COST – Bashkëpunimi Europian në Shkencë dhe Teknologji
COST është struktura më e gjatë europiane që mbështet bashkëpunimin ndër-kombëtar midis kërkuesve, inxhinierëve dhe studiuesve në të gjithë Evropën. Është një mjet unik për ta që së bashku të zhvillojnë idetë e tyre dhe iniciativat e reja në të gjitha fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke përfshirë shkencat shoqërore dhe shkencat humane, përmes rrjetëzimit pan-evropian të aktiviteteve kërkimore të financuara nga fondet kombëtare. COST ka për qëllim që të mundësojë zhvillime të shpejta shkencore që çojnë në koncepte dhe produkte të reja. Në këtë mënyrë kontribuon në forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe novatore të Evropës.
Organi qeverisës i COST-it, Komiteti i Zyrtarëve të Lartë (OSHC), ka pranuar njëzëri kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në COSTt. Vendi ynë tani është anëtari i 37 i COST-it.
OSHC-ja mori vendimin në mbledhjen e vet të 203-të në Reykjavik, Islandë, më 25-26 Prill 2018. Shqipëria përmbush të gjitha kërkesat për t’u bërë një anëtar i plotë i COST-it. Institucionet shqiptare kanë marrë pjesë në të paktën dy programe të njëpasnjëshme të BE-së dhe në të paktën 5% të veprimeve të COST-it.
Komuniteti shqiptar i kërkimit aktualisht është duke marrë pjesë në rreth 10% të veprimeve të drejtuara nga COST. Kërkuesit e UET kanë qënë gjithnjë pjesë aktive e skemës dhe aktualisht janë të për fshirë në 7 veprime të COST, duke kontribuar kështu në përfaqësimin kombëtar të Shqipërisë në program.