Si të aplikojmë

Si të Aplikojmë

APLIKIMET DHE PRANIMET

 

Cilat janë dokumentet e kërkuara për pranim në ciklin Bachelor?
Fototkopje e noterizuar e diplomës origjinale dhe e listës së notave, Diplomë e huaj e ekuivalentuar nga QSHA/Dublikatë të deftesës së cikluar nga MAS,
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës,
Certefikatë familjare ose personale,
Dokumenti i pagesës

Cilat janë dokumentat e kërkuara për pranim në ciklin Master?
Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë dhe e listës së notave, Diplomë e huaj e ekuivalentuar nga QSHA/Dublikatë të deftesës së cikluar nga MAS
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
Certefikatë familjare ose personale
Dokumenti i pagesës
Deftesa e shkollës së mesme e noterizuar
2 fotografi
Provimi i gjuhës së huaj ( Për Masterin Shkencor )

Si mund të transferohem në UET?
UET, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike. Transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së Ministrisë së Arsimit, brenda afateve të përcaktuara. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet nga Komisioni i Njohjes së Fakultetit.

Dokumentacioni i kërkuar është:
Fototkopje e noterizuar e diplomës origjinale dhe e listës së notave, Diplomë e huaj e ekuivalentuar nga QSHA/Dublikatë të deftesës së cikluar nga MAS,
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës,
Certefikatë familjare ose personale,
Dokumenti i pagesës
Vërtetim notash
Çrregjistrim
Program mësimor

 Ciklet e studimit dhe kohëzgjatja e tyre

– Diploma Profesionale – 2 vite akademike

– Cikli i studimeve Bachelor – 3 vite akademike

– Master i Shkencave – 2 vite akademike (120 kredite)

– Master Profesional – 1 dhe 2 vite akademike (60 dhe 120 kredite)

– Master Ekzekutiv – 1 vit akademik (60 kredite)

– Specializime Afatgjata – 3 vite akademike (180 kredite)

– Doktoratura – 3 vite akademike

 

Reduktime mbi tarifat
Edhe pse UET ofron bursa të shumta studimi, UET aplikon gjithashtu zbritje deri në 25% të tarifës referencë, në varësi të notës mesatare të maturës dhe të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit, gjithashtu ofron edhe mundësinë e pagesës me këste.