Në kuadrin e Programit 500+ Fakulteti i Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ditën e djeshme me përfaqësuesit e kompanisë KURUM. Kjo marrëveshje është fokusuar më së shumti në mundësinë që do u jepet sutdentëve të UET, pikërsiht atyre që studiojnë pranë Fakultetit të Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës për mundësi intershipi dhe punësimi në këtë kompani. KURUM është një nga kompanitë më të mëdha në vend përsa i përket sektorit të inxhienerisë industriale, fushë që Universiteti Europian i Tiranës e ka përfshiën në programet e vetë për të dyja ciklet e studimet Bachelor dhe master gjatë ristrukturimit dhe zgjerimit në vitin 2018.

Përfaqësuesit e Kurum u shpreshën se, bashkëpunimi më anë të kasaj marrëveshje është tashmë më i fuqishëm dhe mendohet që të konjukturohet në ekonomi dhe në Universitetin Europian të Tiranës. Kemi kërkuar shpeshherë bashkëpunime të ndryshme sidomos në universitete në veçanti Universiteti Europian i Tiranës që është ndër ekselentët. Kërkimi shkencor dhe analiza që i ka munguar, me këtë marrëveshje vendosim një gurë të mirë themeli për të parë të gjitha zhvillimet ekonomike qoftë në Shqipëri por dhe në trevat tona kombëtare. Mendoj dhe besoj që do jetë një fillim i mbarë shumë herë më shumë se më parë.

Programi 500+ në UET synon të thellojë dhe të materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës, duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.

Kur bëhet fjalë për arsimin e lartë dhe partneritetet me korporatat, nuk është thjesht një gjë e bukur ta kesh, por është kritike për misionin që universitetet të mbijetojnë në tregun e arsimit të lartë. Tregu i punës po zhvillohet kaq shpejt dhe institucionet kanë nevojë për një rrjedhë të qëndrueshme të informacionit nga punëdhënësit për atë që ata duan dhe kanë nevojë nga fuqia e tyre e punës, kështu që kurrikula dhe mësimdhënia mund të pasqyrojnë ato nevoja.

Çelësi i gjithë këtij suksesi për universitetet është “partneriteti”. Të dyja palët, institucionet dhe punëdhënësit, janë në kërkim të kthimit të investimeve dhe këto qasja reale mbi partneritetin midis Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe korporatave do t’i ndihmojnë të dyja këto organizma të krijojnë marrëdhënie me ndikim me përfitime të ndërsjellta.

Programi 500+ në UET synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës, duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi 5-vjeçar, që ka si qëllim, thellimin dhe materializimin e kooperimit me biznesin në vend. Gjithashtu ky kooperim synon vlerësimin e performancave të programeve të studimit në UET, si dhe të bashkëpunimit me këto kompani, duke i pasur ato prioritare për të integruar studentët tanë, në internshipe dhe deri në punësimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *