• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Promovohet numri i ri i “POLIS”, në fokus media dhe shoqëria në epokën digjitale

  • Date 19 Tetor, 2026

Ndryshimet teknologjike po riformësojnë shumë aspekte të shoqërisë, nga ekonomia te tregu i punës, edukimi, kultura. Jashtë këtij ndikimi, sigurisht që nuk mund të mbetej sfera e komunikimit dhe krijimit ku një nga instrumentet më të fuqishme vijon edhe sot të jetë media. Por, si po ndryshon komunikimi mediatik në epokën digjitale dhe cilat janë sfidat e reja që po hasin profesionistët dhe publiku në këtë kontekst?

Ka qenë ky fokusi  i projektit “Rregullimi i mjedisit mediatik në erën digjitale: Hulumtim i instrumentave dhe praktikave novatore në linjë me standardet e BE-së” i zhvilluar nga Universitetit Europian i Tiranës dhe i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), i cili zhvilloi ditën e premte konferencën finale, në të cilën u evidentuan një sërë gjetjesh nga praktika shqiptare dhe ajo evropiane.

Në kuadër të kësaj konference u promovua edhe numri 25-1 i revistës shkencore “POLIS”, me temë “Media, Society and Creative Practice across Technological Landscapes”, botim i Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET. Ky event krijoi hapësirë për të lidhur rezultatet e kërkimit shkencor me sfidat konkrete të transformimit digjital të medias në Shqipëri, pjesëmarrjes demokratike, besimit publik dhe nevojës për instrumente e praktika rregullatore në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Duke folur për numrin e ri të revistës “POLIS”, dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Dr. Belina Budini tha se ai sjell studime ndërdisiplinore mbi transformimin e komunikimit publik, demokracinë, arsimin, kulturën vizuale, identitetin dhe krijimtarinë në një mjedis gjithnjë e më të ndërmjetësuar nga platformat digjitale dhe algoritmet.

“Artikujt e përzgjedhur i përgjigjen këtyre shqetësimeve duke trajtuar një nga pyetjet përcaktuese të kohës sonë: si mund t’i ruajnë shoqëritë dijen, besimin, krijimtarinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë demokratike në mjedise gjithnjë e më të ndërmjetësuara nga media dhe të strukturuara nga algoritmet?”, u shpreh Prof. Dr. Budini.

Rektorja e UET, Prof. Dr. Drita Kruja përgëzoi të gjithë autorët që kontribuuan në këtë botim, mes të cilëve edhe autorë të huaj, duke e kthyer “Polis” në një medium të rëndësishëm për kërkuesit shkencorë brenda dhe jashtë hapësirave shqipfolëse. Prof. Kruja inkurajoi pedagogët që të vijojnë bashkëpunimet me studentët dhe kërkuesit e huaj, në mënyrë që revista, përveç indeksimeve të brendshme, të renditet edhe ndërkombëtarisht, ku synimi i radhës është përfshirja në Scopus.

Një tjetër dimension i rëndësishëm i kërkimit në UET ështëpërfshirja e studentëve të ciklit bachelor dhe master. Prej vitesh, Universiteti Europian i Tiranës e ka kthyer në traditë organizimin e DSSH Junior, Ditët e Studimeve Shqiptare për të Rinjtë, ku paraqiten punimet më të mira të studentëve të masterit, të cilat më vonë gjejnë hapësirën e tyre në pesë revistat shkencore të pesë fakulteteve. Punimet më të mira vlerësohen nga juria me Çmimin e Presidentit.

“Qëllimi ynë është që të përfshijmë studentët e masterit në projektet tona kërkimore, në mënyrë që punimet e tyre të sjellin produkte konkrete. Ne kemi pasur rreth pesë projekte të cilat janë financuar nga AKSHI, që kanë pasur pjesëmarrjen si të studentëve doktoralë, ashtu dhe të studentëve të masterit dhe, normalisht, duke pasur një financim, kërkimi shkencor bëhet edhe më cilësor”, theksoi rektorja.

Dekania Budini theksoi se edhe në këtë numër të “POLIS”, disa prej punimeve vijnë në kuadër të projektit që Departamenti i Shkencave të Komunikimit ka me AKSHI-n, në fushën e mediave, rolit të tyre dhe ndikimit që kanë në shoqëri, me punime nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, por dhe pedagogë dhe studentë të fakulteteve të tjera, si dhe nga studiues ndërkombëtarë.

“POLIS” 25-1 sjell dy punime nga autorë të huaj. I pari nga Kumar dhe Daksh analizon metodat e Gandit dhe lëvizjet e rezistencës në Evropën Lindore, përfshirë Poloninë, Çekosllovakinë dhe Gjermaninë Lindore, duke shqyrtuar kushtet që ndikojnë në efektivitetin e protestave paqësore. Punimi i dytë ndalet te mënyra se si platformat TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts ndikojnë në krijimin, shpërndarjen dhe perceptimin e përmbajtjeve vizuale. Në pamundësi për të qenë i pranishëm gjatë promovimit të revistës në UET, autori Mohammed Baba Yahaya, përmes një videomesazhi, ndau më tej idetë dhe gjetjet nga studimi i tij.

I zhvendosur në kontekstin shqiptar, ky botim sjell disa kërkime dhe gjetje mjaft interesante sa i përket ndikimit të digjitalizimit në jetën e qytetarëve. Në punimin me temë “Digjitalizimi, pjesëmarrja demokratike dhe besimi në Shqipëri”, autorja Elda Bagaviki shqyrton ndikimin e teknologjisë në qeverisje, pjesëmarrjen qytetare dhe besimin te institucionet.

Studiuesja Gerta Shaqe, në punimin e saj “Komunikimi politik në sistemet hibride mediatike: Rasti i Luksemburgut”, shqyrton ndërthurjen e mediave tradicionale me rrjetet sociale dhe komunikimin e drejtpërdrejtë të politikanëve me publikun, duke ngritur pyetje mbi llogaridhënien dhe funksionin e gazetarisë.

Një tjetër aspekt interesant sa i përket ndikimit të rrjeteve dhe platformave sociale në ndërtimin e identitetit gjuhësor vjen i trajtuar nga pedagogët Xhiljola Abdihoxha dhe Dritan Idrizi. Duke marrë parasysh ndikimin e algoritmeve, ata shqyrtojnë se si individët ndërtojnë dhe shfaqin identitetin e tyre përmes gjuhës, vetëprezantimit dhe ndërveprimeve në rrjetet sociale.

“Është, në fakt, një pyetje që na lind natyrshëm gjithmonë kur postojmë diçka, kur shkruajmë diçka, kur publikojmë diçka online: ne nuk jemi të qartë nëse realisht po tregojmë atë që është identiteti ynë personal apo mund të krijojmë një tjetër identitet”, theksoi Xhiljola Abdihoxha, duke shtuar se për këtë studim është mbështetur kryesisht te autorët e huaj, pasi në Shqipëri kjo temë ende nuk është trajtuar.

Pedagogu Dritan Idrizi u ndal më tej te qasjet gjuhësore, ku përmbajtja shpesh përcaktohet nga algoritmet dhe riformësohet nga rregullat apo kufizimet që ato përdorin.

Në vazhdën e diskutimit mbi ndikimin që ka diskursi mediatik në shoqëri dhe arsim, studimi i pedagogëve Kristi Bello dhe Blegina Hasko Bezo trajton ndikimin e mesazheve mediatike në perceptimet, sjelljen shoqërore dhe përvojat arsimore, si dhe rëndësinë e edukimit mediatik dhe të mendimit kritik.

Profesorja Hasko vjen si bashkautore edhe në punimin tjetër me temë “Inovacionet dhe sfidat pedagogjike në edukimin artistik në Shqipëri”, së bashku me studiuesin Eris Tare. Në të, autorët analizojnë integrimin e mjeteve dhe teknologjive digjitale në mësimdhënien e arteve, si dhe nevojën për përgatitjen e mësuesve dhe përditësimin e metodave mësimore.

Jo vetëm çështje të fushës së komunikimit dhe edukimit, por edhe të psikologjisë. Pedagogia Prof. Asoc. Dr. Voltisa Gjergji foli për punimin e saj në fushën e gjinisë,  me temë “The Myth of Male Power”, në bashkëpunim me studentin Saimir Rexhepaj,  në të cilin trajtohet mënyra se si meshkujt perceptojnë rolin e tyre në shoqëri.

Në vijimësi të bashkëpunimeve që ky fakultet ka pasur me departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, në kuadër të projekteve në fushën e medias, siç ka qenë ndërtimi nga studentët i aplikacioneve që vlerësojnë narrativat e mediave, nuk mund të mungonte në këtë botim as pjesa e informatikës. Pedagogia Aurora Binjaku sqaroi se punimi i saj në bashkëautorësi me pedagoget Emisa Isufaj dhe Etleva Haxhihyseni, vjen si një kombinim disiplinash, i cili trajton qëndrimin e studentëve ndaj universitetit dhe arsyet pse të rinjtë largohen prej tij. Ato arrijnë në përfundimin se ndërprerja e studimeve është një proces shumëfaktorial, i ndikuar nga integrimi akademik, presioni financiar, punësimi, emigracioni dhe ndryshimet familjare.

Revista “POLIS” është e para revistë e botuar në Universitetin Europian të Tiranës, e cila prej 18 vitesh është shndërruar në një medium shkencor të kërkuesve në fushat humane dhe jo vetëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Tag:Belina Budini, Kërkim shkencor, media, Polis, promovim, shoqeria, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Thirrje për aplikim Erasmus+ Shkëmbim studentor - University of Valladolid, Spanjë.
19 Tetor, 2026

Next post

Thirrje për aplikim Erasmus - Shkëmbim i stafit akademik dhe administrativ - West University of Timisoara, Rumani
19 Tetor, 2026

You may also like

timisoara
Thirrje për aplikim Erasmus – Shkëmbim i stafit akademik dhe administrativ – West University of Timisoara, Rumani
19 Tetor, 2026
V-Spain
Thirrje për aplikim Erasmus+ Shkëmbim studentor – University of Valladolid, Spanjë.
15 Tetor, 2026
1000004634
UET diplomon 698 studentë në ciklin Master, profesionistë të të gjitha fushave i bashkohen tregut të punës
12 Tetor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë