Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit: Studimet MASTER – një plotësim i nevojshëm në formimin akademik të profesionistëve të ardhshëm
Studimet Master në fushën e ekonomisë kanë si synim kryesor një plotësim të dijeve bazike dhe themelore, që merren në ciklin e pare të studimeve (Bachelor), të cialt në kushtet aktuale, jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjerë, po rezultojnë jo tërësisht të mjaftueshme për të përmbushur më së miri nevojat dhe kërkesat gjithnjë në modifikim të tregut të punës që lidhet me sistemin financiar në vend. Duhe të jetë e qartë se, dinamika e zhvillimit të sistemit financiar vendas, por dhe më gjerë në rajon e Europë, diktojnë një qasje shumë koherente dhe fleksible, për sa i përket natyrës së njohurive dhe mjeshtërive, që kërkohen për kryerjen me efektivitet dhe efikasitet të detyrave dhe kërkesave të vendeve të punës.
Sot vendet e punës në fushën e financës, si një fushë me diapazon shumë t gjerë studimi dhe aplikimi, kërkon, ndër të tjera, edhe dije e aftësi multi dhe interdisplinare, të cilat janë të vështira të sigurohen vetëm dhe mjaftueshëm në ciklin e parë të studimeve dhe natyrshëm kërkojnë studime më të thelluara dhe me sens më profesional dhe praktik. Këto “mungesë” e plotësojnë më së miri studimet e ciklit të dytë Master, e veçanërisht ato në UET, i cili me riorganizmin e programeve (që në viti i kaluar akademik) u mundëson studentëve të fushës së financës një larmi shumë ta madhe dhe të vlerësueshme zgjedhjesh dhe zgjidhjesh, për thuajse çdo profil apo kompetencë profesionale, në lëmin e financës.
Specialisti i financës, në cilëndo fushë specifike të saj, kërkohet të jetë i kompletuar sa më shumë edhe më kompetenca dhe dije që lidhen me fushën e TIK-ut, aspektet e menaxhimit të projekteve, etj., specifika këto që mundësohen dhe jetësohen vetmë përmes programeve më të thelluara Master, që në finale synojnë modelimin akademik dhe profesional të nj specialisti sa më të plotësuar dhe fleksibël n` tregun e punës në Shqipëri.