Përvoja 15 vjeçare e UET, me komunikim futesh kudo
Komunikimi ka përparësinë të jetë një nga programet më tërheqëse dhe ende i paeksploruar apo mbipopulluar sikundër degë të tjera si ekonomiku apo juridiku. Ndër arsyet kryesore që po i tërheq njerëzit drejt Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në gjithë të botën, është gama e gjerë e punëve që njerëzit e diplomuar në këto drejtime mund të bëjnë.
Këtë vit akademik, Universiteti Europian i Tiranës vjen me një ofertë të zgjeruar, të një karakteri universal. Pjesë e ristrukturimit është bërë edhe Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, që përfshin një shumëllojshmëri degësh, që nga gama e plotë e Humaniteteve, tek artet.
Studenët në këtë fakultet kanë mundësinë të ndërveprojnë dhe jetojnë studimet e tyre falë programeve dhe profileve të shumta të studimit si dhe mundësive për të vënë dijet e tyre në praktikë. Duke qenë një ndër fakultetët më aktivë të UET. një numër i madh aktivitetesh zhvillohen përgjatë vitit, që nga leksionet e hapura me të ftuar personalitete të fushave të ndryshme tek organizime si Anuarët e Filozofisë që bën bashkë studiues dhe dashamirës të filozofisë, Kolonia e Artit që promovon talentin e të rinjve në artet pamore, ëorkshop-e dhe seminare të ndryshme, si New Media Trends që ka në fokus komunikimin, Ditët Letrare të Razmës për letërsinë etj.
Me zgjerimin e departamenteve dhe krijimin ose riorganizimin e fakulteteve të UET, është rritur edhe numri i degëve të studimit që ofrohen, por mbi të gjitha numri i profileve ose kombinimeve për çdo diplomë studimi, si në nivelin Bachelor dhe në ato të Masterit Profesional dhe Shkencor. Aty ku studentët zakonisht kanë pasur mundësinë të zgjedhin një lëndë, tani kanë mundësinë që të zgjedhin një grup-lëndësh, që nënkupton një profil të plotë studimi. Pra zgjedhja është bërë më e plotë dhe e orientuar drejt një profilizimi të studimeve, me më tepër dobishmëri dhe përfitim për studentët.
Edhe pse Departamenti I Shkencave Humane dhe Edukimit në tërësi ofron tanimë edhe degë të reja si Bachelor ashtu edhe Master në drejtime të tilla si Letërsia, Historia, Filozofia, Gjuhësia dhe Religjioni, Komunikimi dhe Marrëdhëniet Publike vijojnë të mbeten program bërthamë i departamentit. Studentët që e përzgjedhin kanë kuptuar përpara të tjerëve se industria e komunikimeve dhe marrëdhënieve publike është shndërruar ndër sektorët më dinamikë ndonjëherë kontroversial, por mjaft tërheqës. Këto profesione të vendosin në qendër të zhvillimeve dhe shpesh lidhen me pozicione të rëndësishme drejtimi, duke qenë se janë shumë pranë vendimmarrjes së lartë në organizata dhe institucione.
Studenët e këtij Departamenti kanë shansin të ndajnë me kolegët, jo vetëm disiplina studimi por pasione të tilla si muzika, filmi, piktura apo edhe letërsia, gjuhët, komunikimi dhe deri tek psikologjia e sportet, brenda të njëjtit fakultet. Nga fqinjësia me Artet dhe Humanitetet përfitojnë shumë edhe studentët e Komunikimit, të cilët tanimë kanë mundësi të kombinojnë studimet e tyre në këto drejtime, sipas dëshirës, duke zhvilluar aftësi ndërdisiplinare edhe në TV-Multimedia, Dizajn, apo Shkrim Krijues, përveçse në Gazetari dhe në Marrëdhënie Publike.
Komunikimi ka përparësinë të jetë një nga programet më tërheqëse dhe ende i paeksploruar apo mbipopulluar sikundër degë të tjera si ekonomiku apo juridiku. Ndër arsyet kryesore që po i tërheq njerëzit drejt Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në gjithë të botën, është gama e gjerë e punëve që njerëzit e diplomuar në këto drejtime mund të bëjnë.
Një gamë e tërë profesionesh lidhen pikërisht me një diplomë në komunikim edhe në Shqipëri, që nga ai më klasiku i gazetarit dhe profesionistit të mediave tradicionale në televizion, radio, shtyp dhe tani edhe në mediat e reja e portalet online, dhe deri tek pozicionet më të reja në industrinë e marrëdhënieve publike edhe në Shqipëri, si në Zyrat e Marrëdhënieve me Publikun dhe mediat apo komunitetin, edhe në administratën shtetërore dhe në pjesën më të madhe të kompanive private si në institucionet bankare, kompanitë telefonike dhe të telekomunikacioneve apo në sektorin e ri të marrëdhënieve publike digjitale.