• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Mbyllet reZEB: Module dhe laboratorë të rinj për zhvillimin e aftësive për efiçencë energjetike dhe ndërtesa të qëndrueshme

  • Date 30 Shtator, 2026

Pas tre vitesh zbatimi në disa universitete, është përmbyllur me një sërë rezultatesh pozitive projekti reZEB. Pjesë e programit Erasmus+, ky projekt, i nisur në nëntor të vitit 2023, synonte nxitjen e teknologjive të energjisë së rinovueshme dhe njohurive për efikasitetin e energjisë drejt ndërtesave me energji pothuajse zero, për inxhinierë dhe profesionistë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka adresuar nevojën e përgatitjes së profesionistëve të kualifikuar në këtë sektor, përmes përshtatjes së arsimit të lartë me standardet e BE-së dhe në përputhje me kërkesat e industrisë.

Në konferencën finale dyditore, të mbajtur në Tiranë, nën organizimin e Universitetit Europian të Tiranës dhe Tirana College of Technology, akademia, institucionet publike dhe industria u bënë bashkë për të folur dhe diskutuar sfidat në realizimin e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të këtij projekti.

Drejtuesja e konferencës dhe përfaqësuesja e UET në këtë projekt, Kebjana Haka, e cilësoi një moment të rëndësishëm për të parë në kohë e për të reflektuar për punën e këtyre 3 viteve, e njëkohësisht për të matur impaktin dhe atë se çfarë është arritur të ndryshohet.

“Kemi module të reja të hapura e të tjera të përditësuara, përmirësim të laboratorëve në universitetet tona. Kemi krijuar lidhje më të forta me sektorin e energjisë, si dhe kemi zhvilluar njohuri dhe aftësi të reja te studentët dhe stafi akademik”, u shpreh Haka.

Në fjalën përshëndetëse, presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, foli për rëndësinë e edukimit të brezit të ri në fushën e eficiencës së energjisë, një element mjaft i munguar ndër vite në shoqërinë shqiptare. Prof. Xhepa theksoi se dikur edukimi bëhej në familje, kryesisht për konsum vetjak, por tashmë, përmes projekteve të tilla, ai shtrihet në shoqëri dhe krijon një kulturë të re të sjelljes njerëzore.

“Mendoj se eficienca e energjisë është një nga temat themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, së bashku me tranzicionin energjetik. Jam shumë i kënaqur që projekte të tilla po japin një kontribut konkret dhe po ndihmojnë brezin tonë të ri të punojë dhe të jetë më i ndërgjegjshëm për një çështje kaq të rëndësishme”, nënvizoi Xhepa.

Drejtuesi i Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri, Geron Kamberi, foli për rëndësinë e zbatimit të projekteve të tilla që kanë në fokus energjinë, pasi iu përgjigjen sfidave globale të kohës në të cilën jetojmë.

“Bota po përballet me dy lloje tranzicionesh: tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital. Sot po shohim rezultate dhe produkte shumë të dobishme për mënyrën se si do të përballemi me tranzicionin e gjelbër. Janë përcaktuar objektiva që deri në vitin 2050 të kemi një kontinent me zero emetime, gjë që përbën një sfidë shumë të madhe për të gjitha vendet”, theksoi Kamberi.

Më tej, ai foli edhe për objektivat e Erasmus+, i cili po hyn në një fazë të re financimi për vitet 2028–2034, por gjithmonë duke e mbajtur fokusin kryesor te edukimi dhe arsimi i lartë në Evropë dhe më gjerë.

Konsorciumi i projektit reZEB përfshinte disa universitete nga Spanja, Italia, Qipro, Shqipëria dhe Kosova. Nga Shqipëria ishin 3 universitete, UET, Polis dhe TCT, si dhe disa organizata partnere dhe kompani private nga vendi ynë dhe Kosova.

10 module të reja dhe dhjetëra partneritete

Një projekt të frytshëm dhe një detyrë të vështirë. Kështu e cilësoi zbatimin e reZEB koordinatori i tij, profesori Dr. Juan J. Hernández nga universiteti i Spanjës, Castilla-La Mancha (UCLM), i cili bëri një përmbledhje të të gjitha arritjeve dhe impaktit që ka lënë projekti gjatë zbatimit të tij trevjeçar.

