• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

UET dhe Aviatec sjellin për herët të parë në Shqipëri programin 2-vjeçar për inxhinierë avionësh

  • Date 5 Maj, 2026

UET dhe Aviatec sjellin në Shqipëri programin Aircraft Maintenance Technician (AMT). Programi dy-vjeçar u ofron studentëve trajnim sipas standardeve të Agjencisë Europiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), duke i pajisur me certifikim të licencuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Një profesion shumë i kërkuar, për shkak të mungesës së inxhinierëve të avionëve në tregun europian dhe ndër më të mirëpaguarit në sektor.

Profesioni i inxhinierit të avionëve do të ketë kërkesë të lartë në vitet e ardhshme. Ishte kjo deklarata e përfaqësuesit tëagjencisë greke Aviatec, Ioannis Deligiannis gjatë prezantimit të programit për inxhinierë avionësh në Universitetin Europian të Tiranës. Aircraft Maintenance Technician (AMT), është një nga kualifikimet më të rëndësishme teknike në industrinë e aviacionit

Një program dy-vjeçar, i ofruar nga UET dhe Aviatec, do t’u ofrojë studentëve shqiptarë mundësinë e trajnimit sipas standardeve të Agjencisë Europiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), cila siguron licencë dhe certifikim që njihet në të gjithë botën. Qëllimi është krijimi i një elite të re teknike, e cila do të trajnohet në Shqipëri, por do të pajiset me një licencë që njihet në çdo cep të globit.

“Të gjithë studentët, kandidatët që do t’u bashkohen klasave në Universitetin Europian të Tiranës, do të jenë grupi i parë udhëheqës që do të depërtojë në tregun e aviacionit në Shqipëri, në Europë dhe në mbarë botën”- do të shprehej kapiten Miltiadis Kotzageridi, pilot me përvojë të gjatë.

Pas dy viteve trajnim teorik dhe praktikë, studentët do të pajisen me një licencë, e cila u mundëson të punojnë në të gjithë botën.

Ky program nuk vjen thjesht një mundësi e re studimi, por si një përgjigje strategjike ndaj një prej krizave më të mëdha të industrisë globale të fluturimeve: Mungesës së specialistëve të certifikuar që garantojnë sigurinë e çdo mjeti fluturues.

Siç do të vinte në dukje administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Tildi Çadri, vetëm në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për rreth 12 mijë teknikë në vit, ndërsa qendrat që ofrojnë trajnime të ngjashme nuk mund të sigurojnë më shumë se 8 mijë të tillë.

“Ka një mungesë prej 4 mijë teknikësh çdo vit. Dhe kjo është një nga punët më të kërkuara dhe më të paguara në treg”- u shpreh zoti Çadri, duke shtuar se në 20 vjetorin e themelimit të tij, UET e ka zgjeruar gamën e ofertës së studimeve për të rinjtë shqiptarë.

Ky program është një mundësi jo vetëm për universitetin, por edhe për të rinjtë që duan të integrohen shpejt në tregun e punës dhe jo vetëm atë vendas.

“Ka një shaka midis pilotëve: Ata janë heronjtë, por pa teknikët, pilotët janë thjesht pasagjerë optimistë”, do ta përfundonte fjalën e tij administratori i UET, ku me nota humori theksoi rëndësinë kritike të këtij profesioni.

Përfaqësuesi i Aviatec, Ioannis Deligiannis, duke sjellë një tablo të së ardhmes, theksoi nevojën për inxhinierë edhe në skenarë futuristë me avionë autonomë

“Së shpejti do të kemi makina autonome, por ato nuk mund të mirëmbajnë veten. Kanë nevojë për inxhinierë. Profesioni i inxhinierit të avionëve do të ketë kërkesë të lartë në vitet e ardhshme, sidomos me zhvillimin e droneve në logjistikë dhe transport”, përfundoi ai.

Me një kërkesë në rritje në tregun europian dhe global, si dhe me mungesë të theksuar të specialistëve të certifikuar, programi AMT pritet të hapë dyer të reja për të rinjtë shqiptarë drejt një karriere të sigurt dhe të mirëpaguar. Duke kombinuar standardet ndërkombëtare me formimin praktik në vend, kjo nismë synon jo vetëm të përgatisë profesionistë të rinj, por edhe të pozicionojë Shqipërinë si një qendër të rëndësishme të trajnimit në industrinë e aviacionit. Për herë të parë, studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të trajnohen sipas standardeve të EASA (Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit), bordi mbikëqyrës që rregullon çdo fluturim në Evropë.

Gjatë ceremonisë së lancimit, Tildi Cadri, Administrator i UET, theksoi rëndësinë strategjike të këtij programi në përvjetorin e 20-të të universitetit.

Kapiten Miltiadis Kotzageridi, pilot me përvojë të gjatë, e cilësoi këtë grup të parë studentësh si “liderët” që do të depërtojnë në tregun global.

“Të gjithë studentët e rinj, kandidatët e rinj që do t’i bashkohen klasave në Universitetin Evropian te Tiranës, do të jenë grupi i parë udhëheqës që do të depërtojë në tregun e aviacionit në Shqipëri, në Evropë dhe në mbarë botën. Një inxhinier i ri që do të diplomohet nga Universiteti Evropian i Tiranës, pas dy viteve me 2,400 orë trajnim praktik dhe teorik në këtë institucion, dhe pasi të përfundojë trajnimin në punë me çdo organizatë mirëmbajtjeje ose linjë ajrore, është gati të punojë në të gjithë botën”- u shpreh Kapiten Kotzageridi.

Me standarde europiane dhe fokus praktik, programi synon të krijojë një brez të ri profesionistësh, duke i dhënë të rinjve shqiptarë një avantazh të fortë në një industri globale në rritje.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

DSSH XIII/ 98 studiues bashkohen në UET për sfidat e sistemit nga Inteligjenca Artificiale
5 Maj, 2026

Next post

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA TRUPA E PEDAGOGËVE TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË DHE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
6 Maj, 2026

You may also like

2S3A0070
Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi
25 Qershor, 2026
729629643_997560469527652_6440110259504202050_n
Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET
24 Qershor, 2026
WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.09.31 PM
Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi
18 Qershor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë