Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, rrëfeu rrugëtimin e tij se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent.

I ftuari i radhës në Forumet UET ishte i veçantë jo vetëm për faktin se vinte nga bota e muzikës, por se ai është një nga legjendat e gjalla të muzikës shqiptare.

Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, kryesisht atyre të muzikës, profesor Eno rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent i orkestrës muzikore të Radio Televizonit Shqiptar në atë kohë.

Profesor Eno në shënjë simbolike i dhuroi departamentit të arteve të aplikaura në Universitetitn Europian të Tiranës librat e tij studimorë dhe ngë një kopje të Kolanës Muzikore Shqiptare e përbërë nga 7 CD.

Duke treguar për rrugëtimin e tij artistik muzikologu Eno Koço ndalet tek librat e tij studimor në fushën e muzikës. Ai ndalet më së shumti tek kontributi që Fan Noli i ka dhën muzikës shqiptare duke u treguar studentëve edhe disa nga pjesë të incizuara të saj.

Gjithashtu Dirigjenti dhe muzikanti i njohur Eno Koço prezantoi para studentëve të muzikës në UET kolanën muzikore “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që ai ka realizuar ndër vite, por tashme të regjistruar në mënyrë që mund të dëgjohet nga të gjithë. CD e paraqitura shënojnë fillesat e muzikës klasike para Luftës së Dytë Botërore deri në fund të shekullit të njëzet. Një kopje të kasaj kolane dirigjenti i njohur ja dhuroi fonotekës së Universitetit Europian të Tiranës.

“Puna për këtë CD muzikore nuk matet me numrin e kompozitorëve, sepse janë dhe instrumentistët, vokalistët, sopranot. Janë shumë njerëz që janë të përfshirë në këtë CD. CD e parë i takon periudhës së para Luftës së Dytë Botërore, që unë i them krijuesve ne kemi muzikë klasike shqiptare, prandaj dhe kjo kolanë quhet “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që nuk rekomandohej shumë në ato kohë të luhej, përshembull Martin Gjoka ka qenë prift. Ai bëri simfoni në dy kohë “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”, kështu quhet vepra e tij, por unë kam vajtur në Arkivin e Shtetit ta marr sepse nuk ishte e rekomandueshme shumë. Fan Noli njihej ishte më i sigurt, dhe tjetri ka qenë Thoma Nasi, që ka qenë shumë interesant. Ka ardhur me bandën e tij që më 1920 dhe ai ka qenë në luftën e Vlorës në front. Pasi mbaroi lufta në Vlorë ata erdhën dhe u vendosën në Korçë që më 1924-’25, ku u largua më pas gjatë 1925. Pra kjo periudhë është fillimet e muzikës klasike në CD e parë. Pastaj bëra një tjetër disk, meqë ishte dhe rasti i nënës sime, ku unë i kisha në kaseta të vogla materialet, por e bëra në CD këtë krijimtari dhe me cilësi shumë të mirë. Kur mbaroi kjo periudhë parapërgatitore mendova, pse nuk bëj një CD me muzikën tonë orkestrale dhe mora suitat e Çesk Zadesë, Tish Daisë, Tonin Harapit, Gjon Simonit. Më pas mendova po instrumentistët tanë, për të arritur më pas tek vokalistët tanë që kisha shumë incizime me këngëtarët, dhe janë rreth 12 këngëtarë. Më pas vjen periudha e kompozitorëve kosovarë që kishim në atë kohë, në 1979, ’80 dhje ’81 sapo kishte filluar bashkëpunimi ato vite dhe më pas u ndërpre. Vijon me një CD që u bë para disa vitesh, një inçizim shumë i mirë i muzikës së filmit “Skënderbeu”, që para 70 vitesh është bërë në Rusi me orkestrën e radios në Moskë. Erdhi këtu partitura dhe ka dalë një regjistrim shumë i mirë. Së fundi është dhe CD për lirikun e famshwm shqiptar Gaqo Çakon”.

Një familje artistësh

Eno Koço u lind në Tiranë, në gjirin e një familjeje me tradita muzikore, në vitin 1943. Është nipi i atdhetarit të Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes së shquar Tefta Tashko. Korçari Eno Koço me prejardhje nga Boboshtica, është legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. I ati ishte bariton, ndërsa e ëma soprano lirike, Artiste e Popullit. Në moshën 7 vjeçare nisi të studiojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *