuk dinim gjuhë tjeter përveç kësaj. Fakti që çdo paragraf fillonte në këtë mënyrë tregone gjuhën e pastë iluministe. Ne nuk kishim një elitë politike alternative, ne punuam për tu bërë elitë politike. Unë kam vlerësime maksimale për arritjet tona por një nga enigmat e mia është se si një pjesë e tyre e zbuluan aq shpejt shijen e parasë.
Duke parë lidershipin e Partisë Demokratike sot, çfarë mendon se ky lidership apo kjo parti duhet të bëjë për tu rikthyer në pushtet?
Unë kam një komunikim me Bashën dhe në kohën kur ai u bë kryetar, unë kam dal me tezën që e kam mbrojtur publikisht duke e sugjeruar të futet në një fushatë të stilit Amerikan, ku të gjithë kantidatët të bëjnë me njëri tjetrin një garë të ashpër si në Amerikë. Kur më ka pyetur se cfarë mendoj për të i kam thënë që si lider nuk e konkuron dot Berishën dhe nuk e bën dot atë model prandaj i kam sugjeruar të krijoj një ekip që ai të mundet të jetë i pari. Shqiptarët duan të shikojnë një ekip me potenciale të forta politike dhe kjo i mungon Bashës.
Çfarë do të kishe dashur të bëje ndryshe për këto 30 vite në lidhje me politikën?
Unë kam bërë mirë që kam bashkpunuar me Berishën sepse ne ishim tre por njëri iku dhe unë nuk e bëra këtë gjë. Unë besoj se kam patur shumë fat dhe kam bërë mirë që kam zgjedhur të merem vetëm me mardhënie ndërkombëtare sepse kam qenë në Paris një nga Diplomatët Shqiptar qe ka lujt më shumë rol për integrimin e Shipërisë në Këshillin e Europës. Kam bërë traktatin e parë të miqësisë me Francen kur askush nuk e priste dhe gjithashtu kam patur fatin të shoqëroj Pavarësinë e Kosovës. Ajo që nuk kam bërë mirë ndoshta është fakti që ndenja kaq gjatë, më gjatë sec duhet por nuk kam bërë gabime të mëdha të menaxhimit të atyre dosjeve që kisha unë. Kisha një liri dhe komoditet të madh në punë duke qenë se isha dhe mik i Saliut dhe ai kishte besim tek unë, nuk më ndërhynte në punë. Prandaj dua ta mbyll duke thënë se unë kam patur fat në këtë aspekt.[:sq]Shkrimtari Besnik Mustafaj ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET ku ju përgjigj pyetjeve në cilësinë jo vetëm të shkrimtarit, por edhe njeriut që është aktiv në politikë me komeentet dhe analizat e tij, por edhe si ish diplomat dhe si gazetar, i cili ka qenë një nga profesionet e tij të hershme.
Z Mustafaj, duke qenë se jemi një ditë para Panairit të Librit, duket se në shoqërinë që jetojmë sot në Shqipërinë tonë ka një rënie të interesit për librin dhe të jep përshtypjen se ngarje mbi librin ka vetëm njëherë në vit, ndërkohë ne në UET e kemi të përjavëshëm duke promovuar apo dhe diskutuar për një libër të ri që sapo është hedhur në treg, por gjithësesi ka një ngecje të debatit për letërsinë apo të librit në përgjithësi, pasi shohim vetëm ngjarje të politikës, krimit, vrasjet etj… Për ju a është i vërtetë ky konstatim dhe pse shoqëria ku ne jemi pjesë e ka shumë të ulët interesin?
Unë nuk e besoj plotësisht këtë gjë sepse në Panairin e Librit ka mbi 110 Shtëpi Botuese. Komercialisht këto nuk do të egzistonin nëqoftëse nuk do të lexohej dhe do të kishte një rënie të interesit. Unë personalisht nuk kam pakënaqësi si shkrimtar sepse gjithmonë kam patur shitje të librave. Kam një hipotezë për këtë gjë në fakt, cdo gjë lidhet me perzonazhet që janë paraqitur në libër. Kur njerëzit kalojnë nëpër stenda dhe shikojnë që jam aty prezent, ndalojnë për të marr autograf dhe gjithmonë më bëjnë një pyetje, kur do kthehesh në politikë? Pra dua të them që njeriu tërhiqet më shumë nga personazhi dhe imazhi i librit. Gjithsesi kur një libër blehet dhe qëndron në një shtëpi, po nuk u lexua nga personi që e blen ai libër do kaloj në një dorë tjetër si prsh tek gruaja, fëmijët apo tek të afërmit. Një libër që vërtitet në shtëpi ka më shumë shance për tu lexuar se sa një libër që rri në magazinat e Shtëpive Botuese. Në këtë kuptim un nuk besoj se leximi por është në rrezik leximi teknologjik. E them këtë sepse edhe djemtë e mi lexojnë pafund por biblioteka e tyre është në telefon, gjithsesi për shkimtarin është e rëndësishme të lexohet.
Mustafaj, ju sapo keni botuar romanin tuaj të fundit Dëmtuar gjatë rrugës, ku që në kopertinë e keni cilësuar roman me fund të lumtur. A mund të na flisni disi për këtë roman sa të na shtoni kureshtjen për ta lexuar?
Ai roman ka me të vërtet një fund të lumtur. Kam filluar ta shkruaj këtë libër që në vitet ’89. Herë pas here e kam braktisur dhe i jam rikthyer përsëri duke shkruajtur, por këto dy vitet e fundit arrita ta përfundoj. Është një roman për kohën e diktaturës, por nuk është i fokusuar atje ku ishte vatra e dhunës, internimet, burgjet por ishte fkusuar në atë pjesë të skenës që quhej suksesi i regjimit. Unë doja të shikoja se si e përjetonin njerëzit frikën rrënuese duke e menduar veten pjesë të sistemit. Në këtë kuptim personazhi im qëndror është ky që unë e quaj nëna ime. Ky roman nuk është as biografik as autobiografik por kam dashur të ruaj inacionin sepse amësia në kuptimin konkret eshtë një simbol. Pra kjo nënë ka arritur lirinë, ka reflektuar gjatë rrugës dhe i biri vendos të shkruaj romanin e frikës së saj, romanin e jetës saj dhe për mua ky është fundi i lumtur sepse ajo në fund arriti të jetonte lirinë.
Në Librin “rrëfim me Arta Markun ju nuk jeni vetëm shkrimtari, por sic e thashë edhe në prezantimin tuaj jeni gjithashtu dhe shkrimatri, Politikani, gazetari, diplomati por edhe Pedagogu, cilat nga këto profesione kanë lënë më shumë gjurmë në jetën tuaj?
Unë besoj se të gjitha kanë lenë gjurmë. Në moshën 49 – vjecare i lash të gjitha dhe iu kushtova vetëm letërsisë. Në prill kam dhënë dorheqjen nga politika dhe vendosa të bëhesha monogam dhe zgjodha letërsinë. Në këtë kuptim unë besoj se letërsia të realizon në raport me veten , është një ëndërr që konkretizohet, është diçka dryshe nga çdo përvojë tjetër. Kam patur përvoja fantastike si ambasador, deputet, ministër, gazetar dhe si pedagog por letërisia ishte dicka shumë e veçantë për mua.
Në 1991 ju ofrohet nga Ish kryeministri Nano posti i ministrit të kulturës qe ju e refuzoni. Në 1992 ju ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që gjithashtu e refuzoni, por pranoni postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë ku shërbyet prej 5 vitesh. Pse i keni refuzuar këto poste të larta qeveritare në atë kohë dhe pranuat vetëm postin e Ambasadorit në Francë.
Më përpara kam refuzuar një propozim të Fatos Nanos, para pluralizmit për tu bërë ministër kulture. Si këtë pozicion kam refuzuar dhe poste të tjera sepse nuk ka qenë ajo cfarë doja me të vërtëtë. Pranova të bëhesha ambasador në Paris në ’92 për shkak të disa rrethanave. E para është miqësia ime me Berishën dhe ai filloj të më replikoj pse unë nuk merja përgjegjësi që më takonin në ekipin e ri të ’92. Më ofruan postin e Ambasadorit në Paris dhe si fillim nuk isha i sigurtë por fillova ta mendoja disi veten në atë post.Unë kisha botur dy libra në Paris dhe nuk e kisha vend të panjohur dhe më pëlqente fakti se një shkrimtar në Paris është gjithmonë fatlum. Kështu pas shumë mendimeve të mia dhe të tjerëve që kisha përreth unë vendosa të bëhesha Ambasador në Francë.
Zoti Mustafaj, Ju jeni një nga protagonistët e e lëvizjes studentore dhjetor 1990 ku keni dhënë kontributin tuaj të cmuar. Viti që vjen është pikërisht 30 vjetori i nisjes së tranzicionit ku UET në Ditët e Studime Shqiptare e cila është një konferencë e përvitshme ndërkombëtare shkencore, ka zgjedhur pikërisht këtë çështje “Demokracia e Profesorëve”. Kontributi politik dhe vendimmarrës i profesorëve në 30 vite tranzicion është i madh. Duke filluar që nga i ndjeri Profesor Pashko, ish Kryeministri Berisha, ish Kryeministri Aleksandër Meksi, ju vet keni qenë profesor, ish presidenti Rexhep Mejdani ish kryeministri Fatos Nano, deri tek Kryeministri i sotëm Edi Rama që ka qenë profesor i akademisë së arteve në atë kohë. Si e vlersoni ju këtë kontribut të këtyre përsonazheve që kanë dhënë për 30 vite?
Bilanci është pozitiv me të gjitha problematikat që ka padiskutim. Të flasësh në mënyrë retrospektive është shumë e lehtë por duhet të llogarisim sa ishin të ardhurat në ’91 dhe si janë sot. Këta ishin profesora të gjithë por profesor i vërtet ka qenë Saliu dhe Gramozi por përtej kësaj ne të gjithë dinim gjuhë të huaja dhe ishim shumë të lexuar megjithëse asnjë nga ne skishte lexuar një program partie. Askush nga ne nuk kishte lexuar një statut partie dhe ne na u desh brenda dy ditëve të uleshim të shkruanim një program të shkurtuar të drejtësisë edhe pse kjo gjë nuk lejohej. Po ta maresh atë program i cili është shkruar nga njerëz të cilët ishin të mencurit e këtij vendi si Gramozi, Genci, Leka dhe Saliu, çdo paragraf fillon, të luftojmë për … Domethënë ne nuk dinim gjuhë tjeter përveç kësaj. Fakti që çdo paragraf fillonte në këtë mënyrë tregone gjuhën e pastë iluministe. Ne nuk kishim një elitë politike alternative, ne punuam për tu bërë elitë politike. Unë kam vlerësime maksimale për arritjet tona por një nga enigmat e mia është se si një pjesë e tyre e zbuluan aq shpejt shijen e parasë.
Duke parë lidershipin e Partisë Demokratike sot, çfarë mendon se ky lidership apo kjo parti duhet të bëjë për tu rikthyer në pushtet?
Unë kam një komunikim me Bashën dhe në kohën kur ai u bë kryetar, unë kam dal me tezën që e kam mbrojtur publikisht duke e sugjeruar të futet në një fushatë të stilit Amerikan, ku të gjithë kantidatët të bëjnë me njëri tjetrin një garë të ashpër si në Amerikë. Kur më ka pyetur se cfarë mendoj për të i kam thënë që si lider nuk e konkuron dot Berishën dhe nuk e bën dot atë model prandaj i kam sugjeruar të krijoj një ekip që ai të mundet të jetë i pari. Shqiptarët duan të shikojnë një ekip me potenciale të forta politike dhe kjo i mungon Bashës.
Çfarë do të kishe dashur të bëje ndryshe për këto 30 vite në lidhje me politikën?
Unë kam bërë mirë që kam bashkpunuar me Berishën sepse ne ishim tre por njëri iku dhe unë nuk e bëra këtë gjë. Unë besoj se kam patur shumë fat dhe kam bërë mirë që kam zgjedhur të merem vetëm me mardhënie ndërkombëtare sepse kam qenë në Paris një nga Diplomatët Shqiptar qe ka lujt më shumë rol për integrimin e Shipërisë në Këshillin e Europës. Kam bërë traktatin e parë të miqësisë me Francen kur askush nuk e priste dhe gjithashtu kam patur fatin të shoqëroj Pavarësinë e Kosovës. Ajo që nuk kam bërë mirë ndoshta është fakti që ndenja kaq gjatë, më gjatë sec duhet por nuk kam bërë gabime të mëdha të menaxhimit të atyre dosjeve që kisha unë. Kisha një liri dhe komoditet të madh në punë duke qenë se isha dhe mik i Saliut dhe ai kishte besim tek unë, nuk më ndërhynte në punë. Prandaj dua ta mbyll duke thënë se unë kam patur fat në këtë aspekt.[:]