• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

HR Club 2026: A duhet të bëhet Inteligjenca Artificiale pjesë e kurrikulave të universiteteve?

  • Date 2 Tetor, 2026

Inteligjenca Artificiale duhet të studiohet në universitet. Ishte ky një nga sugjerimet kryesore të bëra në mbledhjen e HR Club 2026, të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, ku u fol për sfidat e reja të universiteteve në përgatitjen e studentëve për një treg pune që ndryshon vazhdimisht.

Në këtë takim të përvitshëm, të drejtuar nga dekania e këtij fakulteti, Prof. Asoc. Dr. Elona Shehu, ishin të pranishëm përfaqësues dhe drejtues të departamenteve të Burimeve Njerëzore të bizneseve partnere, mes të cilëve Rolanda Duro, përfaqësuese e PwC në Shqipëri dhe Kosovë; Mirela Behluli, eksperte për vlerësimin e pasurive të paluajtshme; Anisa Hysi nga Orion Construction; Junida Katroshi, drejtore e Departamentit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në KESH; përfaqësues të kompanisë IMB, etj.

Gjatë diskutimit mbi ndryshimet e tregut të punës, përshtatjen e universitetit dhe përgatitjen e studentëve për t’iu përgjigjur sfidave të kohës, u hodhën sugjerime dhe këshilla mbi ridimensionimin e rolit të universitetit, i cili tashmë duhet të bëjë më shumë sesa transmetuesin e dijes. Dekania Elona Shehu e nisi takimin duke bërë një retrospektivë të takimit të vitit të kaluar, ku u sugjeruan ndryshime në programe të caktuara dhe futjen e moduleve të reja. Disa prej këtyre sugjerimeve janë reflektuar në rishikimin dhe përmirësimin e kurrikulave.

“Në programin bachelor Financë kemi shtuar lëndën “Hyrje në Data” dhe “Business Intelligence”, e cila do të jetë e aplikueshme këtë vit për studentët e vitit të tretë. Rekomandimi i dytë për rishikimin e programit Informatikë Ekonomike u mor prej nesh në konsideratë, por ndryshimet do të reflektohen vitin e ardhshëm akademik”, theksoi Shehu.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit foli edhe për ndryshimet e bëra për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve, ku, ndër të tjera, në bashkëpunim me kompaninë e softuereve IMB, u sigurua aksesi i plotë në programin ALFA. Studentët që do ta mbyllin lëndën me vlerësimin mbi shtatë do të merrin licencë për përdorimin e programit. Shehu shtoi se të tjera rekomandime po adresohen, siç është ajo e futjes së trajtimit të pasurive të paluajtshme në kuadër të rishikimit të lëndës “Investimet”, apo të futjes së një moduli për financat personale, për të cilën ajo tha se është një “aftësi që mungon te shumica e studentëve”.

Përfaqësues të industrisë sollën shembuj nga puna e përditshme, duke nënvizuar se teknologjia po përdoret në fusha të ndryshme, nga marketingu dhe komunikimi te ndërtimi, financa dhe shërbimet profesionale. Për këtë arsye, u sugjerua që universiteti të krijojë mundësi për përballjen e studentëve me teknologjitë që përdorin sot kompanitë për të realizuar procese të caktuara. U sugjerua që mësimi dhe edukimi për Inteligjencën Artificiale të institucionalizohet dhe të përfshihet në formimin universitar, qoftë në formën e moduleve apo programeve të studimit.

“Nuk e di se kur do të jetë koha e duhur, por për mendimin tim është e pashmangshme futja e Inteligjencës Artificiale si program studimi në universitet”, theksoi Junida Katroshi, duke shtuar se tashmë IA apo chat bote-t nuk përdoren vetëm për punime diplomash apo esesh. “Mjetet e tyre janë bërë pjesë e përditshme e punës së një profesionisti, pavarësisht fushës së ekspertizës.”

Ekspertja Rolanda Duro, sugjeroi që universitetet të marrin në auditor ekspertët më të mirë të fushës, nga kompani që jo vetëm e përdorim IA-në, por janë maturuar në këtë sektor, për të ndarë me studentët eksperiencat më të mira.

Diskutimi u zgjerua më tej te raporti mes arsimit universitar, praktikës profesionale dhe kërkesave të tregut të punës. Një prej çështjeve të ngritura ishte edhe te nevoja e ndjekjes së masterit profesional apo masterit shkencor dhe mënyra se si këto cikle studimi perceptohen nga institucionet publike dhe industria. Drejtuesja e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Çerpja, dhe drejtuesja e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Prof. Asoc. Dr. Irina Canco, vunë në dukje se ndryshimet e kërkesës së tregut kanë ndikuar te programet e studimit. Disa prej tyre janë mbyllur gjatë viteve, për shkak të rënies së kërkesës së studentëve, ndërkohë që janë hapur programe të reja në bashkëpunim me industrinë.

Sa i përket praktikave të punës, ato shihen gjithmonë të dobishme dhe eficente. Megjithatë, të pranishmet ranë dakord se nuk janë të mjaftueshme për të zëvendësuar një cikël studimi. U theksua se praktika profesionale dhe universiteti nuk duhet të shihen si alternativa që zëvendësojnë njëra-tjetrën, pasi formimi akademik krijon bazën e njohurive, ndërsa eksperienca në punë i jep studentit mundësinë t’i aplikojë ato në situata konkrete.

Në diskutim u sollën edhe raste të studentëve të punësuar pas praktikave profesionale, ku vendimi për punësim nuk është mbështetur vetëm te rezultatet akademike, por edhe te mënyra se si studenti përshtatet me kërkesat e vendit të punës, zgjidh problemet dhe përvetëson procese të reja. Përfaqësuesit e industrisë theksuan se diploma mbetet tregues i formimit dhe certifikimit profesional, por në shumë raste nuk është më i vetmi kriter. Në varësi të profesionit, rëndësi marrin edhe eksperienca praktike, njohja e programeve profesionale, aftësitë teknike, komunikimi dhe aftësia për t’u përshtatur me ndryshimet. Së fundi, këtyre kriterve iu bashkëngjitet edhe njohja e mjeteve (tools-ve) të Inteligjenclës Artificiale. 

Në përfundim, biseda u rikthye te një prej pyetjeve themelore të takimit, në atë se çfarë duhet të marrë sot një student nga universiteti, për t’u përballur me një treg pune që mund të jetë shumë ndryshe pas tre apo pesë vitesh. Edhe pse është një pyetje që ngre një problematikë, e cila iu adresohet studentëve, në fakt ajo mbetet një pyetje reflektuese që institucionet dhe akademikët ia bëjnë vetes. Në tregun e punës që ndryshon, me profesione që zhduken, të tjera që lindin dhe aftësi të reja që kërkohen, universitetit i duhet të përshtatet dhe ridimensionojë rolin e vet, për të vijuar misionin e tij si një aktor i rëndësishëm në përgatitjen e gjeneratave të ardhshme që zhvillojnë shoqërinë dhe ekonominë e një vendi. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit mes universitetit dhe kompanive, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të fitojnë eksperiencë përpara përfundimit të studimeve.

Tag:Elona Shehu, HR Club, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Pas 5 përballjeve të forta, studenti i UET, Mal Sahiti, shpallet kampion në EUSA 2026
2 Tetor, 2026

You may also like

799839467_10238836761630439_7185540255718359924_n
Pas 5 përballjeve të forta, studenti i UET, Mal Sahiti, shpallet kampion në EUSA 2026
2 Tetor, 2026
22
Starton SMART-XFER, projekti i parë i Horizon Europe i fituar dhe koordinuar nga Universiteti Europian i Tiranës
1 Tetor, 2026
WhatsApp Image 2026-09-30 at 10.39.40
Mbyllet reZEB: Module dhe laboratorë të rinj për zhvillimin e aftësive për efiçencë energjetike dhe ndërtesa të qëndrueshme
30 Shtator, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë