Thirrje për punësim – Pedagog në FAKULTETIN E EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
Pedagogë në FAKULTETIN E EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
I. DETYRAT DHE PËGJEGJËSITË E PEDAGOGUT
1. Mësimdhënie në të dy ciklet e studimit Bachelor dhe Master
2. Këshillim I studentëve
3. Angazhimi në veprimtari kërkimore- shkencore
4. Mbështetje për institucionin etj.
II. KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM
1.Aplikantët duhet të kenë gradë shkencore Dr. ose titullin akademik Prof.Dr./Prof.Asoc.Dr.
2. Të jetë I aftë të garantojë cilësinë, efikasistetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’I përgjigjet me fleksibilitet nevojave të univeristetit;
3.Të ketë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë.
III. DOKUMENTET E KËRKUARA
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë të lutur të dorëzojnë aplikimin, në një dokument të vetëm PDF, ku të përfshihen dokumentat si më poshtë:
1. CV e hollësishme e kandidatit (të listohet edukimi, pozicionet, ekperiencat pedagogjike, eksperiencat administrative, pjesëmarrja në projekre dhe eksperienca koordinimi dhe kualifikime të tjera)
2. Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët ku mund të angazhohen.
3. Diploma të ciklit të parë dhe të dytë, shoqëruar me kopjen e listës së notave, përkatëse (notë mesatare mbi 9-të).
4. Kopje të dëshmisë së gradës shkencore/ titujve akademikë
5. 2 letra reference
6. Dëshmi të gjuhëve të huaja
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e e-mailit [email protected].al deri më 15 Shtator 2023.