• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET

  • Date 24 Qershor, 2026

Jemi mësuar që gjithmonë të flitet dhe të shkruhet për studentët, për punën dhe arritjet e tyre. Por çfarë ndodh kur ata janë zëri i vetvetes? Janë objekti dhe subjekti në të njëjtën kohë. Ndodh ajo që sapo ka lindur në Universitetin Europian të Tiranës: një revistë e studentëve për studentët. Kjo praktikë është e njohur në universitetet më të mira botërore, si Harvard apo Oxford University, ku studentët krijojnë hapësirën për të shkruar dhe debatuar mbi shqetësimet e tyre dhe të shoqërisë. Në kontekstin tonë, një revistë e tillë vjen si një realitet i ri dhe model për të gjithë studentët shqiptarë.

“UET Chronicles” është një revistë online, e organizuar dhe e prodhuar nga studentët e klubeve studentore. Krijimi i një mediumi të tillë, nga studentët për studentët, erdhi si dëshirë për të pasqyruar larmishmërinë e aktiviteteve që vetë studentët zhvillojnë gjatë vitit akademik. Emri i përzgjedhur i revistës tregon edhe qëllimin e studentëve. Ajo do të pasqyrojë jetën akademike, konkurset, arritjet, jetën artistike dhe studentore jashtë auditorëve, të sjella përmes rrëfimeve të dorës së parë nga vetë studentët.

Ideja e hapjes së këtij mediumi lindi gjatë një mbledhjeje me studentët dhe mentorët e klubeve studentore. Rektorja e UET, Prof. Asoc. Dr. Drita Kruja, sugjeroi që, krahas mjeteve dhe kanaleve të komunikimit që ka universiteti, studentët të gjenin mënyrën për t’i dhënë forcë zërit dhe talentit të tyre. Punën e mori përsipër Klubi i Komunikimit, nën monitorimin e pedagoges Dr. Erisela Marko dhe dy studenteve që përqafuan të parat idenë: Greis Kanani dhe Sibora Këllezi. Ndërsa projekt-ideja diskutohej vazhdimisht, gjithnjë e më shumë studentë besuan tek ai. Jon Kasaruho, Grejsi Xhani, Irini Tollumi, Irisa Abdiu dhe Nejla Mjeshtri iu bashkëngjitën grupit të punës për të sjellë në dritë botimin e numrit të parë të kësaj reviste.

Gjatë promovimit, rektorja Kruja tha se vetëm nëpërmjet komunikimit mund të lindin ide dhe të bëhen gjëra të mira. Ajo vlerësoi punën e studentëve dhe i përgëzoi ata për frymën e bashkëpunimit, pa të cilën ky produkt mediatik nuk do të ishte i mundur. “Klubet studentore janë një shprehje shumë e mirë e aftësive tuaja dhe ajo që më pëlqen më tepër është puna në grup. Prodhimi i revistës dëshmon se ju nuk jeni vetëm pjesëmarrës, por bashkëveprues dhe aktorë aktivë në komunitetin tonë akademik.”

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Dr. Belina Budini, tha se revista, edhe pse është produkt i klubeve studentore, shtrihet në të gjithë universitetin. Ajo theksoi se, përmes projektit Diturium Media Lab, një laborator i ri multimedial në UET, studentët do të kenë mundësi të shprehin kreativitetin dhe talentin e tyre.

Mentorja e Klubit të Komunikimit “McLuhan”, Erisela Marko, tha se revista është produkt i një pune njëvjeçare, e cila nisi nga Sibora dhe Greis. Ato përgatitën dy modelet e para, që u hodhën për diskutim, dhe më tej u vendos varianti përfundimtar, si një shkrirje mes dy projekteve fillestare. “Krijimtaria ka nevojë për liri dhe nuk mund të kufizohet, ndaj unë, si mentore, u kam dhënë lirinë që u duhej. I kam motivuar të bashkëpunojnë dhe të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.”

Pedagogia Marko tha se në qendër të këtij projekti është studenti, promovimi i punëve dhe aktiviteteve që realizojnë studentët e klubeve të ndryshme në UET. Vlerë e shtuar mbetet fakti se studentët e Klubit të Komunikimit nuk janë vetëm studentë të programit të Komunikimit, por edhe studentë të arteve, inxhinierisë, programeve të biznesit etj. “Kjo është një punë praktike dhe një vlerësim që mbetet në portofolin e tyre. Mendoj se nuk duhet të mbetet vetëm brenda universitetit, por duhet të shkojë përtej.”

Duke falënderuar studentët, Marko tha se një student kërkues dhe i përkushtuar e bën edhe pedagogun më të mirë.

Për Dekanin e Studentëve, njëkohësisht mentor i Klubit të Muzikës, Kristi Bello, prania e klubeve studentore në UET, në fushat e ekonomisë, komunikimit, psikologjisë, sportit, inxhinierisë, arkitekturës, letërsisë etj., ka qenë dhe mbetet një nga dimensionet më të bukura të këtij universiteti. Botimi i një reviste të dedikuar aktiviteteve që ata organizojnë, do t’u vlejë studentëve aktualë dhe atyre që do të vijnë më pas.

“Përveç fotove apo videove që mund të publikohen në rrjetet sociale, studentët kanë edhe një dokument, një dëshmi të tyren. Studentët e rinj do të kenë një histori dhe një trashëgimi mbi atë se çfarë ka ndodhur me këto klube studentore.”

Për studentin e programit Grafik-Dizajn, Jon Kasaruho, realizimi i revistës ishte një punë e madhe praktike, e cila u mundësoi mësimin dhe përvetësimin e njohurive të reja mbi mënyrën se si projektohet dhe ndërtohet një medium i tillë.

“Ka qenë vërtet një hapësirë për të shprehur kreativitetin tonë, secili në fushën e vet; dikush përmes shkrimit, dikush përmes fotografisë, dikush përmes dizajnit. Kemi dashur të sjellim diçka të freskët, me materiale të dedikuara vetëm për studentët.”

Në këtë numër të parë, krahas fjalës së rektores dhe dekanes Budini, i është dhënë hapësirë zërit dhe vizionit të mentorëve. E po ashtu, studentët nuk kanë lënë jashtë vëmendjes disa nga aktivitetet studentore më të bukura të këtij semestri të dytë, duke nisur me ekspozitën në burgun e Spaçit, hackathon-et, shfaqjet teatrale etj.

Studentja Sibora Këllezi theksoi se, përveçse një eksperiencë profesionale, puna me këtë revistë, bashkëpunimi dhe toleranca ndaj njëri-tjetrit bënë që ata të rrëzonin barrierat e të qenit thjesht kolegë dhe të ndërtonin miqësi të ngushta. Me shpresën se kjo revistë do të jetë frymëzim dhe një dritare e re në botën e komunikimit universitar, themeluesit e revistës ftuan studentët e tjerë t’i bashkohen këtij udhëtimi krijues, që përmban profesionalizëm, bashkëpunim, miqësi dhe, mbi të gjitha, shumë momente të bukura.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi
24 Qershor, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.09.31 PM
Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi
18 Qershor, 2026
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Administrativ
1 Qershor, 2026

Në kuadër të Programit Erasmus +, International Credit Mobility hapet thirrja për aplikime për shkëmbim stafi administrative – në IES Ribeira Do Louro. Dokumentat e nevojshme për aplikim: CV (në gjuhën angleze) Kopje e mjetit të identifikimit (pasaportë) Motivation letter …

Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Yeditepe University, Turqi.
22 Maj, 2026

Në kuadër të Programit Erasmus +, Universiteti Europian i Tiranës hap thirrjen për aplikime për shkëmbim stafi akademik dhe administrativ në Yeditepe University, Turqi. Mobiliteti do të kryhet në datat 6-10 Korrik 2026, si pjesemarres të International Staff Week. 4 STT …

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë