• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Të ndërtosh karrierën brenda NATO-s / Historia e Alumni UET, Elda Murrizi, prej gati një dekade pjesë e aleancës

  • Date 5 Mars, 2026

Kur dërgoi aplikimin, nuk e njihte mirë procesin. Nuk kishte asnjë informacion se si funksiononte përzgjedhja, sa zgjaste dhe çfarë dokumentacioni kërkohej. Lexoi thirrjen për internship, iu duk interesante dhe dërgoi CV-në. Edhe pse në ndonjë moment mund të ketë shpresuar se do të pranohej, kurrsesi nuk mund ta imagjinonte se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut do të ishte institucioni ku do të ndërtonte karrierën.

NATO është një aleancë politike dhe ushtarake që ka si qëllim të garantojë lirinë dhe sigurinë e 32 anëtarëve të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake. Është kjo arsyeja pse perceptohet shpesh vetëm si organizatë ushtarake, por ndërkohë përfshin disa agjenci dhe është një ambient dinamik, ku diskutohen politika, ndërtohen strategji dhe merren vendime.

Historia e suksesit për Elsa Murrizin startoi në vitin 2017. Para dy vitesh ishte diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës në programin Informatikë Ekonomike. “Jam shumë e lumtur që kthehem sërish këtu për t’iu shpjeguar me detaje se si funksionon punësimi brenda NATO-s”, tha Murrizi gjatë një sesioni informues për studentët e UET, së bashku me kolegen e saj, Jolien Breuckelaers. Ajo sqaroi se procesi është i ndryshëm nga ai që ndodh me aplikimet në organizatat e tjera. E gjitha fillon me autorizimin e sigurisë.

“Është një procedurë standarde, që kërkon disa sqarime, informacione dhe detaje për udhëtimet, për familjen, por asgjë e veçantë përtej kësaj.” Murrizi u sugjeroi studentëve të aplikojnë jo vetëm për një pozicion, por të shprehin interesin e tyre në të gjitha opsionet që përshtaten me fushat e interesit, duke saktësuar se, nëse aplikimi është i mirë, mund të pranohen direkt, pa pasur nevojë të kalojnë në fazën e intervistës. “Është një stazh, që do të thotë se si kritere kërkohen vetëm mosha, kombësia dhe arsimi juaj”, sqaroi më tej.

Pas stazhit 6-mujor (mars–shtator 2017), në Shkollën e Sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s (NCISS), në Latina, Itali, ajo aplikoi për staf të përkohshëm në Bruksel. Ky stad punlsimi zgjat nga tre në gjashtë muaj, por mund të shtyhet në kohë. Pas një viti aplikoi për pozicione të përhershme, fillimisht si staf civil në Itali dhe më tej u rikthye sërish në Bruksel.

“Në të gjithë përvojën time kam punuar në tre organe të ndryshme të NATO-s. Është mirë të punosh në fusha të ndryshme, sepse krijon rrjet, fiton një përvojë të mirë, por edhe udhëton në vende të ndryshme”, tha Murrizi, e cila aktualisht është pjesë e stafit civil ndërkombëtar të NATO-s, si Analiste Biznesi e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Ajo e cilësoi mjaft dobiprurës fleksibilitetin që ofrojnë agjencitë e NATO-s për të lëvizur nga një departament në tjetrin apo nga një fushë në tjetrën, ku përveç trajnimeve dhe pagës, fiton edhe aftësi të reja.Organizata, gjithashtu, të ofron mundësinë të lëvizësh nëpër vende apo zona të ndryshme.

“Janë 32 kombe, kështu që takon njerëz, njeh kultura nga e gjithë bota. Organizohen evente dhe është një përvojë e mahnitshme. Nëse mund t’ju jap këtë këshillë, thjesht dërgoni aplikimin tuaj”, iu drejtua ajo studentëve, duke specifikuar më tej edhe mënyrën se si ta dërgojnë aplikimin, si të bëjnë prezantimin, çfarë duhet të presin nga intervista dhe si vijon më tej procesi i stazhit.

Aktualisht, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka tre kategori punësimi: internship-e gjashtë mujore të paguara; programi 3-vjeçar për profesionistët e rinj (YPP); dhe e fundit është kalimi në staf civil. Pozicionet janë të larmishme, pothuajse në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me inovacionin dhe teknologjinë, çështjet politike dhe ndërkombëtare, mbrojtjen kibernetike, marketingun strategjik, menaxhimin dhe financat, çështjet ligjore, inxhinierinë dhe logjistikën, TIK etj.

Përfaqësueset e organizatës inkurajuan të rinjtë të aplikojnë në fushat që përputhen me drejtimet e tyre të studimit dhe aspiratat profesionale, duke ndarë këshilla konkrete e të vlefshme për të pasur sukses gjatë gjithë procesit dhe për të rritur ndjeshëm shanset e përzgjedhjes.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Grant 2026 prezantohet në UET/ Nga ideja në biznes, si të ndërtosh sipërmarrjen tënde me 1.5 milionë lekë
5 Mars, 2026

You may also like

HHA_3534_1_50
Grant 2026 prezantohet në UET/ Nga ideja në biznes, si të ndërtosh sipërmarrjen tënde me 1.5 milionë lekë
3 Mars, 2026
HHA_0354_50
Ditmir Bushati në UET: Rendi i ri ndërkombëtar do bazohet te forca, Shqipëria duhet të respektojë veten
26 Shkurt, 2026
phd-diploma
NJOFTIM PËR MBROJTJE FINALE – “DOKTORATË”
26 Shkurt, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë