• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Raundi i parë i regjistrimeve, risitë që sjell UET për maturantët

  • Date 31 Gusht, 2019

Raundi i parë i regjistrimeve, risitë që sjell UET për maturantët

5000 përzgjedhje për degët e UET, pothuaj dy herë më shumë se kuotat

Viti akademik 2019-2020 shënon numrin më të lartë të interesimeve dhe para-regjistrimeve në historinë gati 15 vjeçare të UET si një institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, kjo edhe si rrjedhojë e “zgjerimit” të tij në pesë fakultete dhe shndërrimit në një universitet polivalent

Dilemat e maturantëve janë të shumta, cila është zgjedhja e duhur për të adhmen e tyre, cili universitet përputhet me kërkesat dhe ambiciet që ata kanë, po dega e cila ofron një siguri në të ardhmen e paqëndrueshme të tregut të punës cila është, cilat janë ato programe, që të përgatisin me seriozitet në profesion, duhet të ndjekin pasionin apo trendet e punësimit, e kështu me rradhë…

Datat 2-15 shtator janë datat, në të cilat të gjithë maturantë,t që kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues në universitetet përkatëse, mund të regjistrohen për të qenë pjesë e tyre në varësi të preferencës personale. Interesimi për të qenë pjesë e UET ka qenë mjaft i lartë ende pa prekur datën 2 shtator. Në thelb janë disa faktorë kyç, të cilët bëjnë që maturantët ta shohin me përparësi UET si universitetin, ku dilemat e tyre gjejnë zgjidhje, të tillë si: rrjetëzimi dhe hapësira për krijimin e kontakteve të reja, ndërkombëtarizimi i universitetit, larmishmëria e degëve që ofrohen etj.

Tashmë një universitet me një eksperiencë thuajse 15-vjeçare, i cili këtë vit të ri akademik shënon vitin e dytë nga “zgjerimi” i ofertës akademike  me 5 Fakultete. UET ka kaluar me sukses sfidat, që paraqet çdo “fillim” i ri, falë themeleve të shëndosha mbi të cilat është ndërtuar, edhe të gjitha risitë e tij kanë zgjuar edhe më tepër kureshtjen e maturantëve në lidhje me mundësitë që ofron.

“UET këtë vit akademik vjen më format të ri në këtë vit akademik, pasi me dy fakultetet e shtuara janë shtuar edhe programet dhe profilet e studimit. Vjet, për shkak të momentit në të cilin u licencuan Fakultetet e reja, aplikimet për to filluan në raundin e dytë, ndërkohë që për vitin e ri akademik 2019-2020 ne kemi mundësinë të shohim si universiteti po strukturohet. Ajo çfarë kuptojmë, është që jo vetëm degët, të cilat në një farë mënyre i kanë dhënë bazat UET gjatë dekadës së parë, siç janë për shembull menaxhimi apo financa, që vazhdojnë të jenë në trendin e tyre më të mirë të viteve, por edhe degë të reja si edukimi fizik dhe sporte, arte pamore, teknologjia e informacionit, inxhinieria informatike, arkitektura, infermieria apo fizioterapia kanë krijuar tashmë disa klasa në UET”, shprehet zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët, Prof. Dr. Ermira Qosja.

Të gjithë mund të bëhen pjesë e UET

Një student në UET mund të gjejë plot 55 programe studimi, 125 profile dhe 750 lëndë në ciklin Bachelor si dhe Master, diploma të integruara, si dhe 5 Diploma Profesionale dy-vjeçare. Të gjitha këto në kuadër të zhvillimit krah për krah me ndryshimet e kohës. Shtuar kësaj faktin se Universitetit Europian i Tiranës, është i njohur për cilësinë që ofron, falë stafit akademik shumë të përgatitur, kurrikulave të përzgjedhura me kujdes, infrastrukturës dhe jetës së “gjallë” studentore dhe mundësive, që ofron për integrim të suksesshëm në tregun e punës.
Në këtë vit të dytë të UET “polivalent” një vëmendje të veçantë kanë marrë pikërisht diplomat profesionale, të cilat i japin rëndësi dijes praktike duke shënuar një numër të lartë interesimesh në  Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm, Aplikime Informatike, Dizajn dhe Modë.

Ky riformatim i UET nga një universitet “niche” në një universitet polivalent ka rezultuar në një sukeses, ku regjistrimet paraprake për programet e studimit në UET në të pesta Fakultetet, por edhe zgjedhjet e maturantëve në portalin e maturës shtetërore janë dukshëm më të larta, se në vitet e mëparshme dhe përtej pritshmërive, që ishin në fillim të procesit të rekrutimit. Maturantët ekselentë kanë qenë veçanërisht të tërhequr nga risitë e UET “polivalent”

“Ajo që e ka diferencuar dhe që ka krijuar një risi të këtij viti është rrjetizimi, me anë të gjimnaz tours apo 5 shkollave sezonale të UET, që na dha rezultatin e para regjistrimeve. Risia e dytë është numri i bursave të ekselencës, që shënohet deri më tani në fazën e para-regjistrimeve. Janë mbi 200 bursa dhe gjysëm bursa ekselence deri më tani. Ne kemi arritur të formësojmë pesë Fakultetet, me një numër studentësh që është shumë impresionues dhe ne sot mund të them që, përshembull Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike konkurron përkrah Fakulteteve që përbëjnë interesin më të lartë për maturantët si ai i Biznesit, Ekonomisë dhe Zhvillimit apo i Inxhinierisë, Infromatikës dhe Arkitekturës. Ndërkohë që edhe programe si Edukimi Fizik dhe Sportet, apo Artet Pamore, që janë risi të dy viteve të fundit, janë ndër degët me më shumë studentë dhe që kanë tejkaluar kuotën e parashikuar”, tregon Zv. Rektorja Qosja.

Në Universitetin Europian të Tiranës ekziston prej kohësh një sistem bursash i konsoliduar. Vetëm për këtë vit akademik studentët do të mund të përfitojnë nga një  numër i madh bursash plot 750 të tilla. Kategoritë e tyre janë të ndryshme, që nga bursat e Ekselencës, bursat e Talentit, bursat “Pashko”, “Kadare” etj, ku këto të fundit u dedikohen degëve të humaniteteve të hapuara, që prej vitit të kaluar në UET. Ata që dëshirojnë të vijojnë studimet e tyre në të tilla degë do të mund të përfitojnë bursë, bazuar në kriteret përkatëse. Qëllimi i kësaj politike është pikërisht integrimi dhe dhënia e mundësive për studim të gjithë individëve.

3 Raundet e Aplikimit në Universitet

Ashtu si vitet e kaluara, do të jenë tre raunde aplikimi. I pari, që zhvillohet në datat 2-15 shtator do të ketë 7 faza 48-orëshe, ku secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një ose disa programe studimi të përzgjedhura në formularin e aplikimit. Nëse korrespondon merita me dëshirën e tij duhet të paraqitet në fakultet për të bërë regjistrimin në fazën përkatëse.

Zhvendosja e vizës së kuqe do të bëhet shtatë herë duke shpallur fitues të rinj. Në degët ku nuk ka më kandidatë në pritje, lista rikthehet edhe njëherë nga fillimi. Ndryshe nga i pari, raundi i dytë, i cili do të zhvillohet më datat 19-21 shtator ndahet në 5 faza, ndërsa i treti në tre faza 48-orëshe.
“Për të gjithë, të cilët programin e studimit që kërkojnë nuk e fitojnë në raundin e parë, kanë mundësi në raundin e dytë, i cili është në 19-21 shtator. Por kujdes, të gjithë ata, duhet të kenë plotësuar formularin A1Z, i cili është hapur për herë të dytë në datat 21-23 gusht, ndërkohë që për një rihapje të re të A1Z pritet komunikimi nga drejtoritë arsimore dhe nga Ministria e Arsimit”, tregon Zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët, Prof. Dr. Ermira Qosja.

Në përfundim të garës, nëse ka ende kuota bosh, MAS ia lë dorë të lirë universiteteve të regjistrojnë studentë të rinj. Mjafton që ata të kenë aplikuar. Në këtë pikë duhet pasur kujdes. Kandidatët duhet të tregohen vigjilentë, duke aplikuar në degë që i dëshirojnë, por edhe meritojnë.

  • Share:
admin

Previous post

Përparim Fuga, 50 vitet e mësimdhënies
31 Gusht, 2019

Next post

Fituesit e humbësit e universitetit të madh dhe falas për të gjithë
2 Shtator, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET