• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Nga prototipi te startup-i/ Prezantohet në UET FrameWatch Albania, platforma e re që përdor AI për analizën e narrativës së lajmit

  • Date 20 Nëntor, 2026

Mjedisit mediatik shqiptar i shtohet një platformë e re. Ndryshe nga mediat tradicionale, që kanë qëllim primar publikimin e lajmit, FrameWatch Albania ka në fokus analizën e narrativës së lajmit dhe krahasimin e mediave, duke evidentuar pas çdo ngjarjeje mënyrën se si ajo trajtohet në media të ndryshme dhe çfarë merr audienca nga secili lajm.

FrameWatch Albania është një platformë inovative, produkt teknologjik i Diturium Media Lab, që vjen si risi për mjedisin mediatik në Shqipëri. Ajo kombinon modele të ngjashme nga universitetet e huaja, por me një qëllim të vetin dhe në përputhje me nevojat e tregut mediatik shqiptar.

Në workshop-in e zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës, nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, nën drejtimin e dekanes Prof. Dr. Belina Budini, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes, u zhvillua testimi i platformës për të parë se si funksionon ajo për studentët dhe lexuesit.

Të pranishëm ishin ekspertë të fushës së IT-së, komunikimit dhe marketingut, si Rezart Bozo, Renato Civili dhe Luis Tanushi. Në diskutim me pedagogët mentorues dhe studentët e fakulteteve të ndryshme në UET, ata evidentuan potencialin e platformës në treg, si dhe strategjitë e marketingut për ta bërë produktin të njohur dhe të arritshëm për audiencën.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale e cilësoi laboratorin multimedial Diturium Media Lab një model bashkëpunimi mes studentëve, pedagogëve dhe ekspertëve të tregut, për të shndërruar idetë dhe prototipet në produkte konkrete dhe startup-e. Ajo theksoi se ky model është frymëzuar nga praktikat e universiteteve në SHBA dhe Europë, si Harvard University apo Arizona State University, ku institucionet akademike krijojnë mundësi që projektet e zhvilluara nga studentët dhe pedagogët të shfrytëzojnë ekosistemin universitar për t’u kthyer në sipërmarrje.

Budini shpjegoi se laboratori lindi si një zhvillim i natyrshëm i bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, duke përfshirë studentë të arteve, komunikimit, marketnigut, si dhe studentë të inxhinierisë dhe informatikës nga fakultete të tjera.

“Brenda Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale kemi avantazhin të kemi tre departamente. Kemi njëkohësisht studentë të dizajnit, të arteve pamore, kemi studentë të regjisë, që merren me produksionin, audion dhe videon, e natyrisht studentë të komunikimit”, theksoi dekania.

Prof. Dr. Budini theksoi rëndësinë e testimit të prototipit, vlerësimit të tij nga ekspertët, studimit të tregut dhe ndërtimit të një strategjie marketingu, në mënyrë që produkti të mos mbetet thjesht një projekt universitar, por të fitojë pavarësi dhe të arrijë te publiku. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është krijimi i vendeve të reja të punës për studentët.

Duke u ndalur te aspekti teknologjik, programuesi Rezart Bozo tha se ndërtimi i platformës pati sfidat e veta, pasi bëhet fjalë për një produkt të ri që i shtohet mjedisit tonë mediatik dhe se nuk ka aktualisht një model të ngjashëm në Shqipëri. Ajo është një ndërthurje mes punës që bëhet në një media dhe asaj në universitet, duke përfshirë përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Në platformë janë katër kategori që mund të logohen dhe të japin kontributin e vet: studenti, redaktori, eksperti dhe studiuesi, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të nxjerrë produktin final.

“Është një redaksi online, por ka të gjithë elementët e asaj tradicionale, duke kaluar në të gjithë filtrat e publikimit të një lajmi”, shpjegoi Bozo. Ai ilustroi për studentët se si funksionon platforma, nga përthithja e lajmeve prej mediave kryesore shqiptare, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, deri te kalimi në të gjithë filtrat e tjerë njerëzorë.

“Kemi përzgjedhur rreth 20 portale. Roboti i faqes shkon çdo dy orë në këto portale dhe tërheq lajmet e fundit. duke pasuruar databazën. Studenti merr lajmin nga arkiva dhe bën analizën e tij, e më tej trajton narrativën. Pas studentit futet eksperti dhe në fund redaktori, i cili shikon raportin dhe tekstin shpjegues dhe e bën materialin të dukshëm për vizitorin.”

Përveç zhvillimit teknologjik, një dimension i rëndësishëm i workshop-it ishte edhe bashkëpunimi ndërdisiplinar. Studentët e IT-së kontribuuan në dimensionin teknologjik dhe digjital të produktit, ndërsa studentët e Komunikimit, me mentorimin e pedagogëve Erisela Marko dhe Artur Jaupaj, u fokusuan në zhvillimin përmbajtësor, identitetin komunikues dhe strategjitë e PR-it. Së bashku me studentët e Klubit Studentor “Mc Luhan”, ata trajtuan qëllimet dhe arsyet pse ndryshojnë narrativat në media të ndryshme.

Në vijim, diskutimi u përqendrua te identiteti komunikues dhe strategjitë e PR-it që përdoren nga mediat për të rritur audiencën dhe për të arritur sa më shumë përdorues përmes mjeteve të reja digjitale.

Eksperti i marketingut digjital, njëkohësisht drejtor Komunikimi & PR te Gener 2 Group, Renato Civili, theksoi se kjo platformë është mjaft e rëndësishme për lexuesit, pasi i ndihmon të kuptojnë narrativat e lajmit, ndryshimet e këndvështrimeve nga një media në tjetrën dhe, për rrjedhojë, arsyet pse një çështje mund të theksohet më shumë se një tjetër. Ai përgëzoi fakultetin për sjelljen e një platforme të tillë në fushën e medias, duke iu bashkuar inovacionit në botë, ku ekzistojnë platforma të ngjashme që kryejnë funksione të caktuara, por ndihmojnë drejtuesit e kompanive dhe bizneseve të ndërtojnë strategjitë e duhura të marketingut.

Për ta bërë një produkt sa më të dukshëm dhe të arritshëm, përveç cilësisë së tij, duhen edhe marketerët apo influencerat adekuatë, që krijojnë besueshmëri. Përdorimi efektiv i rrjeteve sociale, sipas autorit të librit “Strategjia fituese”, është një mënyrë mjaft e mirë për të pasur sukses sot në biznes apo ndërmarrje të çdo natyre.

Në të njëjtën linjë, administratori dhe bashkëpunuesi i kompanisë “1001 Solution”, Luis Tanushi, prezantoi raste konkrete nga puna e tij, duke treguar se si bëhet komunikimi i një marke, kompanie apo biznesi të caktuar, përmes elementëve thelbësorë të brandimit, evidentimit të filozofisë, ndërtimit të strategjisë dhe zgjedhjes së mjeteve dhe kanaleve të duhura komunikuese.

Si një ekspert që ndërthur fushën e komunikimit me atë të marketingut, ai përfshiu në diskutim studentët, duke treguar se cilët janë elementët që u nevojiten gjatë punës së tyre, si atyre që do të angazhohen në analizën e narrativës së mediave, ashtu edhe atyre që do të punojnë në marketingun përmes rrjeteve sociale.

FrameWatch Albania është vetëm një nga elementët e Diturium Media Lab, i cili është shumëdimensional dhe ofron një sërë produktesh mediatike dhe platformash që u vijnë në ndihmë zhvillimit profesional të studentëve dhe profesionistëve të rinj, si dhe audiencave të ndryshme që kanë interesa informuese apo studimore.

FrameWatch Albania konkretizon modelin e bashkëpunimit universitet–industri, duke ndërthurur kërkimin shkencor, inovacionin teknologjik dhe sipërmarrjen në zhvillimin e një produkti mediatik me potencial tregu.

Tag:FrameWatch Albania, platformë, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET nderon Ben Blushin për kontributin në letrat shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humbasin
20 Nëntor, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-11-19 at 16.46.20 (1)
Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET nderon Ben Blushin për kontributin në letrat shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humbasin
20 Nëntor, 2026
1A3A0640
Ilir Ikonomi përmbyll biografinë për Fan Nolin me librin e tretë dhe të fundit, “Syrgjyni”
18 Nëntor, 2026
20261117_102240
Nga problemi te startup-i, workshop për studentët: Si të hedhin hapat e parë të sipërmarrjes
17 Nëntor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë