• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Studentët e UET rrëmbejnë çmimin e parë dhe të tretë në konkursin Gender Datathon, organizuar nga UN Women dhe INSTAT

  • Date 8 Tetor, 2024

Dy skuadrat e studentëve të Universitetit Europian të Tiranës janë shpallur fitues të konkursit “Maratona e të Dhënave në Shqipëri”, mbajtur në Tiranë gjatë datave 2-4 tetor. I organizuar nga Un Women dhe INSTAT, kompeticioni ka si qëllim përdorimin e të dhënave për ndërgjegjësimin në lidhje me pabarazitë gjinore në vend.

“Making every woman and girl count”. Në kuadër të këtij projekti rajonal të UN Women, është zhvilluar për herë të parë në Shqipëri konkursi Gender Datathon (Maratona e të Dhënave në Shqipëri). Fituesit e mëdhenj të këtij kompeticioni dolën studentët e Universitetit Europian të Tiranës, të cilët zunë vendin e parë dhe të tretë.

Juria, anëtarët e së cilës ishin nga vende të ndryshme të botës, shpalli fitues të vendit të parë projektin “Stereotypes on Women Drivers” punuar nga skuadra “Fuqizimi”, me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET:  Helena Dardha, Mirfat Saraçini, Kleidi Ҫurana, Migena Këri dhe Daniel Hudhra.

Ndërsa “Skuadra UET” me projektin “Women in STEM” u rendit në vendin e tretë. Në përbërje të kësaj skuadre ishin tre studentë nga FIIA: Keris Babliku, Alkida Lera, Ani Drazhi; dhe dy studente nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit: Erjona Deva dhe Elisa Bardhi.

Dekania e FIIA, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, e cila ishte edhe pjesë e jurisë, thotë se vendimi për fituesit e vendit të parë ishte unanim, pasi studentët treguan përkushtim dhe bënë një paraqitje dinjitoze të projektit të tyre që kishte në qendër të dhënat për steriotipet që ekzistojnë në Shqipëri kundrejt grave në timon.

Ky konkurs i UN Women, në partneritet me Institutin e Statistikave në Shqipëri (INSTAT) dhe me financimin e qeverisë suedeze, kaloi në disa faza. Në muajin mars 2024 u bë lançimi i tij, duke ftuar për aplikime studiues, studentë, anëtarë të organizatave të të drejtave të grave dhe të shoqërisë civile, gazetarë, analistë të të dhënave dhe avokatë gjinorë. Deri në fund të muajit maj u bë përzgjedhja e aplikantëve, të cilët më pas zhvilluan në muajin qershor fazën parapërgatitore përmes webinare-ve.

Konkursi u zhvillua në Tiranë gjatë datave 2-4 tetor. Shtatë skuadrat konkurruese paraqitën projektet e tyre që trajtonin çështje, si: Stereotipet gjinore në STEM dhe media; braktisja e shkollës nga vajzat; dhuna ndaj grave përmes teknologjisë, etj.

Fituesit e tre vendeve të para do të vijojnë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor punën për të finalizuar projektet e tyre në produkte statistikore, që do të ndihmojnë për të ndërgjegjësuar më tej shoqërinë mbi steriotipet dhe pabarazitë mes gjinive. Ky është edhe qëllimi i Gender Datathon, që të analizojë dhe të përdorë në mënyrë efektive të dhënat gjinore si një mjet për ndryshime pozitive sociale, duke përforcuar zërat që avokojnë për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Pa të dhëna gjinore, pabarazia bëhet e padukshme.

Për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës kjo është një tjetër arritje që vjen me fillimin e vitit të ri akademik, ndërsa dekania Xhindi thotë se kanë shumë projekte interesante për të ardhmen.

Gjatë muajit prill, studentët e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë në UET morën pjesë në Hackathonin IdentiTek, organizuar nga kompania IdentiTek Albania. Gara zgjati tre ditë dhe studentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ideuan dhe propozuan një zgjidhje inovative për përmirësimin e shërbimeve elektronike të integruara me AI. Në fund të konkursit, skuadra e UET me studentët: Elfat Memaj, Migena Këri, Antigona Lozhi, Flavio Skoti, Kleidi Çurana, u shpall fituese e vendit të parë, duke siguruar internship pranë kompanisë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Botimi i ri i UET Press/ “Kushtetua” e Arben Imamit, retrospektivë historike e analitike e një prej hartuesve të saj
8 Tetor, 2024

Next post

Edicioni i gjashtë i DSSH Junior/ UET nderon me Çmimin e Presidentit 5 kërkuesit e rinj shkencor
10 Tetor, 2024

You may also like

HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 Qershor, 2025
HHA_9105
Çmimi i Karrierës 2025 shkon për Besmir Semanajn, eksperti i IT: Fitues janë të gjithë studentët e diplomuar në UET
20 Qershor, 2025
4R1A0334
Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore
13 Qershor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET