• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

HR Club 2025/ FIIA prezanton profilet e reja të studimit në UET, plotësojnë kërkesat e tregut të punës

  • Date 19 Shtator, 2025

Takimi i përvitshëm i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës me përfaqësuesit e kompanive partnere, prezantoi ndryshimet në kurrikula dhe hapjen e profileve të reja të studimit si reflektim i kërkesave të tregut të punës. Mësimi i i soft skills dhe aftësive të reja teknologjike mbeten sfidë e vazhdueshme.

Rreth 63% e punëdhënësve e identifikojnë mungesën e aftësive si barrierën kryesore në zhvillimin e bizneseve të tyre, në pesë vitet e ardhshme. Sipas parashikimeve, 39 % e aftësive që zotërojnë sot punonjësit do të ndryshojnë gjatë kësaj periudhe ose do të transformohen.

Me këtë shifër nga raporti i The World Economic Forum për 2025, e çeli dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi, takimin me përfaqësuesit e Departamenteve të Burimeve Njerëzore nga kompanitë dhe bizneset me të cilat ky fakultet ka marrëveshje bashkëpunimi ose partneritete të reja, por edhe ish-studentë që kanë gjetur veten e tyre në tregun e punës.

Takimi i përvitshëm i HR Club solli në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës disa prej kompanive më në zë në Shqipëri në fushën e inxhinierive elektrike, elektronike, të IT-së, Teknologjisë së komunikimit, energjisë së rinovueshme, të tilla si: TDT & Partners, Ritech Solutions, Orion Construction, Smartëork, EuroElektra, Deloitte Albania, OSHEE Group, CiftjaTechnologies etj.

“Ky takim është dëshmi e vullnetit që ne kemi për të forcuar lidhjet midis universitetit dhe tregut të punës”, u shpreh Xhindi, duke theksuar se partneritete të tilla janë një detyrim ndaj studentëve që ia besojnë të ardhmen UET-it. Në vitin akademik 2024-2025, UET ishte universiteti me numrin më të madhe të studentëve të regjistruar në tregun e arsimit jopublik. Prof. Xhindi falënderoi të pranishmit që përveçse japin kontributin e tyre në tryeza të tilla diskutimi, mbeten në kontakt me universitetin, e më tej mundësojnë praktika dhe internshipe për studentët.

HR Club vijoi me prezantimin e departamenteve të fakulteteve në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Dr. Ardiana, përgjegjëse e Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës, i cili ofron 7 diploma në bachelor, master profesional dhe atë shkencor foli për trendet e zgjedhjes së studentvë. Ajo theksoi se kërkesat për master shkencor janë gjithnjë e më tepër në rritje, ndërsa risolli në vëmendjen masterin profesional me shumë perspektivë që ofron ky departament në bashkëpunim me Bankën Credins. Për studentët që ndjekin masterin Fintech, banka mundëson bursë dhe më tej punësim.

Përgjegjëse e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Kërkimit, prof. asoc. dr Otjela Lubonja sqaroi se pas kërkesave nga tregu i punës, janë bërë një sërë ndryshimesh dhe riorganizimesh. “Kemi dalë me dy profile të reja dhe këtë vit startojmë me profilin Arkitekturë dhe Urbanistikë, pasi kishim më parë vetëm Arkitekturë Interieri. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në masterin e ndërtimit, ku kemi futur profilin Inxhinieri Strukturash.”

Po ashtu, falë projekteve ndërkombëtare ku UET bën pjesë, prof. Lubonja theksoi se ndryshime janë bërë edhe në disa lëndë dhe janë shtuara të tjera, me qëllim përgatitjen e studentëve për aftësitë dhe teknologjitë e reja në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit.

Këtë vit akademik, FIIA vjen me daljen më vete të Departamentit të Inxhinierive, i cili më parë ka qenë bashkë me Departamentin e Arkitekturës. Përgjegjësi i këtij departamenti, dr. Fatmir Basholli tha se përveç programeve bachelor dhe master në Inxhinieri Mekanike, është aplikuar për inxhinieri Elektrike, me ambicien për të futur më vonë edhe programin Mekatronikë.

Përgjigje të reja për ndryshimet e tregut të punës

Ndërsa teknologjia zhvillohet me hapa të jashtëzakonshëm, aftësia e njeriut për ta përvetësuar dhe menaxhuar atë mbetet ende pas. Sfida të tilla të përbashkëta kërkojnë  bashkëpunim të ngushtë mes tregut të punës dhe universiteteve për të gjetur zgjidhje të reja. Dekania e FIIA, prof. Xhindi kërkoi nga të pranishmit që të parashtrojnë sfidat që hasin në përditshmëri, të paraqesin kërkesat deh sugjerimet e tyre në mënyrë që ato të reflektohen më tej në përgatitjen e studentëve.

Për ndryshimet që po pëson tregu i punës, si pasojë e Inteligjencës Artificiale, përfaqësuesja e Deloitte Albania, Anisë Abazi solli disa gjetje interesante të kryera nga kompania. Ajo tha se AI do të sjellë dy efekte, automatizimin, i cili prodhon shkurtimin e vendeve të punës, dhe nga ana tjetër do të kërkojë një ndërveprim më të ngushtë me teknologjinë. Sipas saj, studimi i Deloitte sugjeron se aftësitë që kërkon më shumë tregu i punës janë specialistë të AI, të bigtech, machine learning, sigurisë kibernetike etj.

Nga ana tjetër, studimet tregojnë se 66% e punëmarrësve thonë se të rinjtë që punësojnë nuk janë të përgatitur dhe nuk zotërojnë aftësitë e reja. “Jetëgjatësia mesatare e një profesional skills në IT, nga 5 vite është shkurtuar në 2 vite dhe mendohet që do të ndryshohet çdo 2 muaj”, theksoi Abazi.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e burimeve njerëzore shtruan si sfidë mësimin e soft skills te studentët e dalë nga auditori, të aftësive të komunikimit dhe të kulturës së punës në grup. Kërkesat e tyre për universitetin kishin të bënin me përditësimin më të shpeshtë të kurrikulave, në përshtatje me ndryshimet teknologjike dhe për t’i sjellë direkt në auditor, zhvillimin e praktikave që në vitin e tretë bachelor. Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me UET, disa prej tyre pranuan kërkesën e dekanes për të sjellë në auditor përvojat dhe eksperiencat e tyre përmes leksioneve të hapura apo moduleve të studimit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

ECONOMICUS 24-1/ Qëndrueshmëria dhe praktikat e gjelbra në biznesin shqiptar, kërkime dhe modele suksesi
19 Shtator, 2025

You may also like

HHA_8434
ECONOMICUS 24-1/ Qëndrueshmëria dhe praktikat e gjelbra në biznesin shqiptar, kërkime dhe modele suksesi
15 Shtator, 2025
HHA_0179
UET Talent 2025, jepen 11 bursa për maturantët dhe studentët më të talentuar në fushën e arteve
10 Shtator, 2025
dssh junior 2025 poster
UET fton studentët dhe kërkuesit e rinj në konferencën shkencore DSSH Junior 2025
25 Gusht, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë