• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi

  • Date 18 Qershor, 2026

Muaj më parë rrugëtuan drejt Suedisë për të nisur një eksperiencë të re, me të panjohurat dhe sfidat e saj. Larg familjeve dhe shoqërisë, në një vend tjetër, me studentë ndërkombëtarë nga i gjithë globi, mes dhjetëra gjuhëve dhe kulturave të larmishme, por me dëshirën për të pasuruar veten me një përvojë të rrallë, nga ato që pak herë vijnë në jetë.

Është kjo historia e katër studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, Marina Niklekaj, Johan Bandilli, Denisa Përdedaj dhe Antigona Llozhi, të cilët sapo përfunduan studimet master në programin Software Engineering, në Universitetin Mälardalen (MDU) në Västerås. I vendosur në zemër të Suedisë, ky universitet shtrihet në dy kampuse: një në qytetin e Västerås, i cili gjendet në anën veriore të liqenit Mälaren dhe tjetri në Eskilstuna, në anën jugore të liqenit. Kampuset janë rreth 35 minuta larg njëri-tjetrit dhe afër 100 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, Marina, Johan, Denisa dhe Antigona iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së universitetit suedez për vijimin e vitit të dytë të studimeve, në kuadër të programit të diplomës së dyfishtë që Universitei Europian i Tiranës ka me disa universitete evropiane. Disa prej tyre ishin të familjarizuar me Universitetin Mälardalen gjatë studimeve bachelor në UET, sepse kishin ndjekur një semestër në auditorët e tij, përmes shkëmbimit studentor Erasmus+.

Mbrëmjen e së premtes, më 12 qershor, emrat e tyre u thirrën në sallën e madhe të ceremonisë së diplomimit në MDU. Ata ishin në mesin e 917 studentëve që u diplomuan në këtë universitet, përmes 4 ceremonive të mbajtura në të njëjtën ditë.

Çfarë janë programet e diplomave të dyfishta (double degree)?

Programet e diplomave të dyfishta janë programe ndërkombëtare të integruara, të cilat u japin mundësi studentëve që një cikël studimi ta ndjekin mes dy universiteteve partnere. Në përfundim të studimeve ata pajisen me diploma të dyfishta, certifikata të veçanta nga secili universitet pjesëmarrës, duke iu dhënë atyre një përvojë ndryshe të studimeve, ku përveç njohurive dhe rritjes profesionale, krijojnë network ndërkombëtar me kolegë dhe pedagogë nga e gjithë bota.

Diploma të tilla mbështeten nga Erasmus+ dhe programi Erasmus Mundus Joint Master Degree, përmes të cilit ofrohen diploma të përbashkëta dhe diploma të dyfishta. Në rastin e diplomës së përbashkët, studenti i ndan studimet mes dy auditorëve dhe në fund pajiset me një diplomë, me vulën e të dy institucioneve. Në rastin e diplomave të dyfishta, secili institucion lëshon diplomën e tij, duke përplotësuar së bashku kurrikuën dhe kreditet e nevojshme për finalizimin e studimeve.

UET me 26 të diplomuar në programet e përbashkëta dhe të dyfishta

Prej vitesh, Universiteti Europian i Tiranës ka ndjekur rrugën e ndërkombëtarizimit përmes akreditimeve ndërkombëtare, përfshirjes në projekte të Bashkimit Europian, zbatimit të programeve Erasmus+ për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, si edhe organizimit të vizitave studimore.

Përveç shkëmbimeve Erasmus, semestrale apo vjetore, UET ofron edhe programe diplomash të dyfishta dhe programe diplomash të përbashkëta me disa prej universiteteve partnere më prestigjioze në Evropë.

Që prej vitit 2016, në bashkëpunim me Universitetin e Salzburgut, ofrohet Masteri i Përbashkët POSIG në Shkenca Politike: Integrim dhe Qeverisje. Në vitin 2018, UET nisi bashkëpunimin me Universitetin Mälardalen për një diplomë të dyfishtë në Teknologjinë e Informacionit, program i mbështetur me bursë të plotë nga Erasmus+. Një tjetër diplomë e dyfishtë ofrohet, prej vitit 2022, në bashkëpunim me Universitetin Ludwigshafen, në programin Menaxhim Ndërkombëtar.

Në këtë rrugëtim, UET ka shënuar një rekord pozitiv, me 26 të diplomuar në këto programe ekzistuese dhe 5 studentë që vijojnë aktualisht studimet.

Përveç tre programeve të sipërpërmendura, prej vitit 2025 UET ofron edhe tre programe të përbashkëta master, në disa prej fushave më të kërkuara sot në tregun e punës, si Analitika e Biznesit me Inteligjencë Artificiale, Gazetaria e të Dhënave dhe Masteri Dixhital në Sipërmarrje Dixhitale.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Yeditepe University, Turqi.
18 Qershor, 2026

You may also like

Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Yeditepe University, Turqi.
22 Maj, 2026

Në kuadër të Programit Erasmus +, Universiteti Europian i Tiranës hap thirrjen për aplikime për shkëmbim stafi akademik dhe administrativ në Yeditepe University, Turqi. Mobiliteti do të kryhet në datat 6-10 Korrik 2026, si pjesemarres të International Staff Week. 4 STT …

header-backround.7fbe2678
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E DY VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA TRUPA E PEDAGOGËVE TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË DHE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
6 Maj, 2026
header-backround.7fbe2678
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA TRUPA E PEDAGOGËVE TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË DHE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
6 Maj, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë