UET, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike. Transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së UET, përpara fillimit të vitit akademik, brenda afateve të përcaktuara nga ministria. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet në dy faza: shqyrtimi paraprak dhe shqyrtimi përfundimtar.
Dokumentacioni i kërkuar për transferimin e studimeve per vitin 2021-2022:
- Kërkesa Drejtuar IAL-së Për programin e studimit, ne te cilin do te transferojë studimet (ose formulary i aplikimit sipas Shtojcës Nr. 6).
- Planin e plotë të programit përfshire edhe syllabuset përkatëse.
- Listë notash i cili do te sherbeje per ekuivalentimin e notave te lendeve te programit te studimit te ndjekur.
- Studentet qe transferojnë studimet e tyre nga institucioni i huaj arsimit te larte, planin e plote te programit te studimit , syllabuset dhe listen e notave dhe krediteve te fituara per cdo lende dhe detyrim te shlyer , duhet ti dorëzojnë te perkthyera ne gjuhen shqipe dhe te njësuara me origjinalin.
- Fotokopje e noterizuar e defteses se pjekurisë të shkollës së mesme (per transferime ne BA dhe MSH)
- Fotokopje e noterizuar e Bachelorit (plus lista e notave) per transferime ne MSH
- Fotokopje te dokumentit te identifikimit
- Kopje te mandate pageses
- Dy fotografi personale
- Certifikata personale (jo familjare)
-
Vërtetim Çregjistrimi nga IAL-ja nga ku transferohet, I cili përmban:
Emrin
Atësinë
Mbiemri
Datëlindjen
Vendlindjen
Shtetësinë
Nr e Matrikullimit qe ka pasur në IAL-në Përcjellese
ID e matures shtetërore/ Nr e regjistrit te vecante
Numrin personal të identiteti
Datën e regjistrimit ne programin e studimit te ofruar nga IAL-ja
Emertimi I programit te studimit
Ciklin dhe forma e studimit
Data e nderprerjes se studimeve
Apliko për transferimin e studimeve në UET