“Për mua, koordinimi i projektit ishte një detyrë e vështirë në fillim, sepse temat e mia nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtesat. Megjithatë, më ka pëlqyer shumë puna në këtë projekt dhe kam mësuar shumë, jo vetëm për këto çështje, por edhe për gjëra të tjera të rëndësishme, veçanërisht për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë”, u shpreh Dr. Hernández.

Profesori pranoi se projekti ka arritur të plotësojë gjithë objektivat e tij të fillimit, që synonin sjelljen e praktikave më të mira të universiteteve të BE-së në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me edukimin mbi Teknologjitë e Energjisë së Rinovueshme dhe Efiçiencën e Energjisë në Ndërtesa.

Sa i përket rezultatit akademik, ai ka pasur shtrirje dhe impakt të konsiderueshëm, me hapjen e 10 moduleve të reja dhe modernizimin e 16 moduleve ekzistuese. Po ashtu, janë përmirësuar 7 laboratorë ekzistues, të cilët janë modernizuar me pajisje dhe teknologji që u vijnë në ndihmë studentëve për praktikat mësimore. Tjetër impakt i rëndësishëm në akademi ishte dhe inkuadrimi i 109 ECTS-ve (European Credit Transfer and Accumulation System).

Sa i përket shtrirjes gjatë gjithë fazave të tij, profesor Hernández tha më tej se reZEB ka arritur te 1000 studentë, ka përfshirë 55 anëtarë dhe ka ndërtuar 137 partneritete me aktorë nga bota e akademisë, industrisë dhe biznesit, si dhe institucione apo organizata të ndryshme që operojnë në fushën e energjetikës.

Gjithashtu, janë zhvilluar 9 kurse dhe 5 workshope, të cilët janë ndjekur nga rreth 800 pjesëmarrës, qofshin këta studentë, pedagogë, ekspertë, profesionistë të sektorit apo përfaqësues të institucioneve monitoruese dhe ligjzbatuese.

Përtej impaktit afatshkurtër dhe rezultateve të arritura gjatë këtyre tre viteve të zbatimit, profesori Juan J. Hernández theksoi se reZEB ka lënë edhe një impakt afatgjatë, në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme në mësimdhënie, në partneritete të qëndrueshme akademike dhe kërkimore, në futjen e procedurave të reja të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

E po ashtu, përmes përfshirjes është siguruar angazhimi i qëndrueshëm i palëve të interesuara, janë identifikuar nevojat e punëdhënësve rajonalë për aftësi të reja, si dhe janë integruar parimet e nZEB, të cilat kërkojnë projektimin dhe ndërtimin e një ndërtese me performancë të lartë energjetike, e cila përdor sasi shumë të ulëta energjie, e mbuluar kryesisht nga burime të rinovueshme.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, duke folur për impaktin në UET, tha se në kuadër të projektit fakulteti që ajo drejton ka përfshirë disa module dhe ka përditësuar të tjera.

“Në kuadër të këtij projekti, kemi përfshirë dy lëndë të reja në programin Master i Shkencave në Inxhinieri Mekanike dhe kemi modernizuar tre lëndë të tjera në nivelin Bachelor, në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë. Besoj se këto tema do të na ndihmojnë t’i afrojmë studentët tanë me nevojat e tregut të punës dhe me zhvillimet e reja në sektorin e energjisë”, theksoi Xhindi.

Konferenca vijoi punimet e saj me shpalosjen gjatë dy ditëve, nga të gjitha universitetet partnere dhe organizatat publike apo ato të industrisë, të cilat reflektuan mbi ndikimin e këtij projekti, matur kjo me vlera konkrete, me hapjen e moduleve dhe përmirësimin e kurrikulave, por edhe në ndërtimin e partneriteteve për të trajtuar së bashku sfidat e reja në fushën e energjisë së rinovueshme dhe efiçiencës së energjisë.

Tag:Belian Budini, Juan J. Hernández, reZEB, Selami Xhepa

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Profesionet po ndryshojnë, po universiteti? Projektet që sjellin tregun e punës në auditor
30 Shtator, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-09-30 at 08.43.46 (3)
Profesionet po ndryshojnë, po universiteti? Projektet që sjellin tregun e punës në auditor
30 Shtator, 2026
Arjona Meçaj
“Më shumë se një auditor”/ Rrëfimet e 4 gjimnazistëve ekselentë që zgjodhën të studiojnë në UET
29 Shtator, 2026
1
20 vite UET/ Nga një ide, në një histori që vazhdon
25 Shtator, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë