• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET nderon Ben Blushin për kontributin në letrat shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humbasin

  • Date 20 Nëntor, 2026

Për kontributin e tij në prozën dhe letërsinë shqipe, si dhe për promovimin e vlerave krijuese, Universiteti Europian i Tiranës, me propozim të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, nderoi shkrimtarin Ben Blushi me Certifikatë Mirënjohjeje.

Ky është vlerësimi i dytë më i rëndësishëm që jep universiteti, pas titullit “Doktor Honoris Causa”, për të nderuar figura të shquara të politikës, ekonomisë, shkencave humane dhe letërsisë, puna e të cilëve ka ndikuar thellësisht në shoqëri.

Rekomandimi për këtë vlerësim erdhi nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Dekania, Prof. Dr. Belina Budini, lexoi motivacionin e certifikatës: “Për kontributin pionier në prozë e eseistikë shqipe, finesën stilistike dhe promovimin e vlerave krijuese, që mishërojnë frymën e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale”.

Në fjalën e saj, Budini evidentoi lidhjen organike të krijimtarisë së Blushit me profilin akademik dhe artistik të Fakultetit, duke veçuar përmasën multimediale të autorësisë së tij, ndërthurjen e letërsisë me publicistikën dhe fotografinë, si dhe aftësinë për të nxitur debat intelektual e për të krijuar audienca joindiferente ndaj veprës së tij.

Nga “Të jetosh në ishull”, libri i parë që e prezantoi si shkrimtar në vitin 2008-ën, te “Historitë e çmendura të Tiranës”, i dalë së fundmi në librari, Ben Blushi numëron dhjetëra tituj, personazhe dhe histori përgjatë karrierës së tij letrare gati 20-vjeçare. Romanet e tij eksplorojnë tema historike, politike e sociale dhe shkojnë deri te pasioni i tij i fundit për fantashkencën historike, siç e quan ai vetë. Ajo që e dallon, sipas tij, shkrimtarin nga historiani është liria krijuese për të treguar ngjarje që kanë lidhje me të vërtetën historike, por që transformohen në imagjinatën e shkrimtarit, me veprime dhe biseda që nuk kanë ndodhur kurrë.

Gazetar dhe drejtues i shtypit të kohës për shumë vite në fillimet e karrierës së tij, Blushi kaloi më tej në domenin e politikës, për të lënë aty ndikimin e vet përmes drejtimit të disa dikastereve dhe themelimit të partisë së tij. Krahas angazhimit si drejtues i disa televizioneve të rëndësishme në Shqipëri, prej afro dy dekadash, Blushi ka qenë i pandarë nga letërsia. Ai ka pranuar “thirrjen e të parëve” dhe ka vijuar traditën familjare në lëminnë e letërsisë shqipe.

Duke e njohur fillimisht si deputet e më vonë si autor, presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, e quajti privilegj nderimin e një personaliteti të tillë të jetës politike dhe letrare. Ai tha se politika humbi një personalitet, i cili u bë fitore për letërsinë, në të cilën Blushi spikati si fenomen.

“Personalisht jam admirues dhe lexues i veprave të tij. ‘Të jetosh në ishull’ për mua ka qenë ndoshta libri më interesant”, theksoi Xhepa. Duke iu referuar librit të fundit, presidenti i UET tha se ndonjëherë qytetet njihen më mirë nëpërmjet letërsisë sesa historisë, njësoj siç Stambolli u bë më i njohur përmes librit të Orhan Pamuk.

Në bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Blushi iu përgjigj pyetjeve për librin e fundit “Historitë e çmendura të Tiranës”, 100 personalitetet e përfshira në të, frymëzimin dhe arsyet pse ka shkruar për figura të caktuara, duke lënë jashtë të tjera.

“Dy kanë qenë kriteret kryesore”, theksoi autori. “Të jenë të çmendur dhe të vdekur”.

Në vitet ’80, kur ishte student, Blushi kujtoi se në auditor më shumë se gjysma e studentëve dëshironin të bëheshin shkrimtarë. Në auditorët e sotëm nuk gjendet më kjo prirje, pasi të rinjtë orientohen drejt profesioneve që ecin paralelisht me zhvillimet e kohës, inovacionin dhe teknologjinë. “Ky lloj zanati sikur po avullon. Bota ka ndryshuar shumë shpejt dhe disa zeje që merren me shpirtin nuk kanë më aq shumë hapësirë. Shpirti është i padukshëm, nuk del në rrjetet sociale.”

Sipas tij, shkrimtarët sot nuk kanë peshën e dikurshme, kur bota ishte më pak teknologjike. Pavarësisht se statistikat tregojnë rritjen e numrit të lexuesve dhe të botimeve, shkrimtari lihet mënjanë. Vëmendjen dhe hapësirën publike, madje edhe atë virtuale, e zënë influencerat.

“Në 200 vjet numri i botimeve është 200-fishuar. Kjo për shkak të përhapjes së edukimit, ndikimit të universiteteve dhe uljes së analfabetizmit. Por, pavarësisht se ka më shumë lexues, shkrimtarët kanë më pak pushtet dhe janë shumë larg kolosëve dhe klasikëve të dikurshëm të letërsisë.”

Megjithatë, Blushi u shpreh optimist se bota do të ketë gjithmonë nevojë për shkrimtarë.

Tag:Ben Blushi, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ilir Ikonomi përmbyll biografinë për Fan Nolin me librin e tretë dhe të fundit, “Syrgjyni”
20 Nëntor, 2026

Next post

Nga prototipi te startup-i/ Prezantohet në UET FrameWatch Albania, platforma e re që përdor AI për analizën e narrativës së lajmit
20 Nëntor, 2026

You may also like

1A3A1771
Nga prototipi te startup-i/ Prezantohet në UET FrameWatch Albania, platforma e re që përdor AI për analizën e narrativës së lajmit
20 Nëntor, 2026
1A3A0640
Ilir Ikonomi përmbyll biografinë për Fan Nolin me librin e tretë dhe të fundit, “Syrgjyni”
18 Nëntor, 2026
20261117_102240
Nga problemi te startup-i, workshop për studentët: Si të hedhin hapat e parë të sipërmarrjes
17 Nëntor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë