150 studentë të sporteve në UET themelojnë klubet e para sportive
Në praninë e mjeshtrave të sportit që janë pjesë e ekipit akademik të programeve të Sportit dhe Edukimit Fizik, si dhe në praninë e 125 studentëve që studiojnë në këto programe janë themeluar klubet e para sportive në UET
UET do të ishte i paplotë në tërësinë e misionit të tij, gati në kushtet skualifikuese po të mos kishte sportet si programe studimi, si kontingjent studentësh. Kursi i parë i sporteve në UET është një moment historik, ose një gur në rrugëtimin e historisë së UET.
Sa herë kemi parasysh një universitet kemi parasysh modelin greko-romak të shkollës antike. Gjithashtu, edhe fjalinë e famshme që na vjen nga klasa e fizkulturës ‘Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë’. Grupi i parë i sporteve është krijuar, presim dhe krijimin e grupit të masterit dhe UET shkon drejt ambicieve shumë të rëndësishme bashkë me idenë e ndërtimit të kampusit. Pikërisht me programin e studimit të sporteve në UET plotëson dhe kushtin e fundit për t’u quajtur një universitet i plotë, polivalent.
Studim Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte dhe Master Shkencor në mësuesi për Edukim Fizik dhe Sporte. Fakti i atraksionit të kësaj dege është vënë re nga numri i studentëve që u afruan që në ditët e para sidomos në programin Bachelor dhe që jemi në vazhdim në programin Master Shkencor Universiteti Europian i Tiranës në vazhdën e riorganizimit dhe zgjerimit me hapjen e degëve të reja ka përfshirë në departamentin e edukimit, edhe programet e edukimit fizik dhe sporteve. Risia që UET ka për këtë vit akademik nuk janë thjesht gama e gjerë në profilet e sporteve, por si pjesë e ekipit të stafit akademik do të jenë edhe 5 mjeshtra dhe profesionistë të sportit në profile të ndryshme, si: Ela Tase, Klodiana Shala, Edra Alibegaj, Andrea Marko dhe Viron Bezhani. Të gjitha programet që përfshin Departamenti i Sporteve, janë mbështetur dhe do vazhdojnë të mbështeten me bursa studimi. Ideja që UET të plotësohej me këtë departament, ka lindur dy vite më parë. Sportet janë një profil i rëndësisë së veçantë dhe me kontribut të madh në shoqëri. Rrugëtimi i ri me shtimin e Departamentit të Sporteve do të mbetet në historinë e Universitetit Europian të Tiranës.
Në këtë rrugëtim të ri, pjesë e së cilës janë bërë shumë studentë dhe pedagogë, përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, prof. asoc. dr. Edi Puka shprehet se me bashkëpunimin e kolegëve, me profesionalizmin e tyre jemi të sigurt që do të arrijmë rezultate shumë të mira.
Ndërkohë, atletja e njohur dhe mjeshtra e sportit Klodiana Shala ka shprehur përgëzimet e saj ndaj UET për këtë takim të parë të vitit akademi duke theksuar se vecantia e sportit nuk është vetëm çështja e të mësuarit por ajo që e bën më të veçantë është displina. “E ndiej veten shumë të nderuar që vazhdoj të jem për vitin e dytë radhaz si pjesë e ekipit në Universitetin Europian të Tiranës. Natyrisht të gjithë eksperiencën që kemi ndër vite do t’ua transmetojmë studentëve që pa diskutim do të kenë vlera kur të jenë në të ardhmen mësues të Edukimit Fizik. Kam kënaqësi të veçantë për mjeshtrat e mëdhenj që janë pjesë e këtij ekipi”, -vijoi ajo.
Ndërkohë për profesorin e nderuar të sporteve i cili ka dhënë një kontributë të veçantë për themelimin dhe ngritjet e programeve të sportit Agron Kasa, theksoi se përgatitja kurrikulave mësiomore për programet e sporti janë shumë të përshtatshme për tregun e punës dhe kjo është një dhunti vetëm e Universitetit Europian të Tiranës.
Gjatë fjalës së saj Zv. Rektorja e për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET i uroi studentëve të programeve të sportit një vit të mbarë akademik dhe shprehu mbështetjen që UET si institucion u jep çdo studenti dhe për më tepër atyre që studiojnë në programet e Sportit dhe Edukimit fizik, duke qene më dinamik nga vetë lloji i programit që kanë zgjedhur.