• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Presidenti i ri i UET: Universitetet private, dialog me shoqërinë[:]

  • Date 3 Maj, 2019

[:en]

Presidenti i ri i UET: Universitetet private, dialog me shoqërinë

Presidenti i ri i UET, Selami Xhepa

Universiteti Europian i Tiranës ka prezantuar ditën e djeshme Bordin e ri të Besimit, i cili përbëhet nga pesë anëtarë, profesionistë dhe personalitete të spikatura në fushat përkatëse, të cilëve u përshtaten të pesta fakultetet e UET. Një prej anëtarëve të këtij Bordi është edhe Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, i cili njëkohësisht u prezantua zyrtarisht dje si Presidenti i ri i Universitetit Europian të Tiranës. Xhepa është një figurë e njohur dhe profesor i shkencës së ekonomisë dhe vjen në këtë pozicion të ri për të vijuar një traditë të shkëlqyer në funksionimin që i jep roli i Presidentit, si pjesë e imazhit dhe e komunikimit publik të universitetit me shoqërinë dhe aktorët e tjerë vendimmarrës. Ai është shprehur falënderues për besimin që i është dhënë për të mbajtur një pozicion kaq të rëndësishëm në universitet, si dhe ka vlerësuar të gjithë drejtuesit e mëparshëm të UET për punën e deritanishme, që e ka shndërruar këtë universitet në një nga institucionet më serioze dhe prestigjioze të arsimit të lartë në vend. Gjithashtu Prof. i Asoc. Dr. Selami Xhepa ka theksuar faktin që është i përkushtuar për të vijuar investimin në këtë aspekt.

“Ruajtja e emrit të Universitetit Europian të Tiranës, konsolidimi i reputacionit të universitetit, arritja e standardeve më të larta në kontekstin e realiteteve të reja, sigurisht që përbën një sfidë për të gjithë. Përbën edhe për postin dhe detyrën time, njëkohësisht edhe për të gjithë anëtarët e Bordit të Besimit një sfidë, të cilën ne të gjithë së bashku duhet ta ndajmë dhe ta zhvillojmë, për ta çuar më përpara emrin dhe reputacionin e universitetit. Unë mendoj që sfidën më të madhe bota e sotme universitare, edhe në kontekstin e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti, e kanë në radhë të parë me vetveten dhe me shoqërinë. Pra ballafaqimin më të rëndësishëm sot ne e kemi me shoqërinë. Pritshmëritë e shoqërisë shqiptare janë jashtëzakonisht më të larta në raport me atë se çfarë vetë sistemi universitar ofron. Në veçanti deficitet që janë krijuar janë edhe si pasojë e rrjedhojës së mungesës së reformave, të atyre proceseve reformuese, të cilat nisën, por fatkeqësisht nuk u përfunduan asnjëherë, madje disa prej këtyre proceseve edhe po prapësohen. Në këtë kuptim, rikrijimi apo rifitimi i besimit të publikut në përgjithësi nga sistemi universitar, mendoj që mbetet një sfidë jashtëzakonisht serioze. Një universitet privat si UET ka qenë një arenë e hapur për publikun dhe në fakt lidhja me komunitetin ka qenë pika më e fortë dhe e fuqishme e jona, jo vetëm në aspektin e aktiviteteve të përjavshme që ne bëjmë, por në të gjithë aktivitetin vjetor akademik prezenca e publikut këtu dhe e universitetit në publik, ka qenë ndoshta një nga elementet më interesante që i ka dhënë universitetit tonë atë kredibilitet, emër dhe reputacion që ai gëzon.

Problemi i dytë themelor që mendoj se kemi ne sot përsëri është nevoja për të rifilluar edhe një herë dialogun me qeverinë dhe në kontekstin e kësaj, me të gjithë aktorët shoqërorë, sepse, siç e thashë, unë besoj që është tronditur besimi i shoqërisë ndaj arsimit të lartë në përgjithësi dhe kjo shpjegon shumë nga fenomenet e sotme që po ndodhin. Duhet të rindërtojmë edhe një herë një proces të rëndësishëm dialogu me aktorët themelorë politikëbërës në mënyrë që axhendën e reformës në sistemin e edukimit të arsimit të lartë, ne ta risjellim në vëmendjen e shoqërisë dhe në këtë kuptim ne të qartësojmë më mirë rolet, objektivat, detyrimet që çdo aktor i shoqërisë ka në raport me sfidat e zhvillimit të ardhshëm. Mos të harrojmë që konteksti i zhvillimeve të sotme të ekonomisë globale nënkupton që zgjidhjet duhet të jenë jashtëzakonisht të shkurtra dhe në këtë kuptim jetëgjatësia e çdo lloj procesi është jashtëzakonisht e shkurtër dhe për pasojë, që të jesh fleksibël dhe t’u përgjigjesh dinamikave që shtron koha, fatmirësisht ky është një avantazh që vetëm universitetet private e kanë, por jo të gjithë e bëjnë atë. Unë besoj që është detyra jonë dhe e drejtuesve të rinj të universitetit që të realizohet ky mision. Të shfrytëzojmë këtë avantazh, fleksibilitetin që ne kemi, për t’iu përgjigjur në kohë sfidave që ka shoqëria dhe ekonomia.”

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]UET prezanton emrat: Bordi i ri i besimit, ja 5 ‘dekanët e nderit’[:]
3 Maj, 2019

Next post

[:en]Budini: Nga fqinjësia me Artet e Humanitetet, ja kush përfiton[:]
4 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET