• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

FORUMET UET/ Ish-ministri Manja: BE e lodhur nga politika e brendshme në Shqipëri, fokusin e ka te Drejtësia

  • Date 20 Nëntor, 2025

I ftuar në forumet e Universitetit Europian të Tiranës, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit, por mbi të gjitha për rolin që ka qeveria, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.

Një proces sa politik aq edhe teknik, e cilësoi ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa u shpreh besimplotë se mund të ketë një lajm të mirë në fund të 2027. Nëse do të mbyllen në kohë, brenda vitit, të gjithë grup-kapitujt e hapur dhe do të jenë plotësuar si duhet të gjitha detyrat e shtëpisë, Manja tha se mund të ketë një shtrirje dore për Shqipërinë dhe Malin e Zi në aspektin e anëtarësimit, duke qenë se janë edhe shtete anëtare të NATO-s.

Sipas tij, klima politike në vend ka rëndësinë e saj në favorizimin dhe përshpejtimin e procesit, por duhet që të gjithë institucionet të bëjnë detyrën e tyre. Sa i takon rolit të Parlamentit, ish-ministri theksoi se ka një rol të rëndësishëm për të miratuar sa më shpejt projektligjet e përafruara dhe në përputhje me standardet evropiane, por ato varen nga shpejtësia që i sjell ekzekutivi.

“Nuk ka asnjë arsye për të penguar procesin e përafrimit ligjor dhe këtu është pesha kryesore e Parlamentit. Procesi i përafrimit të legjislacionit nuk duhet të jetë forcë kartoni, duhet të jetë produkt i një vullneti të përbashkët politik në Parlament”, u shpreh Manja.

Në kontekstin e përplasjeve të brendshme politike, me sqeverisë dhe opozitës, Manja tha se ato nuk janë më në interesin e Brukselit apo aleatëve që mbështesin integrimin, sic është SHBA-ja. Kjo për arsyen e vetme se nuk prodhojnë asnjë gjë të re.

“Kanë 30 vjet që e monitorojnë politikën e brendshme ku ne riciklojmë të njëjtat gjëra dhe me sa duket janë lodhur dhe ata me ne, me këto gjërat e brendshme. Prandaj e kanë vendosur theksin te reformat dhe proceset që janë në funksion të integrimit sa i takon përafrimit të ligjit. Janë lodhur me politikën tonë. Nuk marrin gjë të re pasi janë të njëjtat debate dhe ata me sa duket nuk presin një rezultat ndryshe për të njëjtat probleme”, theksoi ish-ministri, duke shtuar se fokusi është vendosur te Drejtësia.

Në këtë forum të dytë të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të moderuar nga dekani, Prof. Asoc. Ervis Iljazj, Manja foli edhe për vakancat në gjyqësor të krijuara nga Vettingu dhe Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se është reforma më e thellë e realizuar në Shqipëri pas shembej së regjimit.

“Unë e kam quajtur rithemelim të pushtetit gjyqësor dhe ndërmorëm një proces që është unikal në vendet demokratike. Nuk besoj se do të ketë një shtet të dytë që do të bëjë atë që bëmë ne në Drejtësi, që ishte procesi i Vettingut, i cili është një fotografi e momentit e sistemit.”

Sa i përket vakumit në burime njerëzore, e cila reflektohet pastaj në dosjet e pagjykuara, ish-ministri Manja tha se ato janë më të dukshme në prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm. Futjen e gjyqtarit të seancës paraprake, në situatën ku ndodhet drejtësia shqiptare, ai e cilësoi një element pengues në shpejtësinë e procesit penal.

“E futëm si figurë që do të kujdesej për respektimin e garancive proceduriale sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut në proceset penale. Sot në një masë të konsiderueshme ai është kthyer në një noter. Sipas pozicionit që mban sot, gjyqtari i seancës paraprake është bërë një hallkë penguese sa i përket shpejtësisë së procesit penal.”

Duke e vendosur theksin te Reforma në Drejtësi, e cila vitin e ardhshëm hyn në dhjetëvjetorin e fillim-zbatimit dhe për të cilën pritet të ketë bilance rreth funksionimit apo cedimit në aspekte të caktuara, Manja tha se ajo ishte reformë arkitekturore dhe se reforma reale akoma nuk ka ndodhur.

“Reforma reale në sistemin e drejtësisë do të fillojë kur të bëjmë kodet e reja: Kodi Penal, Kodi Civil, Kodi i procedurës Civile, Kodi i Procedurës Penale, për të cilin u ndërhy në 2017-ën por ka nevojë të ndërhyhet. Reforma në Kode është reforma reale në sistem sepse kemi të bëjmë me rregullat e rojës, rregullat proceduriale por dhe lëndën e parë. Kodet janë miratuar shumica në 1995 ndërkohë që Kushtetuta u miratua në 1998. Dinamika e zhvillimeve politike e bën të domosdoshme një reformë kodesh.”

Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se Parlamenti është pika fundore ku bëhet debati dhe miratohen ligjet, por cilësia e tyre nuk varet nga dora që i përgatit ato. Për këtë arsye, ai kërkoi përfshirjen e ekspertëve shqiptarë, të akademikëve apo institucioneve respektive për të dhënë kontributin e tyre sa i përket procesit të hartimit të ligjeve, duke theksuar se nuk ka pse t’u jepet më shumë rëndësi ekspertëve të huaj. Sipas tij, Shqipëria ka mjaft njerëz dhe profesionistë që gëzojnë ekspertizën e duhur në këtë fushë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET zgjon interesin e studentëve nga India/ Programet e mjekësisë dhe inxhinierisë, më të kërkuarat
20 Nëntor, 2025

You may also like

HHA_7147
UET zgjon interesin e studentëve nga India/ Programet e mjekësisë dhe inxhinierisë, më të kërkuarat
14 Nëntor, 2025
HHA_7103
Forumet UET/ Eksperti Mankolli: Ndryshoni qasjen, e ardhmja i përket Inteligjencës Artificiale
12 Nëntor, 2025
4R1A5016
Workshop në UET me partnerët e tregut të punës për formimin e profesionistëve me aftësi digjitale
3 Nëntor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë