PhD Ilva Isa
Ilva Isa është Lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës (UET) dhe mban titullin Doktore Shkencash në fushën e Auditimit, si dhe titullin profesional të Audituesit Ligjor. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Financë dhe Kontabilitet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa studimet Master Shkencor në Auditim dhe Kontabilitet të Avancuar.
Ka kryer shkollën doktorale në Universitetin “Carlo Cattaneo” në Milano dhe në Universitetin “St. Kliment Ohridski” në Sofje, Bullgari. Aktualisht, po ndjek Masterin Ekzekutiv në Menaxhim të të Dhënave (Executive Master in Data Management) në Bologna Business School.
Me një formim të gjerë akademik në ekonomi dhe ekspertizë të konsoliduar në analizën e sistemeve të kontrollit financiar, Ilva Isa është angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore që lidhen me auditimin, transparencën financiare dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale.
Fokusi i saj akademik përfshin zhvillimin e praktikave bashkëkohore të auditimit dhe rolin e tyre në përmirësimin e integritetit financiar dhe qeverisjes së mire.
Përtej angazhimit të saj në mësimdhënie, ajo ka marrë pjesë në një sërë projektesh kërkimore dhe konferencash akademike, duke kontribuar në forcimin e llogaridhënies financiare dhe profesionalizmit në fushën e ekonomisë. Si pjesë e stafit akademik në UET, Dr. Isa mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të dijes shkencore dhe përgatitjes së gjeneratave të reja të ekonomistëve, me një fokus të veçantë në etikën profesionale dhe zhvillimin e kompetencave analitike në auditim.
Orcid 0000-0002-0237-1767
Publikimet shkencore: (kliko këtu)

