KLUBET STUDENTORE

Në Universitetin Europian të Tiranës janë krijuar edhe funksionojnë disa klube studentore. Qëllimi i këtyre klubeve është që të pasurojë jetën sociale, artistike si edhe kulturore të studentëve si dhe të ofrojë mundësi për zbatimin në praktikë të njohurive edhe shpalosjen e talenteve të tyre.

Çdo klub studentor është i organizuar në mënyrë të tillë ku përveç anëtarëve, janë edhe drejtuesit e çdo grupi si edhe mentori i cili është anëtar i stafit akademik.

Konkretisht klubet që funksionojnë në UET janë:

Klubi i Drejtësisë “John Locke”

Qëllimi i këtij klubi janë hulumtimet, analizat, komentimi në ligje, rregullore, legjislacionin e propozuar, situatat konfrontuese ligjore, e çështje të tjera juridike. Ky klub ka si qëllim edhe pjesë të punës së tij promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta, grupeve të punës, seminareve, dhe konferencave në nivel kombëtar dhe lokal si dhe vizita pranë institucioneve më të rëndësishme që lidhen me fushën juridike si: Gjykata e Krimeve të Rënda, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë etj.

Mentor i Klubit: Anton Lulgjuraj & Brikena Mile

Klubi i Sportit

Ky klub i kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve të ndryshme sportive të cilat pasurojnë jetën e studentëve në UET. Në këtë klub janë të përfshirë të gjithë studentët të cilët janë të dhënë pas: Yoga, futbollit, volejbollit si dhe basketbollit. Organizimi i seancave periodike të Yoga-s si edhe minikampionateve të vogla është fokus i këtij klubi.

Mentor i Klubit: Silva Tema

Klubi i Ekonomisë ”Adam Smith”

Qëllimet kryesore të këtij klubi janë vënia në praktikë e njohurive të fituara gjatë studimeve në Fakultetin Ekonomik, pjesëmarrja në seminare e trajnime nga profesorë e biznesmenë të suksesshëm në treg. Synimi nuk është thjesht fitimi, por njohja dhe afrimi me operatorët kryesorë të tregut të punës. Pas çdo aktiviteti fitimprurës, krijohet një fond i veçantë, i cili përdoret për qëllime bamirësie.

Mentor i Klubit: Krisdela Kacani & Grisilda Miftari

Klubi i Artit “Vangjush Mio” & Uet Band

Studentë të apasionuar pas fotografisë, pikturës si edhe shkrimeve në gazetë, janë mbledhur në klubin e artit. Ata flasin të gjithë me gjuhën e artit dhe kanë në fokus organizimin e aktiviteteve si: ekspozita pikture në UET, organizimi i pikturave murale si kontribut i klubit në funksion të komunitetit.

Mentor i Klubit: Kostantinos Giakoumis & Kristi Bello

Klubi i Humaniteteve “Kadare”

Ky klub nga vetë emri, përbëhet nga studentë të apasionuar pas librit. Diskutimet kritike mbi libra të ndryshëm si edhe rritja e interesit ndaj botimeve sa të vjetra në kohë por edhe të fundit janë fokus i këtij klubi. Librat që propozohen brenda klubit nuk janë vetëm libra akademik por edhe letrarë.

Mentor i Klubit: Genciana Egro (Abazi)

Klubi i Filozofisë “Russell”

Ky është klubi i filozofëve të Universitetit Europian të Tiranës. Disa nga aktivitetet që ata propozojnë për të nxitur më shumë diskutimet me natyrë filozofike janë: bashkë leximet të tekseve apo shkrimeve nga filozofë të njohur, diskutime të organizuara në grupe mbi teza të caktuara të filozofëve apo edhe dokumentarë të ndryshëm që nxisin mendimin filozofik.

Mentor i Klubit: Klementin Mile

Klubi i Psikologjisë” Freud”

Klubi i Psikologjisë është një Klub studentor që mbledh rreth tij jo vetëm studentët e psikologjisë, por edhe studentë të tjerë që kanë interes ndaj psikologjisë. Klubi ka si qëllim kryesor rritjen e profesionalizmit por edhe të promovimit të psikologjisë si shkencë dhe profesion në Univerisitet edhe më gjërë. Disa nga aktivitetet e klubit janë: takime të hapura me të ftuar të ndryshëm në fushën e psikologjisë, kryerja e vizitave të ndryshme në insituticione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qëndra rehabilitimi, shkolla, kopshte etj si dhe zhvillimi i terapive të grupit edhe role play.

Mentor i Klubit: Odeta Cacaj

Klubi i Sociologjisë “Marx”

Është frymëzuar nga përcaktimi i shkencës së sociologjisë si një “shkencë gjeneralizuese që merret me modernitetin”. Studentët pjesmarrës zhvillojnë biseda për probleme, tendencat, çështje të ndryshme dhe institucionet sociale. Zbulojnë vendin e tyre në shoqëri dhe afërsitë e tyre me tendencat shoqërore apo zhvillimet sociale dhe kulturore.

Mentor i Klubit: Klajdi Logu

 

Klubi i IT “Steve Jobs”

Është një risi e këtij viti në UET e cila bashkon kryesisht studentët e IT, por edhe ata studentë që kanë interesa në programin e softëare-ve, ndërtimin e faqeve të internetit dhe zhvillimet në rrjetet sociale dhe aplikacionet mobile. Dega e IT është një degë relativisht e re në tregun shqipëtar dhe është një fushë përherë në zhvillim ku bazohet në idetë dhe aplikacionet novatore në mbarë botën. Organizimi i klubit ka për qëllim informimin e studentëve mbi zhvillimet më të reja të teknologjisë dhe praktikave të softeve. Ndërthurja e praktiva mësimore dhe zhvillimeve në grupet e klubit do të përfundohet me praktikat në terren për një formësim më të përmbushur të njohurive.

Mentor i Klubit: Silvana Qose

 

Klubi i Arkitekturës “Le Corbusier”

Vjen si risi këtë vit në klubet studentore të UET duke mirëpritur të gjithë studentët e arkitekturës, informatikës dhe inxhinierive të shprehin idetë mbi këti fusha shkencore dhe pasurimin e njohurive të tyre me realizimin e konferencave, vizitave në terren mbi objekte të ndryshme kulturore dhe vrojtimeve shkencore.

Mentor i Klubit: Enkeleida Prifti

 

Klubi i Mjekësisë “Hipokrati” i përmbahet tërësisht emrit të tij. Ky klub ka për qëllim zgjerimin e njohurive dhe praktikave mbi zhvillimet e shkencës në fushën e mjeksisë.

Mentor i Klubit: Marsida Duli

 

Klubi i Komunikimit “Mc Luhan”

Është një risi e këtij viti në UET e cila bashkon kryesisht studentët e komunikimit, por edhe ata studentë që kanë interesatë ngjashme, për mënyrat e komunikimit etj.

Mentor i Klubit: Erisela Marko

 

Klubi liberal “Pashko”

Është krijuar në nder të Gramoz Pashkos , në bashkëpunim me Institutin që mban të njëjtin emër të cilët funksionojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë dhe ndjekin të njëjtën filozofi, filozofinë liberale.

Mentor i Klubit: Ervis Iljazaj