Universiteti Europian i Tiranës me anë të një ceremonie i ka akorduar “Çmimin e Mirënjohjes” World Vision Albania me motivacionin për bashkëpunimin disa vjeçar dhe për kontibutin në zhvilimin profesional tek të rinjtë, duke sjellë ndryshime thelbësore në jetët e tyre.

Universiteti Europian i Tiranës është një prej universiteteve prej të cilëve ka krijuar partneritete dhe marrëdhënie me institucione dhe organizata të shumta të cilat kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm në jetën akademike të universitetit por jo vetëm. UET i kushton një rëndësi të madhe ndërmarrëjes së kauzave sociale të cilat luajnë një rol tepër të rëndësishëm në shoqëri. Një prej këtyre organizatave me të cilat UET ka krijuar partneritet disavjecarë është edhe World Vision Albania, ku e nderon me cmimin e mirënjohjes me motivacionin për bashkëpunimin por edhe për kontibutin në zhvilimin profesional tek të rinjtë, duke sjellë ndryshime thelbësore në jetët e tyre.

World Vision njihet si një bashkësi mobilizuese dhe ndërlidhëse me institucione dhe organizata për cështje që prekin jetën e fëmijëve dhe të rinjëvë kryesisht. Qëllimi kryesor i kësaj organizate ka qenë mbështetja e familjeve, informimi dhe vetëdijësimi për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që janë të cënuar. World Vision është lider në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe komuniteteve ku punon. Mbrojtja e fëmijëve është fokusi i tyre kryesor. Qindra fëmijë e të rinj vulnerabël marrin njohuri profesionale që i ndihmon jovetëm që të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre por edhe të angazhohen për të por edhe për të krijuar biznese sociale, në mënyrë që të zhvillojnë kushtet ekonomikosociale pranë komunitetit ku ata jetojnë. Misioni i punës së tyre është drejtësi sociale, mbrojtje, gjithpërfshirje dhe mundësi zhvillimi ekonomik për fëmijët dhe të rinjtë më vunerabël, në shkollë, familje dhe komunitet.

Ky vlersim vjen në vigjilje të 15 vjetorit të Universiteti Europian i Tiranës, i cili do të nderoj 20 partnerë që ka patur më shumë bashkëpunim, ku 10 prej tyre janë organizata apo institucione ndërkombëtare dhe lokale si dhe 10 koroporata që operojnë në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve UET ka bashkëpunuar me shumë aktorë shoqëror, organizata të shoqërisë civile, sipërmarrje, individ, personazhe, personalitete, institucione publike apo ndërkombëtare. Ajo se çfarë shquhet, është se ato partneritet të cilat na kanë shkuar puna mbarë janë një pasuri e resume të Universitetit Europian të Tiranës dhe nga kjo përvojë e një organizate mjaft riputacionale me shumë përvojë në shumë fronte publike shqiptare siç është World Vision na ka sjellë tepër përfitime reciproke. UET që në fillim është ndërtuar si pasojë e një modeli, e cila si qëllim ka patur të impaktojmë në shoqëri jo vetëm nëpërmjet diplomave, jo vetëm nëpermjet studimeve apo kurseve por edhe nëpërmjet një bashkëveprimi të gjithanshëm me aktorët lokal, ndërkombëtar, koorporatat fitimprurëse, dhe koorporatat e biznesit për të dhënë një model të ri universitar në Shqipëri. Ky model synon të jetë aty ku janë problemet, aty ku janë njerëzit, aty ku janë aktorët shoqërorë dhe mbi të gjitha synon të evidentojë jo vetëm partnerët më të rëndësishëm të UET por edhe ata qe e kanë ndikuar shoqërinë shqiptare në shumë plane, tregon administratori i UET, Henri Çili.

Ndërkohë rektorja e UET, Prof. Dr. Nevila Nika shpreh mirënjohjen ndaj kësaj organizate duke theksuar se: “Është emocion të shikosh këto pamje, kontributi juaj është i padisukutusehsem dhe fjala juaj vjet në ceremoninë e diplomimt ka qenë brilante. Jeni një shembull i jashtëzakonshëm në këto vite kaq të trazuara në shumë aspekte, sidomos për sa i takon të ardhmes së këtij vendi që janë fëmijët dhe të rinjtë. Nismat tuaja është dicka që frymëzon këdo. Të gjithë kemi mundësi të bëjmë nga pak dhe shumatoria e të gjithave do të ishte një mrekulli nëse do të bëhej. Kur kthejmë kokën nga ana tjetër për të mos parë varfërine apo problematika që kanë shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare kuptohet që bëjmë mëkat. Ju falenderojmë për atë që bëni për universitetin tone, një vatër edukimi për ti bërë këta të rinj të kuptojne që Shqipëria është shtëpia e tyrë. Dikush ka thënë “shtëpi o shtëpi, mu dukë edhe varri si ty”. Edhe pse varri është gjëja më e shëmtuar, po të jetë si shtëpia është e bukur.World Vision ka dëshmuar në këto 20 vite se ka ndihmuar në të dyja anët kufirit. Më vjen mire t’ju jap këtë çmim për gjithë mirënjohjën tonë ndaj kontributit që keni dhënë”.

Gjatë fjalës së saj Drejtoresha Ekzekutive e World Vision Albania Eljona Boce Elmazi duke shprehur mirënjohjen e saj të bashkëpunimit shumë të frytshëm midis Universitetit Europian te Tiranës dhe World Vision Albania theksoi se, “Kur u ulëm të lidhnim partneritetin me Universitetin Europian të Tiranës, nuk e dinim çfarë na priste. Nuk e dinim që do të na dilte më mirë se siç e kishim menduar. Nuk e dinim që do ishte një bashkepunim kaq i frytshëm në të mirë të të rinjve të Shqipërisë, sidomos të atyre që kanë tepër nevojë për vëmendje. Për ata që kanë më tepër nevojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *