[:en]Panairi i punës për juristët dhe liderët e së nesërmes[:]
[:en]
Panairi i punës për juristët dhe liderët e së nesërmes
Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka sjellë për studentët e tij “Ditën e Ligjit dhe Lidershipit” në UET, me një sërë aktivitetesh të tilla si Panairi i Punës, Bordi i Tregut të Punës, si dhe Forume me të ftuar, pedagogë dhe studentë.
Kjo e enjte ka sjellë në Universitetin Europian të Tiranës një sërë aktivitetesh të organizuara në “Ditën e Ligjit dhe Lidershipit”, nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Duke filluar nga Panairi i Punës, përgjatë të cilit studentët janë me ofertat për punësim dhe internship të mbi 40 studiove ligjore, zyrave të avokatisë, zyrave të konsulencës, si dhe bizneseve të ndryshme, për të vijuar me promovimin e UET&Partners Legal Studio, më pas me zhvillimin e një tryeze diskutimi me të ftuar, pedagogë dhe studentë, për të shkëmbyer më pas gjatë ditës ide dhe zhvilluar diskutime në takimin e Bordit të Tregut të Punës dhe për të përfunduar me zhvillimin e forumit “Edukimi juridik dhe tregu i punës”.
Një sërë risish kanë shoqëruar ristrukturimin e ofertës akademike të Universitetit Europian të Tiranës dhe Panairi i Punës është një prej tyre. Me një format të ri, ai shtrihet përgjatë pesë javëve duke iu përgjigjur në secilin organizim respektivisht secilit fakultetet. Kjo është një praktikë, e cila ka filluar këtë vit, ku çdo fakultet i UET zhvillon ditën e tij përgjatë “Open Weeks”.
“Dita e Ligjit dhe Lidershipit”, në UET, ishte tërësisht e fokusuar në fushat e studimit të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me aktivitete të shumta, duke krijuar një atmosferë dinamike që ka zgjatur përgjatë gjithë ditës.
Ashtu si në panairin e kaluar edhe këtë të enjte, studentët u prezantuan me mbi 40 kompani që operojnë në fushat përkatëse të fakultetit dhe u njohën me mundësitë që ato ofrojnë për punësim dhe internship. Përgjatë këtij aktiviteti ata kanë mundur të zhvillojnë intervistat paraprake, si dhe të bëjnë aplikimet e para për një pozicion pune në kompanitë që ata kanë konsideruar të përshtatshme për profilin dhe interesat e tyre. Këtë panair e kanë përshëndetur znj. Erinda Ballanca, Avokat i Popullit, si dhe edhe znj. Suzana Jahollari, Prefekte e Tiranës.
“Open Weeks krijon një lidhje mes universitetit dhe tregut të punës, duke krijuar një këndvështrim të ri mbi bashkëpunimin mes studentëve që në fazën e studimeve dhe mundësive në tregun e punës. Java e kaluar i takoi Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, ndërkohë që kjo javë i dedikohet ligjit dhe lidershipit. Përgjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, së pari me Panairin e Punës, më pas me workshops, seminare, në forume me tematika të ndryshme që konsistojnë në evidentimin e problematikave dhe mundësive të bashkëpunimit universitet, treg, administratë, institucione shtetërore”, është shprehur Prof. Asoc. Dr. Endira Bushati, në fjalën e saj gjatë hapjes së Panairit.
Është zhvilluar gjithashtu dhe një takim me Bordin e Tregut të Punës. Kjo strukturë funksionon prej vitesh në UET dhe në kuadër të zhvillimeve më të fundit, vjen e ristrukturuar, e përbërë nga ish-studentë të UET, të cilët tashmë janë të pozicionuar suksesshëm në tregun e punës. Ky bord shërben për krijimin e një rrjeti dhe rritjen e mundësive të punësimit të studentëve. Ndërkohë që dita ka vijuar me promovimin e UET&Partners Legal Studio, një bashkëpunim mes universitetit dhe pedagogëve të Departamentit Juridik, të cilët gjithashtu ushtrojnë dhe profesionin e avokatit dhe konsulentit në fushat civile, administrative, tregtare etj. Kjo studio gjithashtu do të ofrojë mundësi për studentët, që dijet teorike t’i vendosin në praktikë.
“Kjo iniciativë është nisur me idenë fillestare se meqenëse funksioni primar i institucionit tonë është i fokusuar në jetën akademike, ku ne kemi një “know how” të thelluar në fushën e jurisprudencës, menduam se kishte ardhur koha që të bënim edhe një hap më tej duke përdorur markën tonë të mirëformuar prej më shumë se një dekade, edhe në fushën e konsulencave, për diversifikim të mëtejshëm të shërbimeve të ofruara nga UET”, ka thënë gjatë promovimit, administratori i kësaj studioje, dr. Ardvin Kraja.
Dita ka vijuar me një tryezë diskutimi mes pedagogëve, studentëve dhe z. Arjan Dyrmishi, përfaqësues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbi temën: “Gjetja e ekuilibrit ndërmjet marrëdhënieve bilaterale dhe tendencat në marrëdhëniet euroatlantike”.
Dita është përmbyllur me një Forum, tematika e të cilit ishte “Edukimi juridik dhe tregu i punës”, ku të ftuar për një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë, ishin z. Toni Gogu, zv.ministër i Drejtësisë, znj. Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës Durrës, si dhe Lauresha Greza, Drejtoreshë e Politikave tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njëkohësisht konsultete në lidhje me politikat e Burimeve Njerëzore.
[:]