Administratori i UET

ADMINISTRATORI I UET

 

Prof. Asoc. Dr Arbi Agalliu pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomiks ka kyer Master në Studimet Ekonomike Europiane në “Bamberg University Gjermani” si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Arbi Agalliu është Doktor i Shkencave Ekonomike si dhe mban titulli Profesor i Asociuar në Ekonomi. Ai ka një përvojë mbi 10 vite në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë pune disavjeçare në ndërmjetësit financiarë në Shqipëri si banka dhe kompani sigurimi në çështje që lidhen me kontrollin e brendshëm (auditimin), produktet dhe shërbimet financiare, kapitalin human, etj. Ka mbajtur pozicion Drejtuesit të Shkollës Doktorale UET, Përgjegjes i Departamentit të Financës dhe Ekonomiksit UET, Zv. Rektor UET, etj. Gjithashtu ka punuar si Senior Internal Audit pranë Emporiki Bank (2008 – 2011); INSIG SHA (2004 – 2009);  Top Channel (2003), pedagog i jashtë pranë Universitetit të Tiranës – Fakulteti Ekonomik – Departamenti Ekonomiks; Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, Fakulteti Ekonomik – Departamenti Financës; Universitetit Ismali Qemali Vlorë – Fakulteti Ekonomik – Departamenit Financës, Abraham Lincoln Foreing Language Center. Ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe kurse të ndryshme specializimi mbi administrimin dhe menaxhimin e kapitalit human në biznese pranë Universitetit të Graz-it Austri; mbi kontrollin e brendshëm në sistemin bankar dhe kapitalit human në vende si Greqi, Leysin- Zvicër, Glasgow Angli, etj. Ka që pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme akademike në universitete ndërkombëtare në Itali, Sllovaki, Rumani, Finland, Spanjë etj. Organizator dhe pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme shkencore lidhur me “Sistemin bankar“, “Kapitalin human“, “Kompanitë e sigurimeve“, etj.

Aktualisht Arbi Agalliu është pedagog i lëndëve Tregjet Financiare, Menaxhim Financiar, Kontabilitet Financiar, Kontabiliteti i Kosto dhe Drejtimit pranë Universitetit Europian të Tiranës.