UET mbledh Bordet e Tregut të Punës, 121 anëtarë për 11 departamente
[:en]Universiteti 2030
Në kuadrin e këshillimit dhe orientimi të karrierës profesionale për studentët, Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi forumin e përvitshëm me 121 anëtarët e Bordet e Tregut të Punës të cilët janë pjesë e 11 departamenteve.
Bordi i Tregut të Punës është një tjetër strukturë që funksionon prej vitesh në UET dhe përbëhet nga ish-studentë, të cilët tashmë janë të pozicionuar suksesshëm në tregun e punës. Ky bord shërben për krijimin e një rrjeti dhe rritjen e mundësive të punësimit të studentëve të UET. Tashmë në afron e 15 vite Universiteti Europian i Tiranës suksesin e dëshmon jo vetëm me certifikimet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë, por edhe falë suksesit të studentëve të tij që janë pozicionuar tashmë në tregun e punës. Mbi 12,000 studentë të diplomuar, janë “ambasadorë” të markës së UET dhe synimi i këtij universiteti është që nëpërmjet mbledhjes së Bordit të Tregut të Punës, i cili përbëhet nga disa prej studentëve më të dalluar ndër vite për ekselencën, iniciativën dhe suksesin në tregun e punës, të forcojë një nga asetet e tij më të forta, rrjetizimin.
President i UET Selami Xhepa duke falenderuar të gjithe anëtarët e Bordit të Tregut të Punës në UET për kontributin që ka me eksperiencat e tyre profesionale për përmisimin dhe afrimin e këtij universiteti me tregun e punës. “Është kënaqësi e madhe që jam sot pranë jush sërisht këtë vit dhe dua tju them me kënaqësi qe këtë vit të ri akademik 2019-2020 Universiteti ynë shfaqet universiteti i parë privat duke i rezistuar shumë universitetve të reja. Prioriteti ynë është cilësia dhe garantimi i specialistëve të ri për tregun e punës. Një element i rëndësishëm është edhe analiza e gjërë që ne do i bëjmë tregut të punës”.
Prof. Asic. Dr. Selami Xhepa shprehet entuziast për dekadën e re që po vjen dhe duhet përmendur patjetër puna kolosale që po bën UET për të garantuar cilësi. Gjithashtu thotë se ky vit akademik do të kë ketë metoda të reja të cilat mbartin një rëndësi të madhe për të gjithë ata që i besuan Universitetit Europian të Tiranës.
“Do të ndërtojmë disa metoda të reja për ti shërbyer studimit dhe këtij treg pune qe ka nevojë për të rinj. Në aktivitetet e ardhshme ne do përpiqemi fort të prezantojmë gjëra dhe gjetje interesante që mund të na shërbejnë ne për punën tonë”-shprehet ai duke e mbyllur fjalimin e tij duke falenderuar të ftuarit në sallë.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Kryetari i Bordit të Administrimit në UET theksoi rëndësinë e këtij forumi tashmë të përvitshëm gjithashtu që të 11 Bordet e Tregut të Punës të cilat i përkasin 11 departamenetve të UET.
“Sfida jonë e fundit ishte të gjenim dhe siguronim vendin tonë dhe ia arritëm. Për ne çdo kush është i dobishëm dhe ne i mirpresim të gjithë. Jemi përpara dekadës së re dhe vërtet na intereson të reflektojmë se si do të jetë universiteti në këtë dekadë prandaj kemi vënë titullin Universiteti 2030. Universiteti ka formësuar një trup prej 121 anëtarë të bordit të tregut të punës. Risia e Universitetit tonë është ruajtja e lidhjeve me ish-studentët tanë. Jemi në vitin e 15 akademik dhe gjithmonë kemi dashur të bashkpunojmë me ata që kanë mbaruar një cikël studimi në UET dhe kanë dhënë një kontribut të madh tek ne. Sapo kemi nxjerë të diolomuarit e parë në mjeksi dhe kemi akoma pritshmëri më të larta në vijim.
[:sq]Universiteti 2030
Në kuadrin e këshillimit dhe orientimi të karrierës profesionale për studentët, Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi forumin e përvitshëm me 121 anëtarët e Bordet e Tregut të Punës të cilët janë pjesë e 11 departamenteve.
Bordi i Tregut të Punës është një tjetër strukturë që funksionon prej vitesh në UET dhe përbëhet nga ish-studentë, të cilët tashmë janë të pozicionuar suksesshëm në tregun e punës. Ky bord shërben për krijimin e një rrjeti dhe rritjen e mundësive të punësimit të studentëve të UET. Tashmë në afron e 15 vite Universiteti Europian i Tiranës suksesin e dëshmon jo vetëm me certifikimet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë, por edhe falë suksesit të studentëve të tij që janë pozicionuar tashmë në tregun e punës. Mbi 12,000 studentë të diplomuar, janë “ambasadorë” të markës së UET dhe synimi i këtij universiteti është që nëpërmjet mbledhjes së Bordit të Tregut të Punës, i cili përbëhet nga disa prej studentëve më të dalluar ndër vite për ekselencën, iniciativën dhe suksesin në tregun e punës, të forcojë një nga asetet e tij më të forta, rrjetizimin.
President i UET Selami Xhepa duke falenderuar të gjithe anëtarët e Bordit të Tregut të Punës në UET për kontributin që ka me eksperiencat e tyre profesionale për përmisimin dhe afrimin e këtij universiteti me tregun e punës. “Është kënaqësi e madhe që jam sot pranë jush sërisht këtë vit dhe dua tju them me kënaqësi qe këtë vit të ri akademik 2019-2020 Universiteti ynë shfaqet universiteti i parë privat duke i rezistuar shumë universitetve të reja. Prioriteti ynë është cilësia dhe garantimi i specialistëve të ri për tregun e punës. Një element i rëndësishëm është edhe analiza e gjërë që ne do i bëjmë tregut të punës”.
Prof. Asic. Dr. Selami Xhepa shprehet entuziast për dekadën e re që po vjen dhe duhet përmendur patjetër puna kolosale që po bën UET për të garantuar cilësi. Gjithashtu thotë se ky vit akademik do të kë ketë metoda të reja të cilat mbartin një rëndësi të madhe për të gjithë ata që i besuan Universitetit Europian të Tiranës.
“Do të ndërtojmë disa metoda të reja për ti shërbyer studimit dhe këtij treg pune qe ka nevojë për të rinj. Në aktivitetet e ardhshme ne do përpiqemi fort të prezantojmë gjëra dhe gjetje interesante që mund të na shërbejnë ne për punën tonë”-shprehet ai duke e mbyllur fjalimin e tij duke falenderuar të ftuarit në sallë.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Kryetari i Bordit të Administrimit në UET theksoi rëndësinë e këtij forumi tashmë të përvitshëm gjithashtu që të 11 Bordet e Tregut të Punës të cilat i përkasin 11 departamenetve të UET.
“Sfida jonë e fundit ishte të gjenim dhe siguronim vendin tonë dhe ia arritëm. Për ne çdo kush është i dobishëm dhe ne i mirpresim të gjithë. Jemi përpara dekadës së re dhe vërtet na intereson të reflektojmë se si do të jetë universiteti në këtë dekadë prandaj kemi vënë titullin Universiteti 2030. Universiteti ka formësuar një trup prej 121 anëtarë të bordit të tregut të punës. Risia e Universitetit tonë është ruajtja e lidhjeve me ish-studentët tanë. Jemi në vitin e 15 akademik dhe gjithmonë kemi dashur të bashkpunojmë me ata që kanë mbaruar një cikël studimi në UET dhe kanë dhënë një kontribut të madh tek ne. Sapo kemi nxjerë të diolomuarit e parë në mjeksi dhe kemi akoma pritshmëri më të larta në vijim.”
[:]