Thirrje për Aplikime për Bursë Master Profesional në Audit për Punonjësit e Administratës Publike në Universitetin Europian të Tiranës, UET

UET është partner në projektin Erasmus+ “Menaxhimi Financiar, Kontabilitet dhe Kontrolli – Zhvillimi i Kurrikulave për Ngritjen e Kapaciteteve të Administratës Publike” (FINAC), i financuar nga Bashkimi Europian, Programi Erasmus+. Fokusi kryesor i këtij projekti është të japi një kontribut për të rritur cilësinë e buxhetimit, menaxhimit të parasë, menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi. Objektivat specifike të këtij projekti janë: (i) të hartojë dhe zhvillojë tre programe të reja masteri në Serbi dhe dy programe të reja masteri në Shqipëri në fushat e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi; (ii) të ofrojë trajnime në Qendrat Universitare/Institute për punonjësit e Administratës Publike në Serbi e Shqipëri; (iii) Modernizimi i njërit prej programeve master në fushën e Menaxhimit Financiar Publik në Serbi.

Në këtë kuadër të projektit FINAC Erasmus+, Univesiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar një master të ri: Masteri Profesional në Audit, i licensuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 684, datë 12 tetor 2018. Si rrjedhojë, UET ka hapur thirrje për aplikim për bursa për punonjësit e administratës publike për MASTER PROFESIONAL NE AUDIT 2018-2019, mbështetur nga projekti Erasmus+ FINAC dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Universiteti Europian i Tiranës ofron bursë të plotë me tarifë 0 për masterin professional 1 vjecar, i cili do të përfshijë 60 ECTS. Këto kushte vlejnë për studentët që rregjistrohen dhe diplomohen brenda vitit akademik 2018-2019. Të gjitha detajet e mëtejshme specifikohen në kontratë.

Dokumentat që duhet të paraqisni për regjistrim në Master Profesional janë si më poshtë:

  • • Kopje e noterizuar e Diplomës së Gjimnazit së bashku me listën të notave .
  • • Diplomën e huaj të ekuivalentuar nga MASH.
  • • Kopje e noterizuar e Diplomës së Ciklit të parë së bashku me listën të notave.
  • • Diplomën e huaj të ekuivalentuar nga MASH.
  • • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identitetit/pasaportë).
  • • Dy Foto
  • • Certifikatë Familjar
  • • Vërtetim Pune

Për të aplikuar kontaktoni: Adela Danaj [email protected]; Tel: +355 682016616

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *