UET Innovation Hub
Nga ideja te startup-i
UET Innovation Hub është inkubatori universitar i Universitetit Europian të Tiranës, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e ideve inovative dhe sipërmarrjen e bazuar në dije. Hub-i lidh studentët, akademinë, ekspertët dhe industrinë përmes trajnimit, mentorimit, zhvillimit të produkteve, validimit në treg dhe krijimit të mundësive për komercializim.
UET Innovation Hub in Numbers
Tre fushat prioritare
Media & Digital Content
Podcaste, storytelling, media digjitale dhe kanale edukative.
Ekonomia Digjitale & Teknologjia
AI, Big Data, aplikacione teknologjike dhe IT.
Ekonomia e Gjelbër & Sipërmarrja Sociale
Zgjidhje me ndikim mjedisor dhe zhvillim të qëndrueshëm.
UET Innovation Hub është një strukturë e dedikuar për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes universitare. Ai synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes arsimit akademik, ekspertizës profesionale dhe nevojave të tregut, duke i orientuar idetë premtuese drejt zhvillimit të modeleve të biznesit, prototipeve/MVP-ve dhe startup-eve të qëndrueshme.
Përmes një programi të strukturuar inkubimi dhe mentorimi, pjesëmarrësit marrin mbështetje në fusha si business model, marketing dhe kërkim tregu, financë, komunikim, media entrepreneurship, pronësi intelektuale, validim tregu, pitch dhe akses në mundësi financimi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Objektivat
Të identifikojë dhe zhvillojë ide inovative me potencial për t’u kthyer në startup-e.
Të fuqizojë aftësitë sipërmarrëse, digjitale dhe të komunikimit të ekipeve të përzgjedhura.
Të mbështesë zhvillimin e prototipeve/MVP-ve dhe validimin e tyre në treg.
Të krijojë lidhje mes studentëve, mentorëve, ekspertëve, industrisë dhe aktorëve të ekosistemit të inovacionit.
Të mbështesë formalizimin dhe komercializimin e startup-eve më premtuese.
Fazat e Programit
Ngritja e strukturës & Media Lab
Formalizimi i ekipit, ngritja dhe pajisja e Media Lab, komunikimi i programit dhe organizimi i takimit hyrës.
Para-inkubimi & mentorimi
Strukturimi i modeleve të biznesit, trajnimet praktike dhe sesionet e mentorimit individual dhe në grup.
Inkubimi & zhvillimi i MVP-së
Zhvillimi i prototipeve/MVP-ve, produksionet në Media Lab, validimi në treg dhe këshillimi ligjor/financiar.
UET Innovation Day / Media Demo Day
Prezantimi i prototipeve përpara jurisë, ekspertëve dhe aktorëve të ekosistemit; ndarja e granteve/çmimeve sipas projektit.
Komercializimi & hyrja në treg
Formalizimi i startup-eve fituese, orientimi për financim dhe përgatitja për aplikime kombëtare e ndërkombëtare.
Kalendar orientues
| Periudha | Fokus kryesor |
|---|---|
| Gusht | Struktura, Media Lab, dukshmëria |
| Shtator | Kick-off, para-inkubim, mentorim |
| Tetor | Inkubim, MVP, Media Lab, validim |
| Nëntor | Innovation Day / Demo Day, mbështetje ligjore-financiare |
| Dhjetor | Formalizim, hyrje në treg, raportim |
Mentors
ACTIVITIES & NEWS
UET INNOVATION HUB – Nga ideja në implementim, startup milestones!
U zhvillua me datë 10 Shtator 2026, Kick Off Meeting i projektit “UET INNOVATION HUB: Nga ideja në implementim, startup milestones”, një hapësirë orientuese për studentët dhe të rinjtë që kanë ide inovative në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe kërkojnë mbështetje për t’i shndërruar ato në prototipe reale biznesi.
Takimi mblodhi 61 pjesëmarrës, mes tyre studentë, staf akademik, përfaqësues të bizneseve dhe organizatave rinore, ekipin e projektit, si dhe përfaqësues të Startup Albania. Gjatë aktivitetit u prezantua projekti, objektivat kryesore të tij dhe mundësitë që ai synon të krijojë për të rinjtë e interesuar në inovacion dhe sipërmarrje.
Kick-off Meeting krijoi gjithashtu një hapësirë komunikimi dhe shkëmbimi idesh mes pjesëmarrësve, duke nxitur interesin për përfshirje në aktivitetet e ardhshme të projektit. UET Innovation Hub synon të shërbejë si një mjedis bashkëpunimi dhe zhvillimi, ku të rinjtë mund të sjellin idetë e tyre, të marrin mbështetje dhe të lidhen me aktorë të ndryshëm të ekosistemit të sipërmarrjes.
Me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, UET vijon të krijojë hapësira ku idetë e reja marrin formë dhe kthehen në iniciativa me potencial real.
Një ide është vetëm fillimi…
#UET #UETinnovationHub #StartupAlbania #Inovacion #Sipërmarrje GreenTransition DigitalTransition PërBrezatQëVijnë
Galeria e Fotove
Universiteti Europian i Tiranës
1 / 7

Startups
Na kontaktoni
Për pyetje mbi UET Innovation Hub, programin, aktivitetet, mentorimin ose mundësitë e bashkëpunimit, na shkruani direct ose na vizitoni.
Ky projekt zbatohet nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me mbështetjen financiare të Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

