Bashkia e Tiranës prezanton në UET katër projektet e reja për mundësi të shumta punësimi
Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zhvilloi një takim të hapur lidhur me rrugët e mundshme të integrimit të studentëve në tregun shqiptar të punës. Në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (TEYC 2022) dhe në zbatim të programit Activ8, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka hapur thirrjet për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë. Ky event ka fokus zhvillimin e një bashkëbisedimi të hapur lidhur me rrugët e mundshme të integrimit të studentëve në Tregun Shqiptar të Punës, projektet e reja për rininë në kuadër të TEYC 2022 dhe Programet e Internshipit. Tirana është qyteti i 14-të që fiton çmimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022, duke triumfuar kundrejt 4 qyteteve të tjera finaliste si; Baia Mare (Rumani), Kazan (Rusi), Poznań (Poloni) dhe Varaždin (Kroaci).
Në takim u prezantuan projektet e reja për rininë në kuadër të Tiranës si Qyteti i Rinisë Europiane dhe Programet e Intershipit në fusha si: Zhvillimi Urban; Zhvillim Ekonomik Lokal; Zhvillim Komuniteti; Shkenca Kompjuterike; Menaxhim Burimesh Njerëzore; Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim; Marketing; Art, Kulturë&Turizëm; Psikologji& Punë Sociale; Të Drejtat e Njeriut/ Të Drejtat e Grave etj.
Të ftuarit në event ishin : Z. Ergys Gezka,- Projekt Manaxher, Tirana EYC 2022, Kongresi Rinor Kombëtar
Znj. Milena Sauku – Drejtore e Përgjithshme e Marredhenieve me Publikun, Bashkia Tiranë
Znj. Joniada Hito – Përgjegjëse e Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Bashkia Tiranë
Znj. Marsida Thartori – Koordinatore e Projekteve të Internshipit, Bashkia Tiranë
Secili prej të ftuarve prezantoi mundësitë rreth intershipeve apo programeve të vullnetarizmit që studentët mund të përfitojnë në Bashkinë e Tiranës. Projektet e shumta që ofrohen janë një opsion ose zgjidhje shumë e mirë për studentët pasi ata mund të përfitojnë mundësi për të eksploruar më tej shtrirjen e karrierës, krijimin e mundësive të reja, mbështet larmishmërinë dhe përfshirjen, fitojnë njohuri praktike, përvojë e vlefshme e lidhur me karrierën, nxit identitetin evropian, mundësi për të fituar kredite akademike, rritje vetëbesimi, inkurajon pjesëmarrjen aktive, promovon vullnetarizmin, rrit investimet në rininë, përforcon zërin në Evropë, lidhen me të rinjtë europian etj.
Këtë vit Tirana është qendra e gjithë aktiviteteve rinore dhe merr një vizibilitet të jashtëzakonshëm, çka do të thotë shumë projekte, shumë aktivitete, një promovim i jashtëzakonshem i Tiranës dhe Shqipërisë, dhe shumë mundësi për të rinjtë për t’u organizuar dhe lidhur me gjithë rrjetet rinore europiane. Inkurajimi i rinisë për pjesëmarrje dhe mbajtja e titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ka kontribuar në rritjen e angazhimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes përmes strukturave të ndryshme duke lidhur kështu më mirë të rinjtë me autoritetet lokale.